Të hënën taksitë 4+1 dhe autobusët protestë kundër furgonëve

anazapta

Ndërkohë që drejtuesit e furgonëve protestojnë kundër qeverisë, Shoqata e Transportit Interurban ka kërkuar nga ana e qeverisë që të mos tërhiqet nga vendimi i marrë. Kjo Shoqatë ka akuzuar qeverinë e kaluar se ka lejuar qëllimisht informalitetin, duke e shkatërruar tregun. Shoqata në të cilën bëjnë pjesë drejtuesit e autobusëve dhe taksive kanë thënë se ata do të dalin në një protestë paqësore ditën e hënë, për të kundërshtuar informalitetin e furgonëve. Shoqata e autobusëve ka siguruar se nuk do të rrisë çmimin e biletave për udhëtarët. Aktualisht në Shqipëri janë në qarkullim 5600 autobusë, që kanë të punësuar 25 mijë persona. Dy ditë më parë Tirana u përfshi nga protestat e drejtuesve të taksive 8+1 të cilët kërkonin vazhdimin e aktivitetit të tyre edhe pse nuk kanë licencë për atë lloj shërbimi. Ministri Edmond Haxhinasto u dha tre variante për të zgjedhur, por që nuk u pranuan. Varianti parë ishte zbatimi i ligjit dhe vendosja e një taksimetri për të funksionuar si taksi ashtu siç edhe kanë licencën. Varianti i dytë nëse nuk pranohej i pari ishte marrja e një licence të re, për udhëtim ndërurban dhe duke pasur vendin dhe orarin e caktuar të nisjes. Varianti i tretë ishte kryerja e shërbimit taksi vetëm brenda qarkut ku kanë marrë licencën.

Share This Article
2 Comments
  • A thua se do dalin edhe PeDe-rat e Saliut ne mbeshtetje te taksisteve qe kundershtojne furgonat? E them kete se berishianet jane bere si mizat, ku shofin nje cop, shkojne fluturimthi ta pervetesojne.

  • Nuk eshte proteste por manifestim pro-qeverise i monopolit te autobuzeve. ERA TRAVEL quhet firma e autobuzeve dhe vajze me kete emer ka Meta e Kokdhima. Ky eshte si ato antimitingjet e vullnetareve te Enverit kur ra busti i Dulles. Sot do shihet sa kane mbetur nga perkrahesit e qeverise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *