Të gjithë të gëzuar

redaktor

Reforma u miratua. Të gjithë janë të gëzuar. Të gjithë të fituar. U gëzua numri një i shtetit se ndonëse lëvizi të gjithë gurët që reforma të mos miratohej, do të shënojë në biografinë e tij se ka firmosur një ligj të rëndësishëm. U gëzua babai i gjithëpushtetshëm i të djathtës se e shpëtoi sovranitetin e vendit nga thonjtë e imperializmit amerikan. U gëzua e u fry si gjel Lulashi se i rregulloi marrëdhëniet me Perëndimin dhe i hapet rruga që ndonjëherë të trokasë në portat e kryeministrisë, qoftë edhe ashtu si hyri në zyrat e bashkisë. U gëzua Lirua, se me qetësi dhe dashuri do t’i shijojë frutet në të gjitha degët e pushtetit, gjithnjë majë kalit. U gëzua i gjati i të majtës se do ta bëjë gjoksin gropë duke treguar se po e mban premtimin. Edhe peshorembajtësit e drejtësisë u gëzuan se me marifetet e deritanishme janë bërë bolori, ndaj do të gjejnë shtigje e monopate më të sofistikuara. U gëzua edhe populli i padëgjuar se i duket se i lindi një shpresë që një ditë do të thonë fjalën plot dinjitet. Të gjithë brohorasin. Urraaa!

 

Letër e nënshkruar,

Veledin Abazi

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *