Të mbash mend gjithçka nuk është një pikë e fortë për shumë njerëz. Studimet e fundit kanë dalë në pafundmin se të harruarit mund të jetë një fuqi e trurit dhe në fakt, memorizimi selektiv mund të jetë një element i një inteligjence më të fortë.
Shumë studime ndër shekuj janë fokusuar tek përfitimet e “të mbajturit mend gjithçka”. Ka qënë Universiteti i Torontos që ka studiuar të kundërtën e ka dalë në përfundimin se të harrosh është shumë e rëndësishme për vendimet që marrim.
Na ndihmon të eleminojmë informacionin e panevojshëm
Për të marrë vendime të rëndësishme, truri duhet që të eleminojë informacionin e panevojshëm dhe të ruajë atë më të vlefshmin. Kjo do të thotë të lirosh hapësirë në dhomën e memories për t’i lënë vend informacionit që nevojitet vërtet në marrjen e vendimeve.
Na ndihmon të shohim nga një këndvështrim gjithëpërfshirës
Kur harrojmë emrat e klientëve dhe detajet lidhur me punën, truri vendos që ky informacion nuk ka ndonjë rëndësi. Kjo nënkupton një selektim të informacionit, në mënyrë që të shmanget fokusimi tek detajet apo kujtimet e vjetra të panevojshme. Nga ana tjetër truri përqëndrohet vetëm tek informacioni i nevojshëm nga një bisedë apo ngjarje.
Gjatë eksperimenteve të ndryshme, studiuesit kanë vërejtur se ka një dallim edhe mes përvojave që njeriu përjeton. Në rastet e ngjarjeve me shkallë të lartë emocionale negative, kujtimet qëndronin pothuajse të paprekura, pa u zbehur në arkivën e memories.
Shpesh ndodh të na kritikojnë lidhur më faktin që harrojmë detaje nga e shkuara. Në fakt truri ynë është dukë bërë veprime të zgjuara, duke mbajtur mend ngjarjet e duhura dhe jo çdo lloj ngjarjeje.
j.l./ dita
alzhajmer ,
pasi harrojne gjithcka ne jete ,
fillojne ne varre ,te vdekur te mbajne jashtezakonishte mende .