Rreth 27% e popullsisë urbane në Shqipëri është e përqendruar në qytetin më të madh të vendit, Tiranën. Portali i të dhënave Our World in Data ka publikuar hartën sipas përqindjes së popullsisë urbane të përqendruar në qytetin më të madh të një shteti apo rajoni.
Ndër vendet e rajoni, Maqedonia ka përqindjen më të lartë të popullsisë urbane të vendosur në qytetin më të madh të vendit, me gati 50% të popullsisë. Më pas ndiqet nga Serbia, ku në2017-n, rreth 35.2% e popullsisë urbane ishte e përqendruar në qytetin më të madh të vendit.
Sipas hartës, Bosnja Hercegovina ka përqindjen më të ulët në rajon me rreth 20.4% të popullsisë urbane të përqendruar në qytetin më të madh të vendit, shkruan monitor.
Mesatarja botërore është rreth 16%.
Në botë shtetet që kanë përqendrimin më të madh të popullsisë urbane në qytetin më të madh janë Mongolia me thuajse 70% të popullsisë urbane të përqendruar në qytetin më të madh të vendit, si dhe disa vendet të Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Amerikës së Jugut.
Në vendet e zhvilluara përqindja e popullsisë urbane të përqendruar në qytetin më të madh të vendit është më e ulët, duke qenë se dhe mundësitë e individëve për një jetë me standard janë të njëjta edhe në zonat larg qendrave të mëdha urbane. Kështu për shembull, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm 7% e popullsisë urbane është e përqendruar në qytetin më të madh të vendit, në Itali përqindja e popullsisë urbane llogaritet 9.8% dhe në Gjermani 5.8%.
Mënyra se si shtete të ndryshme klasifikojnë popullsinë në urbane dhe rurale ndryshon. Zakonisht, një komunitetet me mbi 2000 banorë konsiderohet urbane, por përcaktimet kombëtare janë kryesisht të bazuara në madhësinë e komunitetit.
Eurostat përkufizon zonat urbane si grupe të qelizave të pandërprera të një sipërfaqeje prej 1 km2, me një densitet prej të paktën 300 banorë për km2 dhe një popullsi minimale prej 5,000.
Popullsia e një qyteti apo zona metropolitane varet nga kufijtë e zgjedhur. Për shembull, në vitin 1990 Pekini, Kina, përmbante 2.3 milion njerëz në 87 kilometra katrorë të “qytetit të brendshëm” dhe 5.4 milion në 158 kilometra katrorë të “qytetit kryesor”. Popullsia e “rretheve të brendshme dhe rretheve të brendshme periferike” ishte 6.3 milionë dhe ajo e “rrethinës së brendshme, rretheve të brendshme dhe të jashtme suburbane, dhe qarqeve të brendshme dhe të jashtme” ishte 10.8 milion. (Shumica e vendeve përdorin përkufizimin e fundit.
l.h/ dita

Sipas ketije studimi dele qe venbdet me te varfera jane perqendruar ne kryeqytete.
Ky eshte nje bumerag per qytetaret. Keshtu ne shtete e Bashkuera te Amerikes ka ndodhur ne fillesat e Demokracise.Pore SHBA u pasurua kure qytetaret iken nga qyteti dhe shkkuan ne vende nga kan ardhur. Pra ne fshat atje ku prodhohen te mirat materiale.
Ne shqiperi ne keto vite te tranzicionit fatkeqesishte nuk nuk patem nje UDHEHEQJE qe ta drejtonet shqiperin. Ne kry te shtetit Doli nje Sali Rrumpalla qe i financuar nga armiqte e vendit tone e thirri fashtarsine qe te vije ne Tirane dhe kete e perdoti si DHURAT ndaje tyre.
Kjo beri qe fshataret te lejn pasurit e tyre themelore dhe te marri rracet ne krahe e te vijn ne Tirane per nje jete me te “mire” Pore ne fakte ate ben gjen me te keqe per veten e tyre , dhe per shqiperine.
Plus kesaj Berisha ua shkatrroi edhe fabrikat uzinat dhe te gjith vendet e punes ku ishin dhe sote pjesa me e madhe e tyre ken ngelur ne rruge te madhe per copen e bukes.
Sote ata duke u udhehequr nga Rrumpalla ata kerkoje “drejtesi” Drejtesi ne padrejtesin e tyre.Kerkoje demshperblime per token huaje qe kan zene.Ky eshte maskaralleku me i madhe qe ndodh ne Shqiperi.
Qeveria Shqiptare duhet te bej nje programim te detajuar per ti kthyer ata ne vendet nga kan ardhur.(eshte fjal per ata qe jen te pa mundur te punsohen ne qytet)
Per kete ata duhet te stimulohen me kredi per te ringutur shtepit e tyre dhe ti kthehen punes sice e kan pasur e keshtu duhet te rixhenerohet fshati. Po nuk ju kthyen fshati dijeni mire qe shqiperia kurre nuk do ta marre veten.
shum e sakte dhe e provuar me fakte.
E vertete eshte, nuk del dot neper rruget e Tiranes se nuk degjon me shqip. Kohet e fundit degjoj shpesh dialektin e fshatrave te Dibres, fiks si ato personazhet e Portokallise, nje tmerr i vertete gjuhesor. Per kulturen dhe pasojat sociale nuk po flas se duhen shume nete dimri besoj.
Tirana e bukur Tirana e barrikadave ,është qyteti më i dashur për shqiptarët ai pret krahëhapur çdo bijë të sajë.