“Të hapen negociatat”/ Fleckenstein: Shqipëria i plotësoi kushtet paraprake

Gazeta Dita

Shtohen zërat në Parlamentin Europian që kërkojnë nga komisioni hapjen e negociatave me Shqipërinë. Raportuesi Knut Fleckenstein, në një intervistë për Klan Plus, deklaroi se kushtet paraprake siç janë reforma në gjyqësor, Vetingu dhe zgjedhjet, u realizuan. “Nuk duhet të vendosen më kushte penguese”.

“Deklarata e sotme e Presidentit Juncker nuk është ndonjë lajm i madh! Në të gjithë e dinim se në këto pesë vite nuk do të ketë anëtarësime të reja. Gjithsesi negociatat duhet të vijojnë, madje duhet të nxitojmë pas zgjedhjeve të ardhshme evropiane. Me Shqipërinë duhet të nisim sa me shpejt negociatat”.

Ju keni kërkuar publikisht nga Komisioni Evropian datën zyrtare të fillimit të negociatave. Cili është qëndrimi i tyre?

“Ata nuk më kanë dhënë datë konkrete. Jo veten unë por edhe parlamenti evropian kërkon që komisioni të veprojë tashme. Kishim kërkuar të niste reforma në gjyqësor, Vettingu, zgjedhjet që u realizuan mirë. Pra siç e shihni janë realizuar kushtet paraprake. Çështjet më themelore mund të trajtohen gjatë negociatave, por nuk mund të shtojmë çështje të tjera penguese në këtë moment”.KLAN PLUS

Share This Article
3 Comments
  • faleminderit or mik, BE duhet te respektoje kete popull qe vete BE me bekimin qe i beri Berishes e Co. e lane ne tranzicion te tmerrshem dhe tani i tundin karamelen e BE ne ajer… BE nuk eshte thjesht bashkim ekonomik se te ishim aq te perparuar nuk e rruante njeri per BE por bashkim politik duke filluar nga Franca me Gjermanine qe ishin armiq tradicional. Nuk mund te izolohet Shqiperia per te pritur Serbine qe ha me dy magje se medemek dekurajohet sllavi ne ballkan po te mbetet ne fund… ka bere tre luftera agresive dhe prape para nesh drejt BE… ku jane standartet ketu?

  • Mos mor burre , se me keto qe thua mund t’i shkaktosh ndonje infarkt bajraktarit te Vicidolit , apo pjelles se tij politike , Lulushovicit !
    Desha te pyes edhe neperken Monika , me partizen e saj familjare te integrimit europian , cdo te bejne me ate partize , ne se merr rruge problemi yne i integrimit ne BE deri ne zgjedhjet e ardheshme parlamentare ?! Partite krijohen per te jetuar e vepruar per shume vite , por parti te tilla , me objektiv te paracaktuara , duhet te shkrihen , pas aritjes se objektivit , Logjika me e thjeshte , te con te mendosh , se LSI-ja ka punuar dhe punon me kapacitet te plote , per te penguar hyrjen e Shqiperise ne BE , sepse mbas kesaj , i bie te shkrihet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *