Vargje të nënshkruara
Ditë, bashkë do dërgojmë
Një urim me kartolinë
Për plakën më simpatike
Që në Kuvend e para mbërrin.
8 vite cicërove
Nga poltroni në Kuvend
Erzin me diktat ua more
Kush nuk ish në sojin tënd.
O sorrka plakë përçore
Tufa të erdhi nga pas
Mirë bëre o inatçore
Që Saliu të pëlcasë.
Kaq vjet në ballë e vure
Kriminelin ordiner
Të hodhi si paçavure
Të mos ngrihesh asnjëherë.
Këtë kohë që të ka mbetur
Ti do lehësh domosdo
Pastaj merre dhe kusarin
Zini radhë për domino.
Urime e gëzime në familje e shoqëri! Qoftë viti i vendosjes të shtetit ligjor! Urime nga Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.
