Sesioni i ri parlamentar do të nisë këtë të hënë.
Seanca e parë plenare, që është vetëm ceremoniale, pritet të nisë rreth orës 17:00.
Megjithatë, lëvizjet në selitë e partive politike pritet që të nisin që në orët e para të ditës.
Socialistët do të mbajnë në orën 9 të mëngjesit një mbledhje Kryesie, ku në fokus do të jenë përgatitjet për garën e ardhshme elektorale.
Kryeministri Rama mendohet se në këtë mbledhje do të vendosë përfundimisht nëse do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar, ndonëse burimet e Top Channel-it nga PS-ja tregojnë se ka pak gjasa që kjo të ndodhë.
Nga ana tjetër, grupi parlamentar i PD-së do të mblidhet rreth orës 10. Kreu i kësaj force politike nuk ka pranuar të tregojë se cila do të jetë qasja e demokratëve me Parlamentin.
Mesditën e së hënës, Partia Demokratike do të bëjë të ditur nëse do të shkojë apo jo në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku do të miratohet edhe kalendari i punimeve të Kuvendit.
Sipas një draftkalendari që ka dalë në media, mazhoranca parashikon që më 13 shtator të kalojë në seancë dekretin e presidentit Meta, që ktheu për rishqyrtim ligjin që i hap rrugën projektit të ri të Teatrit Kombëtar.
Ndërkohë që mazhoranca e ka bërë publike që në korrik se do ta rrëzojë dekretin presidencial, opozita ka paralajmëruar se e konsideron këtë kapërcim të një “vije të kuqe”.
s.a/dita

Nuk e kuptoj , perse kjo heshtje varri , si nga pozita ashtu edhe opozitaper ligjin e ri elektoral , kur BE-ja e ka vene si kusht “sin equa non”, per celjen e negociatave , bile rekomandon te filloje sa me pare , pa humbur me teper kohe ! ! !
Edhe Partite Politike te enklave serbe jane me te dinjitoze dhe te sjelleshme se keta plehrat e SHQUP-it, mbas qafe e kane me gjithe baxhellen Mona Cizmja.
Pasi jane thekur e sterthekur ne plazhet perrallore te vendeve ekzotike ne bote , orjentimi i Shqu-piseve dhe i Lesh e Lise do te jete qe diten e hene e ne vazhdim do t’u qaje hallin qytetareve qe jane varferuar dhe rrine gjithe diten ne kafe, lokale te shtrenjat dhe lojra bixhozi si te “papune” qe jane.