Të gjitha rrugët me pagesë, projekti i qeverisë për akset kryesore nacionale

DITA Online

 

Strategjia për taksimin e rrugëve në Shqipëri parashikon bërjen e kalimit me pagesë thuajse në të gjitha akset kryesore të vendit.

Drafti i përgatitur nga kompania “Egnatia Odos” në vitin 2015, me kërkesë të qeverisë shqiptare, rekomandon vendosjen e tarifave përmes një procesi gradual me 4 faza.

Sipas tij, në fazën e parë propozohet të bëhen me tarifë-kalimi 4 rrugët kryesore të vendit. Ato janë autostrada Tiranë-Durrës, ajo Tiranë-Elbasan, rruga Milot-Morinë dhe rruga e Arbrit, pasi të jetë përfunduar. Këto 4 akse rekomandohen të bëhën me pagesë menjëherë.

Pas instalimit të pagesës në 4 segmentet e para, në një fazë të dytë propozohet të vendosen në sistem tarifimi dy rrugë të tjera; autostrada Levan-Vlorë dhe rruga Durrës-Fier, edhe këto dy akse të ndërtuara rishtazi.

Në fazën e tretë rekomandohet bërja me pagesë e rrugës Levan-Tepelenë, ndërsa në fund akset Elbasan-Kapshticë dhe Tiranë-Hani i Hotit.

Sipas dokumentit, tarifa e propozuar që duhet të paguajnë qytetarët varion nga 0.5 deri në 3.5 cent të euros, pra me një mesatare totale 2.5 cent të euros për çdo kilometër. Kjo do të thotë se në një rrugë me gjatësi 100 kilometra, pagesa për automjetet sipas konsulentit duhet te jetë mesatarisht 2.5 euro.

Ky është propozimi i konsulentit ndërkombëtar. Qeveria ka lajmëruar se, pas rrugës Milot-Morinë, tarifa e kalimit do të vendoset edhe në akse të tjera, por pa specifikuar se cilat do të jenë ato./TCH

a.s/dita

Share This Article
8 Comments
  • A tash doli tarifa per rruget automobilistike?!

    Pamvarsisht nga kjo,

    NUK JAM DAKORT TE PAGUHET KALIMI NE RRUGET PA QENE TE MIREMBAJTUNA SIMBAS NORMAVE,

    sepse nji rruge jashte norme asht nji kercnim rreziku jete ne incident te pashmangshem.

    Paret i don qeveria pa sigurue mallin.

    Ky quhet ABUZIM MBI JETEN E QYTETARVE, qofshin keto qytetar te zgjuet e me pozite apo shpellar.

    • Po cfare mirembajtje thua?
      Rruget nacionale nuk taksohen, pervecse ne taksat e pergjithshme te qeverise.
      Ku keni pare vend te botes te vihet tra ne rruget Nacionale.
      Apo per hir te patriotizmit, le te vjedhim Jug e Veri.
      Ky quhet bashkim kombetar

  • Shqiperia ben pjese ne €,qe kur keshtu ,nuk di gje fare.Sa Kohe la qe eshte hequr leku NGA qarkullimi.Degjova qe ca kosovare paguanin ne € dhe kusuri u kthehej ne lei,kjo eshte vjedhje per mua,se ATO kioska qe paguan taksen nuk Jane zyra te kembimit te € ne lei.Se mire ai qe hyn,po ai qe del ci do leket tona.Kjo duhet pare menjehere.

  • Tani le te blegerojne delet rilindjote! Po ju trajton si skllever kriepsikopati o te mjere e ju akoma i beni dua!

  • Kur t`i besh rruget me pagese!????Kur te ndertosh rruge vete me parate e tua beje me pagese.Ato qe kane qene ndertuar me parate e taxapaguesve do ti paguaje Kukesi.Beji hesapet me hanxhine!jo me Samir Manen,Kastrati Oil,Vilma Nushin,se keshtu e peson si ne Kukes.

  • E di njeri barcaleten me mbret, u rriste taksat dite pas

    dite derisa me ne fund populli ne te vetmen leter qe i

    dergoi mbreti, i kerkonte tu vinte edhe hamshoret

    qe ta pallonin fort.

  • E di njeri barcaleten me mbret, u rriste taksat dite pas

    dite derisa me ne fund populli ne te vetmen leter qe i

    dergoi mbreti, i kerkonte tu vinte edhe hamshoret

    qe ta pallonin fort..

  • O Edi Rama ,do ta pesosh keq ,ore debil ,mos e kruaj bythen me gjethe fiku .Bei te gjithe taifat per ato ato fare rugesh ,qe vetem ruge sjane ,atehere kur ti kesh ndertuar ti me leket e tua ,ose te Netes . Bej ndonje xhiro andej nga Vettingu o Rame??????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *