Të gjitha këto ishin atëherë, Mesila

redaktor

Dërguar me SMS

në numrin e redaksisë

 

Përshëndetje DITA! Para pak ditësh gazetari i TV Pukës shkoi me kamerën e tij në fshatin Sapaç, prej nga na erdhen me zë e figurë gjendja mjerane ku ishin katandisur ato pak familje nga skamllëku e në pamundësi për të ikur diku. Po çfarë thanë banorët e Sapaçit para kamerave? Ata thanë se jemi të papunë, jemi pa ujë të pijshëm, pa rrugë makine e pa drita, pa vëmendjen e asnjë qeverie. Braktisje totale e shtetit. Pse e kujtova këtë kronikë? Jo pa qëllim, madje i fyer nga menyra se si reagon deputetja e PD, Mesila Doda, për intervistën e dhënë pak ditë më parë nga Nexhmije Hoxha. Qenka irrituar Mesila për ato përgjigje që dha Nexhmija. Por ajo nuk mban përgjegjësi për atë mjerim e skamje që ka mbjellë qeveria Berisha gjithë këto vite në pushtet. Banorët e Sapaçit e pohuan se ka pas shkollë e qendër shëndetësore, ujë e drita, bile në punë shteti burrat, në miniera e gjeologji. Pra, moj Mesila, të gjitha këto ishin dikur! Kur hyri Partia jote në politikë, me dy gishtat lart duke mashtruar me “çekun e bardhë” e me planin katovician “bëjme sikur”, u shkatërrua gjithçka. Për 23 vjet moj Mesila, Ju si Parti nuk menduat dhe s’punuat për ta përmirësuar jetën e banorëve, por as të luftoni komunizmin si ideologji, por u bëtë qesharakë duke burgosur disa eksponentë të lartë të atij regjimi për kafet.

Pra moj Mesila, mos u irrito se ç’thotë Nexhmija, se demokracia ka ardhë për të gjithë, jo vetëm për PD-në. Në të vërtetë nuk je irrituar, por je hipokrite, se ndryshe irritimi duhet të vinte nga sekretari i Partisë që ishte në varkë me këtë që ty të paska irrituar, a thua se ka folur për herë të parë gjëra të tilla?! Ishit 8 vjet në pushtet me kryeministër ish-sekretarin e Partisë, dhe nuk i dënuat krimet e komunizmit, apo ligjin e lustracionit, që tani e kërkoni po në të vertete nuk e doni. Ju Mesila nuk e ndërtuat Shqipërinë, po e shkatërruat në të gjitha drejtimet. Pra jeni ju me Partinë tuaj që me Qeverisjen e mbrapshtë kontribuat në rritjen e nostalgjisë për atë sistem. Kjo është e vërteta. Respekte! Marku, Pukë.

Share This Article
5 Comments
  • Te lumt nuk thot kote a je i marr a je prej puket.Te pakten lopen a ke apo e ke dorzue.Kujto pak kangen e Frrokut qe i kendonte Pukes.Me qen se te pelqen Nexhmija futu ne kooperative.

  • Mesila apo mësalla si e ka kjo? Kjo rrotullohet brënda trekëndështit “hipokrite,cinike,gënjeshtare”!? Trekëndëshi Mesila,kaq është? Tung!

  • Mark-UK…I eshte pjell e sistemit kriminal te Qoftelargut Berisha.Keta kafsh jane ata qe mbajten ne kembe per 20 vjet nje kriminel si Sali Berisha.Keta jane koooppilat e atij rregjimi te huryer qe shkatruan gjithe kombin shqiptar.Mbylle ate hale o i neveritshmi Muu..-UK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *