Të gjitha vlerat janë në dyshim!

Dita

Çdo gjë e ligë,
këtu ka ndodhur,
pisllëku-njerëz,
sa na ka lodhur!

Një çerek shekull,
në vendin tim,
të gjitha vlerat,
janë në dyshim!

Me Skënderbeun,
nis maskarada,
dhe hiç të ndalur,
nuk ka fushata!

Tani po bindem,
se qe shërbim:
“Në Socializmi,
qe legjitim?!”

Qe një shërbim,
i porositur,
temë e Fatosit,
kaq mëndjendritur!

E nxori rendin,
anti-ligjor,
që vendi im,
mos ketë dëshmorë!

Rendi që sollën,
s’qe legjitim,
kjo është logjika,
në at’ studim!

Nxjerr përfundim,
dhe një idiot,
luftën që bëmë,
e bëmë kot!

Dhe partizanët,
më kot luftuan,
më mirë ata,
që tradhëtuan!

Më mirë ata,
që tradhëtuan,
dhe me armikun,
fort bashkëpunuan!

Ballistë-zogistë,
që bashkëpunuan,
nga herr Nishani,
u dekoruan!

Dhe mbret-kusari,
me shumë talent,
për tradhtinë,
ka monument!

Gjithë diversantët,
që hidhte nata,
i mbushi Bujua,
me dekorata!

Vinin dhe bënin,
këtu terror,
po herr Nishani,
i shpall dëshmorë!

E shpall dëshmor,
llumin e haleve,
se erdhi vrau,
Cucën e Maleve!

Ky rend fashist,
u fërkon kokën,
se erdhën vranë,
Ndrec Ndue Gjokën!

Sot e gjithë Bota,
kundër terrorit,
k’tu dekorohen,
nga horr i horrit!

Po shkoi për lesh,
ajo farë trimi,
kokrrën e plumbit,
nga sigurimi!

Po sigurimi,
anatemohet,
Hamit Matjani,
prapë dekorohet!

Shihni Nishanin,
o shokë ç’ka bërë,
gjithë historinë,
na ka pëgërë!

Po si e lanë,
këtë zuzar,
pa dekoruar,
s’la tradhëtar?!

Dhe nga ky turp,
i vendit tim,
të gjitha vlerat,
janë në dyshim!

Sot nuk e di,
ky vend arbnor,
kush është tradhtar,
kush është dëshmor?!

Tani na mbytën,
gjembat dhe ferrat,
se lart u ngritën,
gjithë antivlerat!

(Vijon nesër pjesa e dytë)

Share This Article
8 Comments
  • Aaahhhh more vella qe na kenaqe….po sa bukur i thua ato qe ne i themi perdite me keqardhje…E keqja me e madhe e ketij populli eshte se po mohojn vetveten….gjakun qe derdhen deshmoret per kete toke qe armiqte e vertet e arriten pas viteve ’90……RRENJEDALA SHQIPERI…..

  • E keqja me e madhe e ketij populli eshte se asnje here nuk di te shohe perpara, po gjithnje grindet kush ishte heroi e kush frikacaku, kush deshmori e kush tradhetari. O po na hani mutin ju mbetje komuniste, me gjithe balliste e me zogiste e me diversante e me ish-oficere te kthyer ne bejtexhinj qe shkarravisin per te nxjerre ndonje gote raki e ndonje pakete cigare qe ju zente kanceri ju zente me keq se c’ua ka pjerdhur trute.

  • ULLIRI DHE FERRA!

    “…S’ti shkul dote rrenjet,
    por,krahet dhe kembet,
    per bese,t’i pres….”
    ……………………………………
    Posht nje ulliri me vlere,
    shpetuar pat
    pa u prere,
    nje dege ferre!

    Kur pa se shpetoj paq, tha:
    “s’do te mbetem kaq…
    shpejt do i shtri,
    krahet e kembet,
    do te pjelle dhe gjembat
    e do t’ja thaje rrenjet…”

    Keto, thoshme vehte ferra
    dhe t’u nis dredha,dredha…
    si gjithnje zvarre,
    te perhapte fare,
    rreth kurores se ullirit.

    Sakaq,nje kosor,
    i bardhe bore,
    ngare per merak,
    s’e di sesi,
    mbiu aty,
    e ja priti flak per flake:

    Degjo moj moster
    me kot je lodhur.
    Vertet,s’ti shkul dot rrenjet,
    por krahet dhe kembet
    per bese,
    t’i pres.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *