Të gjithë e të gjithë shajnë vetëm Ramën

Ornela

Shqipëri e dashur,
Qe t’i kallesh flamën,
Të gjithë e të gjithë,
Shajnë vetëm Ramën!

Janë të fiksuar,
Tek ai gjithmonë,
Sa duket, veç Ramës,
Asgjë s’ekziston!

E bënë telef,
Qindra gojë shqiptare,
Po Rama, menderen,
Nuk e rruan fare!.

Dhe kohët e fundit,
Çudi e vërtetë,
Rama ja ka dalë,
Të duket i qetë!

Nuk e ngre më zërin,
Domethënë s’bërtet,
E ka marrë çdo gjë,
Me sportivitet!

Për shumë dykëmbësha,
Në gjykatë ka shkuar,
Dhe të gjitha gjyqet,
Lehtë i ka fituar!

Kot ju gënjen mendja,
Se është në të ikur,
Sepse djeg më shumë,
Kur duket i fikur!

Saliun si shpifës,
E ka dekoruar,
Paçka se Saliu,
S’është dorëzuar!

Aq shumë ka fituar,
Kryetari jonë,
Sa që mund të ngrejë,
Dhe një Fondacion!

Shajnë gra e burra,
Me gjuhë të ndyrë,
Po asnjë prej tyre,
Nuk është më i mirë!

Pa sharë e pa shpifur,
Nuk mbetet njeri,
Ca shajnë për karrige,
Ca thjeshtë për hobi!

Shajnë edhe shajnë,
Në gotë ngrejnë furtunë,
Shumica prej tyre,
Sharjen e kanë punë!

Gjithë kjo sipërmarrje,
Ka edhe kampiona,
Nga burrat-Lubonja,
Dhe nga gratë Mona!

Duket kanë krijuar,
Një shoqate për shtrigat,
Rama ka këtu,
Të gjitha të ligat!

Vetëm ai mbjell,
Këtu tym e mjegull,
Pa të Socialistja,
Është shumë në rregull!

S’ka njeri në Botë,
Ta kuptoi çudinë,
Një njeri i vetëm,
Prishi Shqipërinë!

Edhe në u hapshin,
Në Maj negociatat,
Prapë nuk do mbarojnë,
Sharjet dhe mandatat!

Do të thotë njëzëri,
Kori i gënjeshtarëve,
Se është fitore,
E gjithë shqiptarëve!

Po në negociata,
Dy vjet që dështuam,
Veç Ramës, gjithë humbjen,
Se ç’ja faturuam!

Fjalën e përdorin,
Si shpatë e si kordhë,
Po dihet që mali,
S’rrëzohet me pordhë!

Rama me sukses,
Në bëftë rindërtimin,
Të sigurt e ka,
Dhe mot rrugëtimin!

A.Duka

Share This Article
12 Comments
  • I nderuari poet!
    Per te gjykuar Ramen mos u nis nga cfare thone gallofet e opozites,por shiko e degjo mjerimin e shqiptareve!
    Ia dhame 2 here nga 1 milion vota Rames per te shporrur Berishen nga froni,por ai na ka zhgenjyer totalisht!
    Krimi dhe korrupsioni jane ngritur ne nivele te frikeshme dhe shteti i Rames jo vetem ka dale nga binaret,por i eshte kundervene shumices se shqiptareve!
    Ke degjuar gje ti poet,se pse iu desh Rames te sajonte fantazmen kanceroze te ashtuquajtures “bashkeqeverisje me qytetaret?”
    A te ka thirrur njeri ty apo ndonje te njohurin tend per te “bashkeqeverisur”?
    Po per te planifikuar,projektuar dhe shpallur ndonje tender,koncesion apo PPP a te ka ftuar njeri ty per te marre mendimin,se per te vendosur si “bashkeqeverisur” nuk do te pretendoje kaq shume?
    Po kur shkarkoi gjysmen e qeverise a te ftoi gje ty per ndonje mendim?
    Po kur emeroi ministrat e rinj sic deshi e ke deshi vete ate ftoi gje?
    Po kur hartonte listat e kryebashkiakeve ate mori mendim ty ose ndonje tjetri nga sovrani?
    Po kur nderoi kryekuinslingun ballist dhe u tha pasardhesve te 28 mije deshmoreve dhe 70 mije partizaneve,a pyeti njeri?
    Po kur vendosi per “Minishengenin” me Vucicin ate pyeti gje ty?
    Po kur emeroi ne krye te rindertimit te termetit a te pyeti gje ty,kur i nderroi 4 here drejtuesit me emertime te ndryshme sikur ky piktori ishte i “Vetem trim ne lufte” dhe ketu nuk kishte se kujt t’i merrte mendim?
    Se fundi,nje kryeminister qe kurre nuk ka pyetut njeri per cdo gje,sikur edhe baba ta kishe a do ta doje si te tille?
    Po kur perdor fjalor rrugaci me kedo qe bisedon a do ta pranoje?
    A e di ti poet i nderuar se “Kali qe kapet ne leme,shin tere grurin?”
    Epo 2 here e vume Ramen te shinte lemin,por e …DHJEU dhe ate te dhjeren po e hame ne!
    Cfare na duhet te merremi me Berishen e Bashen kur ata nuk kane me gje ne dore ,por kane hallin e kokes se tyre?
    Ujku ,ujku therret Rama,por CAKALLI Rama po ben kerdine!
    Korrupsioni lulezon ,thote Rama se gjykatat nuk e kane luftuar ate,por ky bandill mashtrues ben sikur harron,qe korrupsionin e bejne rrogtaret e tij,qe i ka emeruar si me besniket e partise e jo te shtetit!
    Se edhe kur i shkruajme ketij kryeministri,se bashkia e Tiranes vjedh qytetaret me taksa te paligjeshme vendore,ai te pergjigjet harbutshe se ,”Ke gabuar adrese!”
    Ja ky eshte kryeministri qe kemi,ndaj duhet shporrur sa me pare!
    Kush do ta zevendesoje ate?
    Nuk ka bere vaki,qe te mos jete zevendesuar ndonje mbret,perandor,sulltan etj qe te mos zevendesohet ky!
    Nje tumor kanceroz duket zhdukur sa me pare,sa te mos kete vdekur tere turpin!

  • Për veprën e mirë të Edit mos fol ,se flet ajo vet.Por prrejtë e fekaleve kur jan të cekët ,ndaj bëjnë zhurmë .,ai është shtylla e ndërtimit të shqipërisë,të tjerve nuk u ka thën kush puna e mbarë.Njeriun puntor mos e lavdëro ,por imitoje. Këta kan zgjedhur vetëm rrugën e derrave parazit , tërbojnë dynjanë për të hëngër ose duke bë Gërr,Gërr .si Lubonja e Zhej me Buzhala si mësalla me dy faqe.

    Rroftë ARBEN DUKA ,
    SA NJË ANË MALI ,se
    për mijëush ,
    nuk ka nevoi vatani ..

  • Për veprën e mirë të Edit mos fol ,se flet ajo vet.Por prrejtë e fekaleve kur jan të cekët ,ndaj bëjnë zhurmë .,ai është shtylla e ndërtimit të shqipërisë,të tjerve nuk u ka thën kush puna e mbarë.Njeriun puntor mos e lavdëro ,por imitoje. Këta kan zgjedhur vetëm rrugën e derrave parazit , tërbojnë dynjanë për të hëngër ose duke bë Gërr,Gërr .si Lubonja e Zhej me Buzhala si mësalla me dy faqe.

    Rroftë ARBEN DUKA ,
    SA NJË ANË MALI ,se
    për mijëush ,
    nuk ka nevoi vatani !

  • Jo mor jo te gjithe shajne Ramen! Ja ti p.sh. ke sa ka ardhur ne pushtet qe i lepin prapanicen perdite duke i thur vargje or poet leshi.

  • – Ramen e shajne se ai nuk ta bën surratin si sholla e kepuces!
    – Ramen e shajne se ai nuk di të vrasë!
    – Ramen e shajne ata qe jane mesuar të qellojne pemen me kokrra!
    – Ramen e shajne se eshte kryeqytetar dhe jo dru me pre!
    – Dihet pastaj se zagaret jane mesuar t’i lehin hënës!
    – Ramen e shajne ata qe u eshte prere “gurra” e parave siç janê psh mediat dhe analistet qe ishin mesuar te fitonin miliona!
    – Ramen e shajne ata qe kane vjedhur votat ne mes te dites!
    – Ramen e shajne ata qe shiten detin, vodhen ne Rrugen e Kombit dhe vranë në Gerdec!
    – Ramen e shajne ata qe kerkojne rikthimin perseri te rrëmetit, qametit, rrumpalles dhe rrëmujës!
    – Ramen e shaj edhe une se eshte arrogant dhe shperfilles ndaj kritikave, (të drejta apo të padrejta) qe i drejtohen! Dhe se nuk di të zgjedhê njerezit e duhur në krye te puneve!

