Nëse ka një vend ku gatuhet mirë në Tiranë është restorant il Gusto, i cili ndodhet prapa Kullave Binjake. Tashmë, ai është kthyer në shtëpinë e të gjithëve.
Në Il Gusto shkojnë që nga personalitet e njohur të politikës, artit dhe kulturës e deri tek njerëzit e thjesht. Sekreti? Për il Guston klienti është mbreti.
Madje këto kohë kemi mësuar se restoranti do t’i shtohet një pamje e re.
Pjesa e jashtme e këtij ambienti do të kthehet në një kopsht shumëngjyrësh në këtë stinë të bukur të luleve. Është një pjesë, e cila i bashkëngjitet më së miri ambientit të brendshëm të restorantit.
E arreduar e gjitha sipas një stili modern, që i shkon përshtatë tendencave të fundit të 2015-ës, me lule natyrale, tavolina e karrige të rehatshme dhe ngjyrat pranverorë do të kenë një efekt qetësues për ju që zgjidhni të kaloni disa momente të rehatshme në këtë pjesë të shtëpisë tuaj të shijes.
Një tjetër njoftim i rëndësishëm që vjen nga stafi i këtij restoranti është se ”Duke dashur që t’i jepnin çdo kujt mundësinë të shijonte kuzhinën dhe stilin e gatimit në Il Gusto, ne kërkojmë nga ju që, nëse doni të darkoni në një nga ditët e fundjavave në restorantin tonë atëherë rezervoni tavolinën tuaj. Në këtë mënyrë do të na ndihmonit edhe ne, por nga ana tjetër do e kishit mendjen të fjetur, pasi tavolina juaj do të jetë aty duke u pritur”.
Qëllimi i stafit profesional është që t’u mirëpres të gjithëve, por në pamundësi të kapacitetit të restorantit detyrohet ndonjëherë që edhe t’ju kthej mbrapsht, ndaj, mënyra më e mirë është të REZERVONI.
Si mund ta bëni këtë? Telefononi në: Tel:04 2278075 Mob: 0686088714. E-mail: [email protected]!
Il Gusto ndodhet në Tiranë, pas Kullave Binjake.






Shkoni, shkoni!
Mos harroni te mbushni portofolin.
“Il Gusto” te pret por… me portofolin mbret!