Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia dhe Australia i kërkuan të gjitha vendeve anëtare të Detit të Kinës Jugore të heqin dorë nga pretendimet territoriale, ndërtimet dhe masat e tjera kërcënuese të njëanshme që ndryshojnë peizazhin e zonës së kontestuar.
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ministri i Jashtëm japonez, Taro Kono dhe ministri i Jashtëm Australian, Julie Bishop theksuan nevojën për të mbrojtur lirinë e lundrimit dhe fluturimit në Detin e Kinës së Jugut.
“Ministrat kanë kundërshtuar ashpër vendosjen e masave të detyrueshme të njëanshme që mund të ndikojnë në ndryshimin e gjendjes aktuale dhe të rrisin tensionet”, sipas një deklarate të përbashkët në takimin e ministrave të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Manila.
“Ata i kërkuan pretenduesve të Detit të Kinës së Jugut të përmbahen nga vendosja e kampeve ushtarake, militarizimi i çështjeve të diskutueshme dhe ndërmarrja e masave të njëanshme që mund të shkaktojnë ndryshime të përhershme fizike në mjedisin detar të zonave në pritje për t’u ndarë”, thuhet në deklaratë.
Të tre vendet i bënë thirrje Kinës që t’i bindet vendimit të gjykatës ndërkombëtare të vitit 2016 që shfuqizoi pretendimet territoriale të Pekinit, që përkojnë pothuajse me gjithë Detin e Kinës Jugore, duke thënë se vendimi ishte përfundimtar dhe ligjërisht i detyrueshëm

Pretendimet territorjale ne detin e Kines se Jugut,eshte mire te zgjidhen sipas standarteve nderkombetare,pra konflikti te zbrapset,dhe te gjindet gjuha e arsyjes.Por lexova te tema,nje artikull,ku shkruhej citoj(si te shmangim luften berthamore qe mund te vije nga Koreja e Veriut.)Pra kjo eshte aktualitei sot,Vendlindja po kercenohet(eshte fjala per Planetin Toke ,si Vendlindje e krejt Njerezve)Pra ne mbrojtje te Vendlindjes,organizimi te jet i menjehershem,dhe sot kur edhe kann filluar pushimet verore,te ngrihet i madh e i vogel,duke lene pushimet,dhe duke ju bashkuar,protestave planetare,sepse Vendlindja eshte ne rrezik!Nje lufte berthamore ne territorin e Korese,se veriut,nuk mund te nenvleresohet,sepse mendimi se Amerika eshte larg,eshte i gabuar,dhe bjen,pasi Amerika ka bazat e Saje ne Korene e Jugut,dhe sulmi i Kim,mund te drejtohet pikerisht atje.Kjo don te thote nje hapje e kutise se pandores,dhe rreagim i shpejte Amerikan,ku perfshirja e fuqive berthamore,nuk mund te mbyllet.pra rreaksioni zingjir,mund te rrezikoje Planetin,si rrezultat Vendlindjen,sepse kjo eshte Vendlindja e Njerezve,pa pajrashtim,kurse Vendlindja qe propagandohet,eshte thjesht nje pjese e vogel e Vendlindjes se madhe qe eshte e rrezikur seriozisht,dhe nje goditje,kudu qofte,ne vendlindjen e madhe (Planetin Toke,rrezikon,pjeset e Tokes kudo qe ndodhen!Pra kerkoj nga Gazetaret e gazetava,te Cilet ju intereson kjo Proteste e pergjithshme,te shkruajne ,per kete teme,sepse neglizhimi,eshte jo i mire.Pra sot kur ne nje kohe rrekord,behet perkthimi i shkrimeve,ne te gjitha gjuhet e botes,shkrimet e Gazetareve Profisjoniste,arrijne qdo cep te Botes,dhe thirrja per Proteste,sot,kur rreziku Berthamore eshte aktual,nuk eshte shaka,pra nje orga nizim,e perseris,pas thirrjeve te gazetareve profisjonist,per lenjen e pushimeve,dhe bashkengjitjen e rradheve te protestuesve,aty ku ndodhesh,ne vendin ku je,ne Vendlindje tone qe po rrezikohet,dhe kush e merr me shaka,nuk besoj se ben mire!