Të gjithë themi që e duam kombin

anazapta

Letër e nënshkruar

Ervin Shkulaku

Për 23 vjet dëgjojmë nga politika premtime pa fund. Të gjithë themi që e duam kombin, flamurin por nuk e nderojmë atë. Vitet kalojnë dhe brezat po ndryshojnë por gjendja s’po ndryshon. Politikani po i lë trashëgimi të birit pasurinë e korrupsionin ndërsa qytetari po i lë trashëgimi të birit bindjen e varfërinë.

Habia më e fundit ishte në zgjedhjet e 23 qershorit kur u fol që “Nëse fitojmë do liberalizojmë vizat me Amerikën”. Ne, shteti më i varfër i Evropës do shkonim pa viza në Amerikë. Por ne çfarë bëmë? Shumë prej nesh i besuan kësaj fraze… Përsëri dëgjojmë, besojmë.

Por si mendoni pse na thanë këtë frazë? Sepse ashtu mendojnë për ne. Mendojnë që ne nuk kemi llogjikë por besojmë. Pas zgjedhjeve u fol për Rilindje. Do e shohim nëse do realizohet kjo Rilindje sepse ka 23 vjet me fjalë të tilla.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *