Të gjitha, veç ‘njeriut’!

redaktor

Ditë më parë, Ministria e Kulturës shpërndau një dyzinë librash për disa biblioteka të qyteteve të ndryshme në Shqipëri. Lajmi i mirë, por që nuk e fsheh dot trishtimin kur mendon se specia e lexuesit tek ne, veçanërisht ajo që rend sallave të bibliotekave (atje ku kanë mbetur pa u shndërruar në diç tjetër, sidozot në lloto-sporti, me lexues të çmendur skedinash), pothuajse është në kufijtë e zhdukjes. E kjo, ngjan me fabulën e atij skeçit të mesit të viteve `80, kur një drejtues biblioteke po i prezantonte një inspektori kulture ambjentet e reja, me rafte e hapësira të bollshme, ku e vetmja mungesë ishin…librat! E tani, situata është në një nivel më të avancuar absurditeti, pasi edhe librat janë, por mungon lexuesi, njeriu i dashuruar pas tyre, pas dijes e latimit fisnikëror duke nxënë. Më e trishtë akoma bëhet kjo fabul, kur në një plan më të gjerë, ne si vend i kemi të gjitha, çdo lloj malli e pasurie për të cilat popuj të tjerë janë përfshirë dhe në luftra të përgjakshme për t`i fituar. Ama të gjitha, veç ‘njeriut’!

Share This Article
1 Comment
  • Jo te trishtuar po super te trishtuar ndihemi ne qenfrimin qe mbahet ndaj kultures per perdorimin dhe mirembajtien deri tregtimin e librit. Fatkeqesisht po shikojme siperfaqe te tera TROTUARESH te zna me lbra qe trgetohen ne toke, ke keq se te jene PLEHERA; se dhe plehut i behet sistemim mirembajtes per te mos humbur cilesite e tij.
    Nuk kalohet rrugeve te Tiranes nga se ne trotuaret e rugeve sheh pos lypcareve me shume libra shites me librat ne toke. Shembulli me flagrant eshte ajo shitie e tyre mbi UREN E Lanes, sa hyn ne te ashtuquajturin “BLLOK”sa netere bulevardet qendrore te tiranes.. keq me vjen qe disa libra shitesve te kujdesshem nuk ju jepet e drejta te hapni Kioska te posacme komode per tregtimin e librit..Sa di nje person i tille i kukdesshem don te vendosi nje te tille ne krah te Ures tabakeve dhe nuk lejohet, teksa kjo behet ne ruge direkt librat ne toke..
    Organet kopetente Bashkite se pari mendoj ta shikojne kete problem qe na diskretiton, deri para vizitoreve te botes,pos te tjerave.
    Pasqyre e qyteterimit eshte kujdesi per LIBRIN.-mos e harroni zoterinj “kopetente”!
    Pershendes disa libra shites te kujdesshem;Si ai para hyries ne PARLAMENT”qe eshte per t’u falenderuar me mirembajtien dhe tregtimin e librit.(Nje PERMETAR -vertet PERMETAR).

    ZYRTARE pergjegjes per kete pune VIRINI GISHTIN KOKES !

    Dashamiresi D.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *