“Blic”, e përditshmja më e madhe serbe është hapur në faqen e parë sot me titullin provokues “Ballkani, sërish fuçi baruti”, duke i bërë një analizë liderëve të rajonit, duke nisur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e me radhë.
Në tekstin me titull “Në rajon sërish përmenden vitet e luftës”, janë edhe Bakir Izetbegoviç, përfaqësues i presidencës boshnjake, pastaj krimineli serb, Vojisllav Sheshel, kryetari i SPSit, Ivica Daçiç, ish-komandanti boshnjak, Naser Oriç dhe ish-gjeneral majori kroat, Branimir Glavash. “Marrëdhëniet ndërmjet Serbisë, Kroacisë dhe Bosnjës qe një kohë të gjatë nuk kanë qenë në nivel me të ulët. Daçiç: Deklarimet e Kroacisë ngjasojnë me ato të vitit 1940. Ministri kroat Kovaç: Propaganda e Serbisë të kujton vitet e 90ta të agresionit të Millosheviçit”, është nëntitulli i gazetës serbe.
Deklarata e presidentit kosovar nuk është përfshirë, por ka të bëjë me përmendjen e padisë ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë.
