Për shumëkënd, deklarata antiqeveritare e të emëruarit me punë në presidencën e Shqipërisë, Nishani, nuk ishte gjë e papritur si një ngjarje, pasi me qëndrimin e tij thellësisht e ashpërsisht kundër qeverisë janë të mësuar. Që në ditët e para ardhjes në pushtet të kabinetit Rama, ky copëz i deleguar, që rastësisht e mësoi rrugës se po e bënin president, ngriti armaturën e tij dhe u bëri thirrje edhe të deleguarve të tjerë nga pushteti Berisha në institucionet e pavarura, për rezistencë antiqeveritare. Ishte një gjë e pazakontë, që nuk kishte ndodhur asnjëherë e nuk besoj se do të ndodhë më edhe në të ardhmen, kur një strukturë e lartë shtetërore, më parë se të bëjë dekretimin e një qeverie thërret zabitët për të ngritur ledhet e qëndresës.
Deklarata e fundit politike e kreut të shtetit që vetëm simbol i shtetit nuk është, ishte e papritur për tri gjëra themelore:
Së pari, ajo vinte direkt pas shpërthimeve me tritol që rinisin edhe një herë si në çdo fillim zgjedhjesh dhe ndërrim pushteti dhe, duam apo nuk duam, pak a shumë ishin një vazhdë e mbështetjes së tyre. Ndodh kështu sepse, ende pa u nisur një cikël hetues i tërësishëm dhe pa nisur gërmimi i së vërtetës rreth asaj që po shquhet tani edhe nga shqupasit si një tentim për ndezje sherresh politike e stabilizim, ishte një thirrje e hapur për të goditur këtë pushtet e qeveri, sepse ajo ishte një bandë jakobine. Nëse deri tani tritolasit kishin pasur vetëm mbështetjen e opozitës që si e tillë nuk është pushtet, por më shumë llafaqenëri, tani ata, tritolasit, kanë edhe një mbështetje politike nga i dërguari në presidencë për t’u ngritur kundër kësaj qeverie.
Së dyti, deklarata e tij ishte jo vetëm inatçore, por edhe e vrazhdë, tejet e skajuar politikisht dhe e mbështetur në një fjalor që e dëgjojmë shpesh nga urdhërdhënësit e tij jashtë presidencës dhe jashtë qeverisë. Ai e quajti një qeveri jakobine, pra një qeveri që vret, që shkatërron, një qeveri e mbështetur tek krimi dhe pasuese e saj.
Zoti Nishani, që nga koha e shkollimit të tij si ushtarak në Shkollën e Bashkuar që kishte asaj kohe emrin e Enver Hoxhës, duhet ta mbajë mend mirë se jakobinët, më shumë se gjithçka tjetër, ishin një rrymë politike, të cilët u ngritën për të shembur një mbretëri dhe përfunduan në një tufë vrasësish, sulmues të pasurisë dhe të jetës së njerëzve. Po të ishte më i mençur shefi i presidencës, duhej ta dinte se në këto 25 vite pluralizëm, jakobinizmi është shfaqur tek ne, por në një adresë tjetër, që është shumë afër tij, në fakt, urdhëruesja e tij politike, administrative e ligjore. Ishte një kohë kur liderë të lëvizjes pëdëiste u ngritën për të shembur një botë të vjetër dhe për të bërë një botë tjetër, të lirisë, të së drejtës, të ndershmërisë dhe të guximit. Nga ata njerëz të pardesyve të bardha nuk ka mbetur më asgjë. Ashtu si jakobinët ata u shndërruan në grabitës të pasurisë, u bënë mega-hajdutë dhe oligarki financiare e mafioze njëkohësisht. Nga ato që quhen idealet e dhjetorit, mbeti veçse kujtesa e shkurtër e një populli që harresën e ka veti kombëtare; ndërsa të tjerat u shndërruan në mall, në pasuri, në harbutëri e më në fund në vrasje. Nishani ka gabuar nishan; ai duhet ta dijë se në këtë vend, në 25 vitet e fundit, shfaqja jakobine është shpalosur tek ne edhe si klane familjare, si ajo e Berishës, në supet e së cilës rëndojnë jo pak shfaqje makabre, që nga vrasjet e 2 prillit në Shkodër për një copë pushtet, gjaku i të cilave jo rrallë herë u transformua në pazare politike e rryshfete administrative, e deri tek 21 janari, duke kaluar nëpër stacione të pazakonta, mes të cilave ende nuk janë shuar krejtësisht ato të vitit 1997 dhe të Gërdecit. Figurat që donin të bënin një komb të ri, si jakobinët në agimin e tyre, tani janë shndërruar në karikatura të mendimit politik dhe është për të bërë vajmedet, kur sheh se si është shkapërdisur ideali i dhjetorit te ca halimër, bumçër, mulër, ristanër e palokër; të vjen të ulërish kur figura madhore të fillesës “jakobine” në Shqipëri si Rushen Golemi, Robert Ndrenika, Teodor Keko, janë zevendësuar tani nga disa figurina që nuk janë të besueshëm as për korrierë picash e rostiçerie periferike.
Nishani mendon se duke bërë këtë lojë politike të ashpër ai ka në dorë një as për ecje të ndjeshme në politikën e sherrit. Turbullo për të kulluar, ishte dikur një shprehje e politikës kineze, por ai vetë, ashtu si është, nuk ka as forcën, as mendjen e as guximin për të bërë më tej se kjo që është urdhëruar të bëjë. Cila gjë e ka trazuar Nishanin tonë: Ndoshta ai ka harruar se ishte ministër i qeverisë së shkuar, kur shefi i tij lëshohej mbi presidentin e kohës duke e quajtur horr bulevardi dhe hajdut i familjes së tij; ai ka harruar se si janë cilësuar para tij presidentët e tjerë. Ai duhet të jetë i lumtur që ka përballë një njeri që nuk e mendon revanshin, e kjo është mirë; por që nuk e mendon as ndëshkimin e ligjshëm dhe kjo nuk është gjë e mirë.
E treta, deklarata reaguese e Nishanit tonë dëshmoi edhe një herë se politika nuk është asgjë tjetër për këtë soj e sorollop, veçse alibia e pasurimit dhe e përfitimit dhe, nëse preket kjo alibi, atëherë të gjithë segmentet e cunguara të një njeriu që na e bënë president, janë të egërsuara.
Çfarë pati Nishani që mori turr? Atij iu tha hapur se po synohet të prishet një kishë katolike për t’iu hapur rruga një prone të dikurshme të familjes së bashkëshortes së tij. Nuk dua të aludoj se zonja Nishani është de fakto njeriu që vendos, sepse kjo nuk më përket mua e askujt tjetër, kjo është një marrëdhënie që rregullohet mes palësh; por fakti që, papritur, katër komunitete fetare aludojnë krejt haptas për një mposhtje të drejtësisë për hatër të kryetarit të këshillit të lartë të drejtësisë, nxiti edhe deklarimin politik e historik të Nishanit. Nëse nuk do të kishte një reagim të tillë, ndoshta tepër qytetar, nuk do të kishte asnjë deklaratë politike të Nishanit. U bë reagimi, u përsërit në parlament, u nxi Nishani. Atëherë ku është ideali këtu, vizioni, qëndrimi parimor e njerëzor i një njeriu që për dreq na e bënë president?
E dëgjova këtë historinë e shembjes së kishës katolike dhe më janë kujtuar fjalët e mikpritjes së Nishanit ndaj Papës së Shenjtë. Mos qofsha i gabuar, në atë fjalimin e tij ai përmendi edhe bashkëshorten, që mos gabohem quhet Odeta.
Në kohën që ai, Nishani, po fliste për vlerat e kishës katolike, është e mundur që në anën tjetër dikush të ketë qeshur me cinizëm duke thënë me vete: Prit edhe pak se t’i tregoj unë se ku i ke kufijtë… o atë i shenjtë…
Koha që ka gjetur Nishani për të bërë deklarata politike është më e duhura për të, por më e mbrapshta për vendin, por edhe për të. Dashur pa dashur do të ketë njerëz që mes këtyre dy ekstremeve, tritolit dhe deklaratës politike të shefit të shtetit, do të gjejnë paralele të dëmshme e stabilizuese.
Dhe nuk do të jetë faji i atyre që i gjejnë, por faji i atyre që i krijojnë paralele të tilla.
Nuk do të jetë faji i askujt nëse ndokush do të mësojë se e gjithë ajo që ndodhi nuk ishte asgjë tjetër veçse tentimi i një tritoli politik, që mbeti pa shpërthyer, për vetëm një fakt: Nne kemi një president që pakkush ia vë veshin.

dy kurva ka shqiperia nje shqupi dhe jarani shpejt boll tash po e hani pervers president i paralizuar
Ka nje muaj qe te gjtha kopetencat e Presidentit I kane kaluar SALI BERISHES.
Mos u merni kot me Nishanin se gjynah ,eshte semure.Saliu I ben deklaratat si ne PD ashtu dhe ne PRESIDENCE./
Mire, bukur,sakte. Edhe nje here, ju lumte DITA e z.Bedri.
Ai sakati nuk duhet hequr po duhet terhequr zvarre,nje burre ma moral dhe pa shtylle kurrizore nuk i dunet Shqiperise.
Ky sakat po mban peng vendin duke u qare!
Nga kto 3 kafsh qe jan ne foto nuk pritet as edhe 1 e mir e vetme ne kte jet .Ata veprojn vetem nepermjet instiktit.Ata kafshojn fort po ju prek sadopak ushqimi i tyre. Po te analizosh ADN e tyre nuk gjen as 1℅ njeri.eshte e frikshme kur mendon se kush drejton vendin ton. GABIMI I madh I ramametes me shok eshte vendosja ne krye te bankes kombetare TEMESEJKON.
Jo jo mos bej llang llang njeri sepse e dini shum mire o Bedri ti me shoke qe ate president e vuri Edi Rama…me ndryshimet kushtetuse.ne 2008..eee he me thuaj qe e kam gabim ,ste vjen zeri eee, asnji fjale per keto ndryshime ne kete artikullin tend o thengjill i mbuluar..si ha njeri me ato kokrra ullini..
Kapterr Bujari jo president por as afer gardhit te presidences nuk do afrohej po mos u ndryshonte Kushtetuta..
Ti e mban veten per parimor?Bedri por mos na u hiq shum i ndershem ,,edhe pragmatizmin tend e shum te tjerve e kuptoj qe parimet nuk hahen,, sidomos me kte dit qe ka ardh sot..
Presidenti me i mir qe ka pas vendi der me sot ka qene Moisiu,per konsensusin qe pati,dhe filloi te krijohej nji tradite e mir te cilen dy partit e medha e shkaterruan per te pas gjithmon pushtetin ne dore.Jo pa qellim e bente gjoksin grop Saliu kur thonte qe le te beje nji ligj opozita dhe po se votova jam burr i keq!!.Perralla me mbret,,Saliu dhe Rama ishin mar vesh dhe duhej nji pretekst per ti hedhur HI SYVE NJERZVE PER NDRYSHIMET KUSHTETUSE..dhe po ja vjelim mire frutat ketyre ndryshimeve apo jo zoti Bedri??
HEROIT TE PENES SOCIALISTE DHE UCEKEISTE ,SHOKUT BEDRI
kur degjon parlamentin ,kur shikon shperthimet e tritolit ,kur shkumezon dhe presidenti
do pak mend qe te kuptosh ,qe NUK KA SHTET ,ose thjesht
SHTETI PO JEP SHPIRT
Dyzimi ,i kreut te shtetit ,me e pakta e te keqes do ishte kjo ,ne nje plan te qarte
EKONOMIK ,STRUKTUROR , sjell vetem nje lufte klanesh krahinor ,politik dhe territorrial
EdWini me Ilirin ,e kane ngaterruarr keqas kuptimin e 1 milion votave .Po ju duket vetja si operator te coll center ,ku me nje telefon antikorrupsion ,mendojne se do bejne shtetin dhe do luftojne perbindeshin .Qeveria ,mender qeveria e jote ,po lufton te dobtin ,qe e zhveshur nga mishi ishte ,tani po i han kocken .Duke mos pare miliarderet e rinj te krijuar nga mega abuzimi i fondeve ,duke luftuar fshatarin e mjeruar qe ne token e vet po ngre kasolle dhe duke heshtur para zaptuesve te vertete te pronave ,per te cilet fatura dhe radha ne Strasburg nuk po/do ndalet .Shkaterrimi i parcelave te hashashit ,thjesht mbylli disa vende pune ,por aspak nuk preku multimiliar derrat e kesaj tregetie . Do kishte bere me mire ta legalizonte ,shteti do dilte me i fuqishem .Mos te degjoj moral per kete une ,se moralin e keni humbur qysh ne djep juve .
Ti e di mire historine e vendit tim ,dhe e di qe eshte qeverisur gjithmone nga klanet apo kastat .Rampolli Rama , e ka te humbur kete shanc
1 ] Vend ne Nato
2 ] Kantidat per ne BE
3] Ekonomikisht i rrenuar
Rezervat kane mbaruar ,vete i kane ngrene .Mungesa dhe ashpersimi i situates nuk do sjelli asgje te mire ,pervecse nje perplasje te forte sociale .Nuk do ju shpetojne 1 milion votat ,perkundrazi ato do ju ngrihen te parat .
Ju ka ngelur vetem te hapni linjen e autobuzave per te degdisur dhe ata pak mjerane kokepalar ,nen shembullin e sivellaut tuaj shqiptar prej Kosove .
Por dhe me kete rrezikoni tashme dhe ate qe e keni humbur
Financimin nga Brukseli .Ata nuk do tolerojne dhe as kane me mundesi ,tu japin fonde qe thjesht fryjne oligarket tuaj tashme politik .
keshill e hapur nga ana ime ne drejtimin tuaj ,sepse juve ndoshta klisheja politike ku aderoni ju lexon :Rishikim i Kushtetutes ,pa bere kete ,ajo reforma e mender drejtesise do deshtoje ende pa filluar .Do ju kthehet ne nje arme kunder ,arme shume e forte
Rikompozim i kabinetit qeveritar ! [duke vene ne prove nqs duhet dhe efektivisht mazhorancen qe …mendohet se ka ]
Ju do jeni me i squt te na i shtjelloni ne gjuhe zyrtare keto qe une shkruaj ne gjuhe popullore
Mos harroni Mantelin e Pergjakur qe ju la Herakliut nga Minotauri !
Jeni duke u rrokullisur drejt nje rruge te pasigurt ,dhe jo sepse e thote Izet Haxhia ,as sepse po shkumezon Jari .Ndersa faktoret ekonomiko social politik rreth jush po ndryshojne me shpejtesi ,ju keni humbur korridoreve ministror ku po luftoni me veten tuaj per te copetuar dhe me shume ato 1 milion vota ,qe tashme jane 1 milione vota te vdekura .
Bota nuk do njohi as nje qeveri tritoli e permbysje spektakolare ,e provuat vete ne 21 janar
por sigurisht nuk do rri te bej sehir ne
MASAKREN E TE PAFAJSHMEVE !
Edi Rama nuk u zgjodh me votat e 1 milion shqyptareve
QE TE RILNDE APO RINGJALLE KOHEN E QEPES TE ENVER HOXHES
QE TE NDRYSHOJE SI DEBIL KUSHTETUTEN SI NE 2008-n
QE T’I THOTE SALIUT: “TE RONI VETE!” SI NE GERDEC
QE TE SHPETOJE KUSARIN E THESARIT TE SHTETIT FULLANI
QE TE MBAROJE VILAT NE KERRTHIZE TE DAJTIT ME MATERIALE TE VARFERA PA DEKLARUAR TE ARDHURAT LLOGJIKE PER KETE INVESTIM DHE PA PAGUAR TAKSEN PROGRESIVE NE SHTET
QE TE DEKOROJE KRIMINELET E ENVERIT ME DEKORATA TRIMERIE
QE TE EMEROJE PINJOLLET E TEFTA CAMIT SI AMBASADORE NE DHE TE HUAJ
QE TE TALLET ME VISAR ZHITIN SI INDULGJENCE MESJETARE PAFAJESIE
por
QE TE NDESHKOJE SALI BERISHEN DHE ZULLUMQARET ME PUSHTET
QE TE HAPI VENDE PUNE DHE TE NGREJE TREGUESIN GDP TE PRODHIMIT QE KA MBETUR NE VEND NUMERO QE NGA KOHA E QEPES
prandaj Nishani mund te jete KAPTERI i Enverit dhe i Saliut, por ben mire qe nuk do te behet edhe KAPTERI i Edvinit.
Do ishte mire qe shume njerez ,shume njerez qe mendohet se kane dy fije mend ne koke ,shume nga ata qe vuajten kasten politike
te rreshtohen perdite para qeverise se Ligjshme ,te zgjedhur me ligjshmeri dhe ti kerkojne llogari ,perdite te kerkojne llogari
perse drejtesi nuk po behet .
Jo te kerkojne rehabilitim kusaresh dhe vrasetaresh .
Paaftesia e Edvinit dhe rehabilitimi i Berishes jane dy gjera shume ,shume te ndryshme .Paaftesine e korrigjon …me vdekjen nuk eshte se vdes vetem pak . Te siguroj qe nqs do kete garancine ai paralitiku mendor qe rizgjidhet ne 2017 ,behet jo vetem ushtar i Edvinit por i kujtdo .E ka genetike kete .
Me duhet tu kujtoj para nja 2 vjetesh ,kur ju vete adhuronit Edvinin
disa her ju kam thene si do i dilte shtetit ne krye ???
Kushtetuta duhet ndryshuar , kodi zgjedhor po ashtu .Duhet te marri fund historia e 1 .Vendi eshte ne grahmat e fundit ,kjo nuk mund te gezoj asnje dhe aq me pak te flasim per piramide .
E mbani mend ate historine e perzenies se Nanos ? Pastaj bashkimi si vellezer bashkekusar ?? e pra kete skenar po luajne kapterat
me gjuhen e kercenimit kerkojne rehabilitim ose premtojne destabilizim ……e vjeter si histori
problemi eshte se shume nga ata qe hidhen ne flake si socialist haleat e kane shume qejf kete ….marreveshje quhet sot hajduteria Prandaj lereni Edin me hallin qe e ka zene ….sepse nuk eshte vetem hall i tij .[ nqs ai zgjedh kete rruge ,jemi te vdekur e te pakallur te gjithe ]
Jua thashe dikur
” O do jetojme te gjithe si vellezer ,ose do vdisni vetem si majmun ”
[duhet te flasi historia dhe kultura ,jo urrejtja ]
Desert rose,filozof i shkolles se partise!
Po e them me delikatesw, per kete deklarate te cartur, agresive, aspak te bazuar, or shoke a zoterinj, nuk e ka fajin Jari por keshilltari. Jari, mire vete nuk eshte ne terezi, por edhe enturazhin e tij e ka zi e ma zi, njerez profane qe nuk marrin vesh as nga politika, as nga konstitucionalizmi, por karakterizohen nga servilizmi, nga militantizmi, nga injoranca , ndaj dhe i pergatisin shefit te tyre deklarime dhe hartime te turpshme edhe per nje gjimnazist. A ju kujtohet o rrogetare keshilltare hartimi mjeran i nivelit me te ulet ne daç artistik, ne daç politik, ne daç ne profilin presidencial, qw recitoi shefi juaj ne pritjen e dhene ne Pallatin e Brigadave me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise? La nam ne tere boten politike e diplomatike, sa edhe trupi diplomatik qeshte e nenqeshte, duke u tallur me brockullat qe leshoheshin ate mbremje ne ate ceremoni farse.
Pra, ju o keshtillare, me sallatat e çorbat qe i pergatisni shefit qe ju mban me supe, ose e nderoni ate, ose e fundosni ate. Dhe fakti eshte se sa kohe ka qw ai firmos ne borderone e presidences, ju qe e rrethoni me nje servilizem te felliqur me ato “keshillat” tuasja prej ndrikullash vetem e keni baltosur figuren dhe poziten e tij, e keni kthyer ate ne nje manekin ne butikun e shefit plak te SHQUP-it, ne nje kapter qe zbaton ne menyre te verber komandat e atij qw njihet si Arkani shqiptar, ndersa presidencen e keni kthyer bashke me te ne nje bathore, banoret e se ciles qw jeni ju bashke me Jarin, me letrat qw kane prodhuar deri tani, nuk e marrin legalizimin as ne shekullin e ardshem.
Nuk do te jeni tere jeten ne ate bathore o pseudokeshilltare, por do te mbaheni mend per tere jeten per paaftesine tuaj, per budallalleqet qe i servirni atij qw jua pranon, se aper vete aq ka.
Pale ai qw doli sw fundi para mikrofonave dhe hapte kamaren per te jashteqitur ate deklarate, duke u orvatur te merrte poza, duke u bere nje foles aktor me te folurin me te turpshem skenik, sikur t’i kishte ato fjale fjale te zorres se vet dhe jo te nje tjetri.
çfare beni keshtu, more keshilltare a sekretare te Jarit, se po lini nam. Jepini fund ketyre parodive, behuni nje here profesioniste, merrni nje here te vetme kurajen civile te kundershtoni ndonje formulim qw pjell mendna e semure dhe te paraqiteni e te merrni ate rroge qw merrni me dinjitet.
Se ata qw ju degjojne nuk jane femijet e kopshteve qw shkojne ne teatrin e kukullave. Kane dhe ata dy pare mend e se bashku behen shume pare mend, kurse ju dhe shefi juaj kerkoni shume pare kartemonedha e pasuri sa postin politik dhe pushtetin qw ju ka dhene Partia e dashur e Shqupit, ne fasaden e te cilit nga bregu i Lanes duket nje gjarper i madh i mbledhur kutullac, qw wshte sigla dhe logoja e partisw tuaj kioske, qw prodhon vetem helm duke shkaktuar nje ndotje te madhe nga veriu ne bathore, duke krijuar nje mjedis inflamativ ne tere vendin
Ruani te pakten emrin tuaj se neser kur te zbrisni nga kali tw cilit i keni hipur mbrapsht, me gjithe shefin tuaj, njerezit do t’ju varin teneqene, paçka se ju mund te me thoni, fol ti fol, se ne i shtuam depozitat qe kemi neper banka.
Kjo eshte e verteta juaj, t’i zhvatni sa me shume ketij populli, pa derdhur nje pike drejse, por duke derdhur shishet e shampanjes ne ato pritje e ballo me maska qw organizon presidenti juaj, se i yni nuk eshte, ne kohen kur Shqiperia vuan.
Ndaj ai meriton t’i thuhet, se pari nga ju, ça bon kshu, o presidento, Stambolli (Shqiperia) dhe populli po digjen, mustaqet e Jarit po krihen, per t’u dukur i bukur nw ato supershpenzime qe beni ju me mbremje, me ballo, me vizita jashte shtetit, me superdjeta, makina, dreka dhe darka e qejfe,
Presdiente ka gjynahet e veta, po ju o keshilltare keni edhe me shume, se me duket se po im vini sterkembesin atij dhe po e detyroni te numeroje cdo dite ditet qw i kane mbetur ne ate bathore, si ata te burgosurit qw shtojne çdo dite nga nje vize ne murin e qelise.
Te tilla viza jane keshillat dhe fjalime qw ju i jepni Jarit gjysmatarit, por e keqja eshte se shqelmat e gomarit i ha vendi, i ha populli qw ne vend te nje perfaqesuesi te tere kombit,shpallur veten nje kapterr militant te Shqupit, qw eshte kthyer ne simbol i TURPIT.
shume mire ali asllani qe ja kujton Bedriut. Edi Rames e shume te tjerve po bejne sikur harrojne.
Gege nuk e harrojn ato jo,, por e cuditshme ketu eshte se ca trushplare komentues marin zjarr si pushka e jevgut.
Bedriu na thote gjysmen e te vertetes ,nuk ja mban te thote arsyet e verteta perse erdhi ne krye te Presidences nji individ i indoktrinuar nga Berisha.
u dalin te palarat ne shesh sepse ashtu si Berisha edhe Rama e duan te gjithe pushtetin ne duart e tyre..dhe Edi Rama eshte vertet i fuqishem tani si nga ana ligjore edhe politike ka pothuajse pushtet absolut si Enveri…kush ja dha kete pushtet!!. marrveshja qe beri me Saliun per ndryshimin e Kushtetutes…nga ana ligjore keto jan te mbuluar por ana morale dhe politike ja kan bere ne koke Kushtetutes dhe Demokracise..
Kryeartikulli eshte shume i sakte nga Tritoli tek Nishani te gjithe bashke ne nje front te vetem kunder kujt kunder polullit te vet per nje interes te vetem Sali Berishen.
Po bejne planin per nje 97 tjeter..populli duhet te jete vigjilent mos te bjere pre e ketyre 3 ndyrsirave qe per te mbrojtur pasurit e tyre duan ta shkrumbojne vendin..keta kriminel po lozin me fatin e gjenerates ardheshme.
Bedri nuk kam koment sepse je ekspert djhe perfekt. me kujton Bledar Priftin dikur. Perulem para penes Tuaj
Zoti Bedri ka ikur koha e artikujve te “forte”.Keni talent gazetaresk por kjo nuk mjafton.Ky gjallerim i krimberishes ka dhe nje “zgjatim” qe ka te beje me mbeshtetjen e tij nga disa segmente te dyshimta ne Amerike
.Atdhetari Gery Kokalari kritikoi direkt ambasadorin Lu per lidhjet e tij me Podesten famekeqe,me berishistin e cmendur Frank Wisner dhe me klanet serbo -greke me emer dhe me fotografi.
Prisnim nga ju te benit ndonje artikull per keta zoterinj qe po dobesojne demokracine ne shqiperi dhe po pregatisin ardhjen e berishes per here te trete me te njejten menyre si ne 1991,dhe 2005.Roli jo i sinqerte i ketij ambasdori duhet kritikuar qe tani dhe ju pasi te behet berisha president per here te dyte me lul udbashin kryeminister.Nuk ka ci duhet aderinmi ne Nato e shqiperise kur nuk kemi ushtri,clirimi kosoves kur kosovaret po ikin ne nje eksod me te fikshem se ne 1999..pra kujt i duhet kosova dhe shqiperia qe jane kthyer ne formen e vilajeteve te kohes turqise ?
Jo vetem kaq por nuk ngeli dipllomat,politikan,ambasador,senator apo kongresmen ne europe dhe amerike duke u tallur me ate popull duke na trembur me “diktatorin ” enver kur frankeshtein monstra e viqidolit e ka shkaterruar ate vend me keq se otomanizmi,zogizmi,fashizmi dhe enverizmi te marra se bashku
jetimet e 21 janarit
remzi hoxha
kosta trebicka
fatmir xhindi
komunari ne kukes
oficeri shikut
gjyqtari konomi
viktimat e gerdecit
protestuesit e 21 janarit
zhdukja e fisit haklajve
nxjerrja ne prite e azemhajdarit
vrasja e 10 komisareve te policise
vrasja e mbi 500 policeve ne detyre
ngujimi i 3110 familjeve ose jane gjak
1800 te vrare me kanun
prishjen e qeverise stabilitetit 91′
fronezimi i janullatusit
aderimi ne konferencen islamike pa referedum
sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
furnizimi me nafte i milloshevicit
vjedhjen e votimeve te 96′
rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
rrezimin e shtetit dhe vellavrasja ne 97′
grushti i shtetit shtator 98′
impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
miratimi i varrezave te ushtareve greke
injorimi total i ceshtjes came
shitja e detit jon
implikimi me ligjin e plehrave
vjedhje e votimeve ne 2009
masakra e 21 janarit
vjedhja e votimeve 2011
perdhosja e luftes N.CL
glorifikimi i satrapit zog
deklarata qe kemi gjak turku.
