Të huajt që preferojnë Shqipërinë

redaktor

Çekët, polakët dhe hungarezët janë turistët e huaj që kanë dominuar këtë vit prenotimet për të kaluar pushimet në Shqipëri.

Destinacioni kryesor për to mbetet Durrësi dhe më pas Saranda, Velipoja e Shëngjini.

Edhe pse kërkesat nga të huajt janë në rritje dhe ardhja e turistëve ka nisur më herët këtë vit, operatorët turistikë ngrenë shqetësimin për mungesën e kapaciteteve akomoduese dhe problemet me infrastrukturën.

Interes të lartë ka edhe për Alpet e Shqipërisë, por edhe në veri haset i njëjti problem përsa i përket  kapaciteteve akomoduese dhe infrastrukturës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *