Kush nuk ka mundur që të tërheqë dosjen e tij të studimit në një prej universiteteve që iu është hequr licenca, mund ta marrë atë tek MAS.
Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton të gjithë studentët se ditën e hënë 23.09.2014 fillon tërheqja e dosjeve pranë MAS. Studentët duhet të paraqiten personalisht në MAS për tërheqjen e dosjes, të pajisur me dokument identifikimi të vlefshëm, vetëm në datat e parashikuara nga MAS.
Studentët e pa pajisur me numër matrikullimi nuk mund të transferojnë studimet e tyre në asnjë IAL publike apo private në Republikën e Shqipërisë. Studentët që do të tërheqin dosjet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe u mungon numri i matrikullimit do të pajisen me të, nëse AKP ka lëshuar numër matrikullimi, kur të tërheqin dosjen e tyre pranë MAS.
Nga data 29 shtator, deri në orën 12.00 të datës 3 tetor 2014, studentët do të mund të kryejnë aplikimin, për programet e studimit të ofruara nga Fakulteti përkatës, sipas listave të programeve të studimit të ekuivalentuara. /E.K
Lista e institucioneve të arsimit të lartë :
“Universiteti Planetar i Tiranës”
“Justiniani I”
“Medikadent
“Universiteti Amerikan i Tiranës
“Medikom”
“Universiteti Kristal”
Akademia Pedagogjike, Tiranë
Shkolla e Lartë Private e Edukimit