Shitja e resurseve strategjike
lidhja me mafiozet e podestes
parlameti i ri
stadiumi i ri
xhamia e re
rruga e Arberit
rrethrrotullimi ne unaze
h/c skavices
h/c devollit
mullinjte e eres ne karaburun
centrale atomike per tu bere superfuqi
hekurudha tirane-pekin
superfuqi arroresh
mbjellja e 10 miljon rrenje ullinj
deshtimi i censusit
vjedhja e 300 miljon dolarev te rruga kombit
shitja e hidrocentraleve
shitja mafjoze e armatimeve
shitja e reparteve ushtarake + shqup-in
deshtimi i shitjes albetrolit dhe armos
linja e tramvajit Lulit ne tirane
shqiperia 1-euro
denoncimi i Hysen Shoshorit
denoncimi i Margarira Kostaqit
tjetersimi mafjoz i Shqup-it
tjetersimi mafjoz i ambasades kineze
tjetersimi mafjoz i sh.o. Fier
ri-aprovim i ardhjes milionave ton plehrave
cmenduria me emrin e bjeshkeve te nemuna.
perdhosja e eshtrave te A.Hajdarit dhe VK.
lejimi i rajersonit ne fushate elektorale 1992
mos hapja e dosjes se sigurimit shtetit
poshtrimi i Jon Withersit
poshtrimi i Arvizuse
loja me LHL
eleminimi Sokol Olldashit
loja me lazaratin
helmimi Ferdinant Fonit
pagesa e vrasjes se Santos
teatri qe po luan me Fullanin
uzurpimi bsh
uzurpimi i bankes Santos
Pra kujt i duhet nato,clirimi kosoves,liberalizmi i vizave kur shqiperia eshte pushtuar de fakto nga nazi-berishizmi qe akoma njihet si faktor “stabiliteti” nga doris packet,gollsbruket,podestat me wisnerat qe kane duart aq te gjata sa te emrojne ambasdore qe jane vetem nenpunes,lexues ferrmanesh te lobeve te berishes ne washington dhe bruksel qe po e perdorin edi ramen si don kishoti qe i coi 1 miljon votat e 23 qershorit ne mullirin me uje te sanco pancos- ilir meta ? Merr shembull nga Gery Kokalari zoti Bedri dhe mos i ngashero lexuesit te derdhin lote se e kane bere det e oqean deri tani..
Nga Bujar Nishani – Kopani, tek Sali Viçidoli, qe eshte “pjell” nga nene TRITOLI.
@,dash
ti more qe mbahesh per dash, ke ndonje prone ti ? Me thuaj ne ke nje se ta rregulloj une qefin.
Te ta zhduk nga defteri sic u a kem bere 20.000 shqiptareve. Te na mohosh ti ne nje nga fitoret me te medha, zhdukjen e prones se trasheguar, haram ju qofte. Jo po gjejini rrenjet tani po deshet. Apo do te te fus ne sherr me familjen qe te te heqin ata qafe sic kane ikur nja 8000.
Shyqyr qe eshte kjo gazeta te flas sic dua se ne Facebook duhet te shkruaj ; Gezuar diten e dashurise.
Komentuesi ;Dash, sakte fare…Ky vend po rrenohet dhe shkaterrohet perdite ,,nuk ja vlen te merremi me president-kapterre, por duhet te merremi me koken,,,ndryshe ky vend do te kete nje fat te keq. Duhet veprim,,,boll vertem me llafe.Mazhoranca duhet te veproje sa nuk eshte vone.
Faleminderit z. Bedri per shkrimet dhe analizat e sakta te ngjarjeve, fenomeneve dhe personazheve te politikes Shqiptare. Ju lutem vazhdoni te shkruani….. Respekte !
Keto bidate qe po ndodhin me tetarin e SHQUP-it, Nishanin, te kujtojne tetarin me te cilin bente gallate kadeti i prape Marek tek “Shvejku”!
Prandaj edhe ne mileti i thjeshte frymezohemi per ndonje bejte a, poezi a…!
Plasi dheu ,doli Nishani
Koke panxhar, pamje jarani,
Duket tepke si cerkez
Rryp daulle, pi pekmez!
Ishte mire diteziu
Kur punonte kamarier
S’i binte me qafe njeriu
As kur ishte oficer!
Ishte Salihi i pire
Kur ndodhi ky aksident,
Ne sabah,qe pagdhire
Kur te shpalli president!
Rekrut,tetar e rreshter
Dallkauk,kopuk e kapter,
Me mustaqe,pa mustaqe,
Lum si ti o zoti kolaqe!
