Tërmeti, njofton KM: Çdo familje “do kontaktohet për t’u dëgjuar”

J L

Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar të gjithë prefektët, Forcat e Armatosura, deputetët dhe ministrat të zhvendosen në Durrës.

Në mbledhjen e sotme me Prefektët në Ministrinë e Mbrojtjes, kreu i qeverisë tha se të gjithë prefektët do të spostohen në Durrës “për të nisur menjëherë komunikimin me qytetarët”, sipas tij.

“Gjëja e parë që kërkoj është që të gjithë ju, edhe prefektët e ardhur nga qarqet e tjera, të spostoheni në Durrës, me synimin që çdo familje që hyn në atë rrethin e parë të stresit dhe që dje gjatë gjithë natës ka qëndruar jashtë të kontaktohet. 

Ju të gjithë këtu, plus strukturat atje të Policisë së Shtetit dhe ato të mirëqenies sociale të organizohen dhe shpërndahen në mënyrë të struktura, me destinacione konkrete dhe brenda ditës së sotme, para se të vijë nata, duhen kontaktuar të gjithë, sy më sy. Do të angazhohen edhe deputetët, edhe ministrat, sepse është një moment që kapërcehet me komunikim. Tërmeti është në psikologjinë e njerëzve akoma. Paniku ka kaluar. Nuk jemi në kushtet e rrezikut eminent sot. Çdo shtëpie e prekur të ketë dosjen e vet, të firmoset dhe të kalojë për trajtim te emergjencat për fazën e rehabilitimit“, tha ai.

j.l./ dita

Share This Article
9 Comments
  • O Edi Rama, o kaqol fodull dhe mendjemadh:

    PSE NUK E DEGJOVE LIKE FLORIRIN, POR I NXORRE GJUHEN DHE E PERQESHE, TANI PO I TURRESH TERRENIT ME BEDELET E TU QESHARAKE?

    • Ik mor injorant qe ngele vetem ne kompjuter ne pritje te komentosh cdo lajm. Ku parashikohen termetet o idiot. Po perse nuk e parashikoi Ilir 7% (aka Like floriri) termetin demtues te Korces.

      • Bole e indinjuar:

        Shko dhe kerce valle enveriste ti me Termetin e Shefqet Pecit ne Kishen e Zotit dhe pastaj qa dhe vajto per pasojat e Tremetit te Zotit si nje indinjuar i pafe, pabuks dhe pa breke ne bythe, ja te pelqen apo jo ty Like Floriri te paralajmeroi, por Edvin Droga e perqeshi dhe e talli, njashtu sic perqeshi dhe talli bythen me Presidentin Donald Trump nga CNN. Po ja qe Zoti qe edhe fal, por dhe ndeshkon se Sakrilegjin nuk harron dhe te dergon mesazhe here pas here si i indinjuar i pafe, pabuks dhe kokpalare:

        TERMETIN DESHET, JA KU E KENI!

    • Shikoni cfare kryeministri te PA AFTE kemi!
      Po mbledh prefeket ,ish ushtareke,qe nuk marrin vesh nga punet e pasojave te termetit,kulmi fare therret prefektet e qarqeve te tjere,qe me shume do merren se ku do flene,ku do hane etj se sa do merren me ndonje pune!
      Se keta prefekte jane si gjyqtaret e plepave qe vuri Berisha ,qe e bene drejtesine corap!
      Ja si mendoj une se do vepronte kryeministri:
      1-Te ishin perpiluar kohe me pare radha punes se cfare do behej ne rast termeti!
      2-Te ishin hartuar me kohe komisionet shteterore dhe vendore te verifikimit te demeve dhe komisionet e urbanisteve per hartimin e projekteve per cdo shtepi te demtuar!
      3-Paralelisht kryeministri te organizonte nje takim me drejtuesit e firmave te ndertimit nga e gjithe Shqiperia qe te pregatisnin gjithcka per keto ndertime!
      4-Pas hartimit te preventivave dhe projekteve te ndertesave te demtuara,qeveria te planifikoje fondin per perballimin e tyre!
      Nuk do ishte keq qe te njihej sidomos pervoja e shtetit socialist ne raste te tilla shume here me te renda!
      Ne se nuk perfillni asgje nga ajo kohe,mjere shqiptaret ne duart e kujt kane rene!

  • Termeti ndodhi vertet,por qe nje termet i zakonshem me lekundje harmonike,pa tronditje shkaterruese.
    Ne qe kemi perjetuar termetin e Dibres ne 67,qe na leviznin bankat e shkolles si varka,ju themi te mos beni alarm te kote.Mos ndillni katastrova kot.
    Qeveritaret mos bejne alarme kot per t`u dukur,,mos bejne sikur i digjet bytha per popullin,,Termeti me i madh jane PPP te dhe Concesionet e Rames.

  • Meta e ka termetin ne koke qekur ju dogj karta e c`dekretit te 30 qershorit.
    Termeti qe nje lekundje e zakonshme.Mos merrni deren ne krahe kot,te pyesni popullin,se 3 miljon katonj e qymeza pulash do t`ju dalin te demtuara nga Termeti..

  • Qesharake deri ne neveri:
    Ka tridhjet vjet,qe vazhdon dhe bie ne kete vend termet mbi dhjete balle,qe jo vetem rrafshon,por dhe ka groposur,dhe zhdukur vlera historike, ku erresira mbytese e kullave fare e pa trazuar vazhdon te bjere mbi shpirtrat dhe vlerat morale qytetare,duke e larguar dhe me tej kete shqiptar vite drite larg vlerave te qyteterimit perendimor.
    Prandaj eshte per te qeshur hidhur,kur piktori frikacak dhe narcist,mbledh me ´´alarm´´ rapsodet e vet,per termetin fizik 6 balle,kur pak me tej,te pa trazuara prej 3 dekadash,jane vatrat cfarosese te termeteve mbi 10 balle,me epiqendrat ne Vicidol dhe Cepanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *