Të gëzohemi për pasunarët tanë!

redaktor

Letër e nënshkruar

Xhevdet Cora

 

Përshëndetje, “Dita”. Pasurimi i këtij që është i verbër dhe kryetar i asaj shoqate tregon se “ç’mundësi” të mëdha krijonte sistemi Berisha drejt prosperitetit e lumturisë. Ky me të meta fizike apo jo, shif sa mirë ia paska kaluar. Po kryetarët e tjerë? Ne kemi shume kryetarë Dita. Ka të tillë sindikata, kanë kryetarë partitë, e këta janë pa të meta fizike, kështu që prosperiteti dhe lumturia e tyre është edhe më e madhe.

Ne, mendoj Dita, duhet të gëzohemi për pasunarët tanë. Ata edhe në s’na japin gjë, të paktën s’na kërkojnë gjë. Ne duhet të ndikojmë që populli t’i dojë të pasurit, të ndihet i ngopur kur hanë ata, të dehemi kur pinë ata, të qeshim kur gëzojne ata. Populli nuk duhet të lejojë që ndonjë kryetar partie, shoqate apo gjykate të ngelet i varfër, pasi nuk ndihet mire në takime me homologë të vendeve të tjera. A nuk ishte i pasur Avdyl Frashëri, që prishi pasurinë për Mëmëdhenë? E ç‘do prishin këta nëse s’kanë? Nga Xhevdet Cora.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *