Gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucionet ndërkombëtare bashkuan zërin në disa raunde konsultimesh publike kundër drafteve të qeverisë për median online, por në kundërshtim me sugjerimet, Komisioni i Ligjeve i konsideroi të kryera dëgjesat dhe paralajmëroi votimin nen për nen.
Pas dy raunde dëgjesash –para dhe pas tërmetit të 26 nëntorit – Komisioni i Ligjeve i konsideroi të kryera konsultimet të mërkurën dhe në kundërshtim me rekomandimet vendase dhe ndërkombëtare, vendosi të shtyjë përpara dy projektligjet e qeverisë “Rama” të prezantuara si “paketa antishpifje”.
Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja tha të mërkurën se projektligjet do të kalojnë tashmë në fazën e shqyrtimit nen për nen, përpara se t’i dërgohen për votim seancës plenare.
“Besoj se draftet do të marrin në konsideratë disa nga sugjerimet e organizatave vendase dhe atyre ndërkombëtare. Nuk kemi ndonjë ngutje,” tha Manja përpara kamerave.
Në kohën që organizatat vendase kërkojnë njëzëri rrëzimin në parim të dy projektligjeve dhe ato ndërkombëtare rekomandojnë qasje krejt të ndryshme për të mos cënuar lirinë e shprehjes, reflektimi i këtyre sugjerimeve në draftet aktuale ngjan me një premtim bosh.
Prej dhjetorit të vitit të kaluar, qeveria e kryeministrit Edi Rama shpalli synimin për t’i vendosur mediat online në një regjim kontrolli, duke marrë kritika nga organizatat vendase dhe ndërkombëtare të lirisë së shprehjes dhe të të drejtave të njeriut.
Në një dëgjesë publike në Komisionin e Medias të mërkurën, draftet u konsideruan sërish si ligje censure nga gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Gazetarja Mimoza Koçiu, përfaqësuese e shoqatës së “Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë” u kujtoi deputetëve të komisionit se kishin përballë një koalicion të madh gazetarësh vendas dhe ndërkombëtarë dhe u bëri thirrje atyre që t’i rrëzojnë dy projektligjet.
Drejtoresha ekzekutive e BIRN Albania, Kristina Voko theksoi në fjalën e saj se procesi ka qenë i mbushur me paqartësi dhe se Këshilli i Ministrave nuk është konsultuar me askënd në fazën e hartimit të drafteve. Voko hodhi poshtë edhe pretendimet mbi modele të huaja duke i konsideruar projektligjet të pangjashme me asnjë vend demokratik.
“Ne i kundërshtojmë dy projektligjet në tërësi, pasi nuk pranojmë që AMA dhe AKEP, dy institucione që kritikohen në të gjitha raportet për varësi politike të kenë kontroll mbi përmbajtjen e medias online,” tha Voko, duke i konsideruar ato si ligje censure.
Aleksandër Çipa nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë kërkoi anulimin e të dyja drafteve, duke u shprehur prerazi kundër çdo lloj arnimi. Ndërsa pranoi edhe defektet e medias, Çipa theksoi se ligjin duhet ta bëjnë gazetarët përmes mekanizmave të vetërregullimit dhe jo qeveria.
Kritika për censurë dhe shkelje të lirisë së medias adresuan edhe pedagogu Elvin Luku nga Medialook dhe gazetari Artan Rama.
“Gjobat janë shumë të larta dhe do t’i çojnë mediat online drejt mbylljes,” tha Luku, duke e konsideruar gjithashtu të rëndë pagesën e tyre përpara ankimit në gjykatë.
Ndërsa Artan Rama tha se projektligjet i japin goditjen përfundimtare vetërregullimit në Shqipëri dhe u kujtoi deputetëve misionin e gazetarëve.
“Është detyrë e medias të kontrollojë qeverinë dhe kurrsesi e qeverisë të kontrollojë median,” përfundoi Rama.
*****
Me shkurtime nga BIRN

Show i Ri i News 24 “Ora e Estradës Katunarit”
Aktorët:
Surrelsi Ed Roma
dhe
Farkari Sefer Poçi
Hapet skena. Hyn Ed Roma tu shty karrocën e invalidit Sefer Poçi nga fshati Farkë në shtëpi të re.
Dialog
Farkari Sefer: Elbasonsit janë më ditun se Ne!
Surrelsi Ed Roma: Jo, nuk jom dakort!
Farkari Sefer: Jon, jon, se kan kry Normalen.
Surrelsi Ed Roma: Aaaa n’kët kuptim po.
Fshati: Haaaaaaaaaaa!
Vazhdon rakija…
End
Surrelsi fshi bythen me ty.Prapa kurrizit shahet mbreti.Perball aha nuk ke tope o ti pa tope.Prandaj duhet ai ligj.Qe te MOS qelbin dynjane halete si ty.
Lereni ti kaloj ato ligjet. Te shohim se kush fiton, fjala e lire apo nje psikopat ne kryeministri. Sa kesij llojesh ka pare liria e fjales deri me sot, as nuk mund te numerohen.
Veshtrojeni o gazetare te DITA’s kete fotografi (mos dale ndonje ‘partizan’ brenda jush ta heqi)!
Veshtrojeni ne dore te kujt e keni lirine e shprehjes, ne dore te nje marroci si Ulluk Manja!
Besoj te jeni bere se paku pishman qe keni perkrahur kete rrace derdimenesh bastarde te vetquajtur ‘Rilindas’.
Gazetari ne komision:-eshte e drejta jone te shpifim dhe te akuzojme pa fakte.rrofte shpifja dhe fake news.poshte ligji.rrofte rumpalla .vetem keshtu mund te bejme presion dhe te mbushim xhepat.rrofte kck ne medja.
“Ligji të bëhet nga gazetarët dhe jo nga qeveria, pra media të vetëtrregullohet”, thotë A.Çipa. Dakord them dhe unë, por pse nuk e kanë bërë deri më sot, kur situata pothuajse ka dalë jashtëkontrollit? Media nuk janë vetëm gazetarët, por kryesisht janë pronarët e tyre. Ata kanë bërë deri më sot biznes, dmth shantazh për sa më shumë përfitime direkte, ose sa më shumë pëlqime (like), pra dhe më shumë reklama, duke u fshehur pas gazetarëve të gjorë, të cilët kanë frikën e largimit nga puna. Bile ndonjëherë i lënë dhe pa rroga. Po për këta pse nuk shqetësohet Çipa e co.? Në përgjithësi të gjitha këto nëpërmjet fakenews-eve të dala me porosi, duke i vënë në dispozicion të porositësit pronat e tyre, qofshin këto TV, gazeta apo portale. Pse duhet pasur frikë kur deri më sot asnjë medie serioze, redaksi apo gazetar nuk është penalizuar kur ka thënë të vërtetën? As Çipa. Liri e shtypit nuk do të thotë liri të denigrosh për qëllime politike dikë, apo më keq akoma, të çoroditësh opinionin publik po për të njëjtin qëllim. Edhe bota i ka këto probleme, por në to kultura demokratike është shumë larg me tonën. Ndaj jo pak herë shoqëri (shtete) si i yni në këto lloj situatash, hartojnë edhe ligji të tilla, që edhe pse në dukje mbartin shkeljen e disa parimeve demokratike bazë, ato bëhen të domosdoshme, qoftë dhe përkohësisht. Është si puna e rregullave të qarkullimit rrugor. Nga gjobat duhet të kenë frikë shkelësit dhe jo ata që i zbatojnë ato. Pra për to ka një ligj (Kodi Rrugor), ndaj dhe shkelësit nga viti në vit, sa vinë e pakësohen edhe pse numri i përdoruesve të mjeteve është rritur shumë. Megjithëatë, për shkak të asaj kulture të dobët që kemi, edhe në këtë drejtim, për shkeljet me pasojë fatale, ne jemi në krye të listës së vendeve europiane për 10.000 banorë. Liria pa fre të çon në anarki. Nëse dikush nga ata që abuzojnë me ligjin, cilido qoftë ai ligj, në dëm të shkelësve të pretenduar, ka gjykatë. Aty vërtetohet fajtori dhe për këtë ligji duhet të parashikojë penalitete edhe për institucionin shtetëror që aplikon masën, dhe njëherazi detyron dëmshpërblimin e të dëmtuarit. Edhe njëherë ata që zbatojnë rregullat dhe ligjet kanë qenë dhe do të mbeten të qetë për sa kohë nuk i shkelin ato. Të kritikosh dikë me fakte e prova, bile më shumë qeveritë dhe pushtetarë të tjerë në të gjithë nivelet, nuk është shpifje, përkundrazi është gjë e lavdërueshme dhe e mirëpritur nga publiku i gjerë, pra e gjithë shoqëria.
Nashti o Burek i Partise, o ka liri fjale o nuk ka, pavaresisht konteksit se saj. Se keshtu si ty thoshnin dhe ata maluketerit e Diktatures qe e kthyen ne burg 45-vjecar Shqiperine. Dhe ata thoshnin se liria e fjales nuk mund te lejohet te denigroje parimet Marksiste-Leniniste dhe idealet, pavaresisht se edhe ana kundershtare quhej kundershtar rreaksionar politik. Por ju trutharet e aparatciket e diktaures, nuk e keni sensin e lirise se jeni te tredhur qe pa lindur.
AMA eshte Policia e Medias, a mund t’i kerkohet Policise te mos perdore bllokun e gjobave?!