Te mori Salihi ne hamam
Per t’i mbajtur karten e bythes,
Kaq idiot je o derman
E s’pate piken e frikes?
Mergoi drit e diturise
I dolen rrenjet sistemit,
Me hyqmin e Perendise
E lejen e Avni Rustemit!
Edi Rama nuk u zgjodh me votat e 1 milion shqyptareve
– QE TE RILNDE APO RINGJALLE KOHEN E QEPES TE ENVER HOXHES
– QE TE NDRYSHOJE SI DEBIL KUSHTETUTEN SI NE 2008-n
– QE T’I THOTE SALIUT: “TE RONI VETE!” SI NE GERDEC
– QE TE SHPETOJE KUSARIN E THESARIT TE SHTETIT FULLANI
– QE TE SHPETOJE DJALIN DROGAXHI DHE VRASTAR TE DEPUTETES XHUVANI
– QE TE SHPETOJE “DRAGOIN” E KOKAINES TE ENVERIT, ERMAL HOXHA
– QE TE MBAROJE VILAT NE KERRTHIZE TE DAJTIT ME MATERIALE TE VARFERA — QE TE MOS DEKLAROJE TE ARDHURAT LLOGJIKE PER KETE INVESTIM
– QE TE MOS PAGUAJE TAKSEN E TIJ FAMOZE PROGRESIVE NE SHTET
– QE TE DEKOROJE PAPUSHIM KRIMINELET E ENVERIT ME DEKORATA TRIMERIE
– QE TE EMEROJE PINJOLLET E TEFTA CAMIT SI AMBASADORE NE DHE TE HUAJ
QE TE TALLET ME VISAR ZHITIN SI INDULGJENCE MESJETARE PAFAJESIE
por:
– QE TE NDESHKOJE SALI BERISHEN DHE ZULLUMQARET ME PUSHTET
– QE TE HAPI VENDE PUNE DHE TE NGREJE TREGUESIN GDP TE PRODHIMIT QE KA MBETUR NE VEND NUMERO QE NGA KOHA E QEPES
prandaj Nishani mund te jete KAPTERI i Enverit dhe i Saliut, por ben mire qe nuk do te behet edhe KAPTERI i Edvinit.
Te rroni vet. Te na rroje partia
Te dy presidentat si Topi dhe kete nishanlliun i vuri Sali topalle…kjo eshte e sigurt se nga Nishani kerkojne mbrojtje…Une shikoj se nishanit po i vjen fundi e bashke me te dhe saliut dhe ushtrise tij kriminale..Dicka dihet se Nishanlliu eshte i goditur ne tru,pra i paralizuar dhe ligje se kap idem si saliu qe ka kartele mjeksore me diagnoze i marre ose gjuhe mjeksore “psikopat”
Ata kane firmosur defakto shitjen e Shqiperise tek ruso-serbe–greku…dhe p[ritet ti bhet gjyqi…a kjo eshte dhe vonesa e Rames…..por sic thote dhe autoriz.Bedri…prit kur t’ja veje saliu tritolin nishanit dhe te thote ja vuri qeveria se nuk dekretojambasador ne Vatikan V,Zhitin….ka te drejte Izet Haxhia me keto endrra zgjohet saliu se psikopat eshte dhe mendon naten qe te veje ne pune urdheruesit e tritolit diten per diell…..apo jo sali….Cpret edhe BE apo USA aponderkombetaret…duhet nje Enver tja tregoje ku e kane venbdin se USA e mban se e furnizojne kongrsmenet per takime,per lobime etj mos harroni sa dollare ka dergu sali lulka ne USA…E NDAJ THOJNE…SI KA RENE PIKA SHQIPTAREVE SE E LEJOJNE TE JETOJE SALIU …LE TA VRASIN VETE…USA nuk nderhyn…mendoj ,por prap pyes se sa qendron????mjere neve me sali topalle e nishanlliqe sjane pak …por duhet te veprojne AVNI RUSTEMAT…tetjeret kane frike se kane provuar dhunat e sali bukoshit e fashistave te serbise…oh sa ka….mjere neve kur do te clirohemi…por per cudi “jemi vend anetare i NATOS,apo jo??????
Dhe Shqiptaret presin te behet ky vend , shpresojme nga te tjere njerez “allashqiptare ” e jo nga keta proserbet…
Dhe fajin e ka Odeta, pse do thoni ju? ajo duhet ti jape helm qe te shkoje ne te semes
Proletar te gjith vendeve bashkohuni.Cohen heret disa ish sekretar partie fshati me 4 klas e bajn komente.Shkoni more te shkret te dhite.
President koti,ashtu sic eshte popull koti, qeveria pjelle tij pa tjeter qe do te jete koti.