    • Ramen e shan nje popull mbare se ja ka be sterre ekonomine familjare.
      Ramen e shan nje rini e tere e ngritur ne kembe per t’ju larguar vendit te qeverisur prej tij.

  • o duk kë duhet me sha or lal??
    nexhmijen që banon në laprakë dhe shkruan libra??
    apo mali pizgën,lenkën e patave,apo pandeliun e mojkës??
    kë mo duk kë??
    duhet me sha ju pensionistët që pshurreni për një kokërr vezë që ju japin në vit të ri??
    apo me sha ju ish ushtarakët që shkatërruat ushtrinë,që se hapët gojën fare dhe mendonit vetëm për pensione shtesë si ushatarakë??
    kë mo dukë kë??
    apo duhet me bo zakonin??
    duhet me sha saliun megjithëse ka 7 vjet që ka shkuar në PSës??prapë ai e ka fajin që drejtësia nuk dënon njerzit e ramës??apo ai e ka fajin se rama kërkon të shëmbë gjithë shqipërinë për tia dhënë fushave dh eulajve të tij(sot)??
    o dukë akoma duhet ta lavdërojmë ramën si ditën që fitoi zgjedhjet 7 vjet më parë??
    harron o dukë se duke mbrojtur ramën ti po humb gjithnjë e më tepër edhe atë pikë besimi që mund ti ketë mbetur dikujt në mëndje për ndershmërinë tënde??
    o duk!
    njerzit e lëkundur e kanë braktisur ramën!!edhe një pjesë e madhe e mbështetësve të tij,përfshi dhe mua,e shohin se çfar muti është,e kemi parë që ditët e para të marrjes së pushtetit!!
    ke mbetur ti e net muti i vjosës,alban dega që bënte propagandë për berishën në 2009ën,më fal se harrova beterrin,por dhe ai ndonjëherë i shpëton dhe e kritikon,karataktin e ndonjë gomar tjetër të parëndësishëm!!
    nuk e di o duk,por ndyrësia shpirtërore,budallallëku o ndoshta fobitë e bëjnë njeriun të mos jetë racional në mendimet e tij!!gjë të pastër nuk ka duk,pra vetëm një nga këta tre faktorë!!në përgjithësi janë të gërshetuar me një farë përqindje nga seicili!!
    ti ke momente qartësie mendore,por ke dhe humbje totale të llogjikës duk!!
    ky është një nga ato momente!!
    vetëm llogjikën nuk ke përdorur dukë!
    për të ardhur keq në tërë kuptimin e fjalës!!
    nuk e di se çfarë do të shkruash kur rama të ketë shkuar në Pidh të Sëmës?
    a do të shëndrohesh në një alban degë apo thejshtë do ta mbrosh me aq vetmohm sa mbron enverin!!
    fatosin e ke lënë në harresë!?

      • jo mër lal!mos u merakos se nuk përzihem në punët tuaja!!
        haje vetë se është tëndi!!e ke pronë private dhe bëj çtë duash!!bile dhe lyej buzët që ta kuptojmë se përdor ushqim me km 0.00!!

  • E mor Arben e ke pare te pafytyrin me shoke se si mburren se na e kishin bere jeten me te mire ne fshatin e madh demokrat. Mburren per pisllikun e pamatë, per rrogat dhe pensionet qe i dyfishuan duke thare buxhetin e shtetit, apo duke u lypur para bankave, paçka se FMN-ja u thonte mos beni rritje fiktive. Pastaj na ndertuan rruge gjysma gjel, te cilave ose u binin guret dhe zinin shoferat ose ishin pa perfunduar dhe pa sinjalistika. Kete vellai qe na del per nate ne televizor na e quan mireqenie. Dhe ne fund te mandatin ky arrites i madh e le arken e shtetit bosh, si te gjithe ata maskarenj ne historine shqiptar, qe kur iken vodhen edhe qindarkat e fundit. Prandaj kane surrat ta shajne Ramen me shoke se u vret syte rregulli pasteria, bukuria, drejtesia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *