Shqipëria renditet krah vendeve nordike të tilla si Suedia dhe Danimarka për numrin e lartë të punonjësve në sektorin shtetëror në krahasim me totalin e të punësuarve pa përfshirë sektorin bujqësor më 2016.
Sipas të dhënave të Eurostat, në BE punësimi në sektorin publik zë mesatarisht 16 për qind në totalin e punësimit, ndërsa në Shqipëri zë 26.5 për qind (pa bujqësinë). Sipas INSTAT, në Shqipëri pesha e bujqësisë në punësim është rreth 40.9 për qind e totalit më 2016, ndërsa në vendet e BE sektori i bujqësisë ka peshë shumë më të ulët në punësim 2-4 për qind.
Kështu Shqipëria renditet menjëherë pas Suedisë (29%) dhe Danimarkës (28%) për peshën e lartë që sektori shtetëror ka në totalin e punësimit, përjashtuar bujqësinë, përkatësisht me 26.5 %. (në Suedi pesha e bujqësisë në punësim është 2% dhe në Danimarkë 3%), sipas Bankës Botërore).
Në vitin 2016 Shqipëria kishte të punësuar 1,127,772 persona nga të cilët, 164, 333 persona ishin të punësuar në sektorin publik, 501,759 në sektorin privat dhe 461,680 ishin në sektorin bujqësor, sipas INSTAT.
Punësimi në sektorin publik zuri 16% të punësimit në BE në vitin 2016. Kjo përqindje ka mbetur pak a shumë të qëndrueshme ndërmjet 15% dhe 17% të punësimit që nga viti 2000. Punësimi publik përfshin shërbimet civile dhe punonjësit e tjerë publik (në nivel kombëtar, rajonal dhe nivel lokal) si dhe forcat e armatosura. Por në disa shtete punësimi në arsim apo shëndetësi është pjesë e punësimit të sektorit publik, ndërkohë që disa shtete nuk e kanë të përfshirë.
Punësimi në sektorin publik në Europë ka përmasa më të larta në Suedi (29% e punësimit total), Danimarkë (28%), Finlandë (25%), Estoni (23% Lituania, Franca dhe Hungari 22%) dhe më të ulëtat në Gjermani (10%), Luksemburg (12%), Holandë (13%), Itali (14%).
Shqipëria hyn në vendet e ish bllokut komunist, kur të gjithë ishin të punësuar në shtet deri në vitet 1990. Me gjithë falimentet dhe privatizimet masive sektori publik vijon të jetë ende punëdhënës i madh në sektorin jobujqësor.
Me gjithë përpjekjet për të mbajtur një administratë të vogël qeveritë shqiptare kanë dështuar në këtë mision.
Sipas të dhënave zyrtare nga statistikat e sigurimeve për vitin 2017 shihet se numri i punonjësve në sektorin publik është rritur ndjeshëm dy vitet e fundit. Në vitin 2017 ishin punësuar mbi 14 mijë persona më shumë se në vitin 2015, kur qeverisja Rama nisi reformën për një administratë të vogël.
Numri i të punësuarve në vitin 2017 është zgjeruar me 9.6 për qind në raport me vitin 2015, teksa shihet se shtesa më e madhe ka ndodhur në vitin 2016 me rreth 9655 persona më shumë se në vitin 2015, teksa në vitin 2017 u shtuan 4300 persona ose 2.8 për qind.
Punësimi në shtet sipas analizave që kanë bërë institucionet financiare vitin e kaluar është nxitur nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ku zakonisht administrata publike pëson fryrje.
Pas përfundimit të zgjedhjeve të vitit 2017, Kryeministri bëri një organizim të ri të sistemit të qeverisjes dhe mënyrës së organizimit funksional.
Në kudër të kësaj reforme numri i ministrive në shtator 2017 arriti në 11 nga 16 të tilla që ishin para zgjedhjeve. Reforma u bë më arsyetimin e një qeverisje të vogël dhe efecientë.
Sipas të dhënave zyrtare të institutit të Sigurimeve shoqërore skemës i janë shtuar mbi 4300 kontribuues (punonjës të rinj) nga administrata publike.

l.h/ dita

nuk duan oune o jo, duan rroge
duan te mrrin leket ne fund te muajit dhe te bejne llogje kavaje gjate orarit te punes
dhe te shesin mend ne kafe e rrjete sociale sikur jane te gjithe profesora dhe kopetenta
te privati sado keq, nuk t le njeri te livadhisesh e te besh 6 dite pushim nga 7 te javes
ndaj duan shtetin, jo se duan te kontribuojne si ne vendet nordike
I sakte komenti juaj student. Nuk I shtoj dot asgje. Respekte
parazitet shqiptare ,
qe shkojn ne pune me bo sfilate para
shefit me u pallu dhe kalu kohen kot
ne nji pune po kot ,qe ka nivel thjeshte shqiptare
e qe smundet te ket vlerat e nivelet e vendeve perendimore kurr .
gen parazitesh ,dembelash ,pordhacesh ,qe sja kan iden asgjeje ne kte bote ,vetem me tunfd bythet
e fry cicat ne silikon
Ngaqe jemi popull trim dhe heroik, prandaj.
Popull parazit.
Paraziti i sateme. Po pse ti i ushqen shqiptaret apo ai anadollaku yt Erdogan qe u thote popullit po keni frigorifer ne shtepi jeni te pasur?
Shqiperia eshte nder vendet e pakta ku paga ne shtet eshte me e larte se ne sektorin privat!!!! Si shpjegohet valle, apo thjeshte se ngelemi vend i paradokseve?
Ketu eshte problemi. Qeveria nuk duhet te lejoje me rritje pagash ne sektorin shteteror, derisa paga te privatet ta kaloj dyfish ate te publikja. Kjo eshte e vetmja menyre per te ndaluar fryrjen e organikave me parazite dhe te paafte.
ngatron te punsuarit me hajdutet parazitet etj mostra.
Nuk shoh asgje te keqe qe njerezit dhe sidomos te rinjte te punesohen ne shtet!
E rendesishme eshte qe personi te jete i duhuri per vendin e punes qe ka dhe te jete korekt dhe i ndershem ne detyre kjo padyshim e shoqeruar dhe me nje diplome ne perputhje me postin.
Kjo me duket nje gje tejet pozitive se sa te ankohesh per paga te ulta e aq me keq pa pune.
Nuk e kuptoj xhelozine e disa komentuesve per punonjesit e shtetit, por besoj do jene deshtake qe nuk kane arritur dot te diplomohen dhe ta fitojne nje vend te tille.
Une jam emigrant ne Suedi dhe nqs Shqiperia do arrinte nje dite tu sherbente njerzve si ketu do ishte nje gje e mire dhe besoj se gjerat kane per te shkuar ne rrugen e duhur me integrimin ne BE.
Per te vetmen gje qe e dyshoj te bashkeatdhetaret e mi eshte prirja per te kritikuar gjithçka dhe nje natyre e pakuptimte perçmimi per ģjithçka ndodh aty edhe atehere kur ndodh per mire…
Nuk e di pse shqiptaret ne Shqiperi jane aq dashakeqe me vendin dhe njeri-tjetrin.
Rralle lexon neper artikuj komente qe percjellin dashuri, respekt dhe mirkuptim.
Mendoj se ju mungon dashuria si popull. Nuk ushqeni dashuri por te kunderten. Kjo duhet te jete dhe arsyeja pse shpesh nuk kuptoheni dhe punet ju vene keq. Madje edhe ne ato raste kur shkojne per mire, keni tendencen ti nxini. Edhe ketu ku jetoj une ndesh ne probleme por ketu njerzit kane nje lloj solidariteti. Jane me bashkpunues me njeri-tjetrin, gje te cilen ne Shqiperi nuk e konstatoj. Aty egziston nje individualizem provincial, “nga pragu e brenda” siç thuhet ne gjuhen popullore. Hapeni zemren o njerz.
ti spiun,
i bi fyllin ne vrymen ku te duket se qit noten me te bukur ,
nderkohe qe te tjeret ata qe kritikojne siedhe un ,
e shikojne ne nji tjeter kendveshtrim ,
ne lajthitjen e gazetareve ,ne krahasimet qe bejne ,
nderkohe qe Realiteti midis vendeve eshte totalishte
i pabarabarte dhe i ndryshem ne te gjitha nivelet ,
nqs zotroite arrin te kuptosh se cdua te them un ,qe jetoj po ashtu diku ne BE.
Prandaj boll shetite ne shpellat e panjohura dhe pyjet e parajses ku njerzit perdhendeten tere rrespekt dhe i urojne njeri -tjetrit te miren . Ndoshta ne qe, jemi Kritik ndaj ktyre fenomeneve absurde ne shoqerine shqiptare ,i duam 1000 her me shume te miren ati vendi
dhe shqiptareve ,por jo qe te edukohen dhe rriten me ndjenja fallso ,die e botekuptime te nji Fake Realiteti .Ajo shoqeri atje ,do duhet mire te heci me kembe ne toke jo bythas me kembe lart . Ky eshte realiteti shqiptare ,se me te Tilla abuzime krahasimesh dhe mendimesh , i injektohet asaj rinie jo ajo qe i duhet ne jete ,njelloj si ai modeli Vip- qe eshte ne mode atje ,ku te gjithe Duan te behen superstare e jo te studjojne ,te diplomohen si gjithe bota ,te mesojne e sillen me kulture si bota e komunikojne si njerez te civilizuar .Hidhu nji sy medieve se ndoshta kupton dicka . Pra eshte impakti i gabuar qe kto medie -gazetare japin ne shoqeri ,sesa ajo qe trumpeton ti . – Po bota e huaj ashtu eshte solidare ne shoqeri bashkpunuese dhe altruiste …kjo eshte karakteristik e popujve te civilizuar . Ti konkretishte i ke te pranishme ne jeten tende kto cilesi qytetari ? Si e jep ti ate qe ke mesuar aty ne shoqerine shqiptare ? Apo duke na ber xhiro ktu ,veshur me kostum e floke me xhel me nji buszeqeshje qe do sfidonte cdo art Komplexi ala Guimplen …!
kane 200 dite pushime ne vit
52 jave x 2 (eshtune e djele) = 104
dite festash 14
dite leje e zakonshme 30
raporte mjeksore 12 x 4 = 48
shuma 196
cili privat ka dite pushimi
Ne ndryshim nga vendet nordike ne pune te shtetit ne shqiperi merren militante inhjorante qe nuk jane ne gjendje te bejne asnje pune por vec kullufisin rrogat e paguara nga taksapaguesit. Per kete arsye ne vend qe te ecet perpara si vendet nordike Shqiperia po zhytet ne korrupsion, vjedhje, krim, trafik droge, kolaps ekonomik. Tipare tipike te nje antishteti e jo te nje shteti.
Krahasimi nuk eshte real. Perse perjashtohen te punesuarit ne bujqesi? Po te llogariten edhe punonjesit e bujqesise atehere hesapi del fare ndryshe: Perqindja e atyre qe punojne ne shtet eshte vetem 14.5%, qe i bie me pak se Portugalia dhe pak me shume se Italia.