Të gjithë duan Pochettino, përplasje mes Real, United dhe PSG

DITA Online

Mauricio Pochettino është trajneri i momentit, të cilin e duan të gjitha skuadrat më të mëdha në Europë.

Pas zërave se ai mund të jetë trajneri i ardhshëm i Real Madrid, mediat britanike konfirmojnë sot se për të janë interesuar edhe dy skuadra të tjera: Manchester United dhe PSG.

Francezët duket se janë të pakënaqur me rendimentin e trajnerit Unai Emery dhe mendojnë se Pochettino mund të bëjë të madhe një skuadër ku luajnë mjaft yje. Kalimi i trajnerit argjentinas te PSG mund të realizohet edhe pas polemikave të kohëve të fundit të trajneri Emery me brazilianin Neymar. Për Pochettino ky do të ishte një rikthim te PSG, ku ka luajtur dy sezone.

Por duket se së fundi edhe Manchester United po interesohet për trajnerin e Tottenham, pas kërkesave që Jose Mourinho ka shfaqur për një rritje të ndjeshme të rrogës, ndërkohë që ende nuk ka fituar titullin në Premier League. Madje në kampionat skuadra e “djajve të kuq” po çalon shumë, duke mos qenë në gjendje të mbajë ritmin e City dhe humbet me skuadrat e tjera pretendente.

Në rast se trajneri portugez largohet, Pochettino mund të lëvizë nga Tottenham tek United, duke qëndruar në Premier. Vlera e trajnerit argjentinas është rritur ndjeshëm kohët e fundit, sidomos pas fitores 3-1 që ekipi i tij arriti ndaj Real Madrid në Champions League.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *