Të ishim gëzuar ne më parë…

redaktor

SMS në DITA

Në 0689073730

 

Ç’po ndodh me ne një milionëshin?! Lajme të çuditshme na vijnë nga media. U paguan nga Janari në Qershor 300 mld borxhe për biznesin. Gëzohuni o biznesmenë, se ne votuam për ju. Sikur të ishim gëzuar ne më parë, nuk do ishte aspak keq. S’kërkojmë më shumë nga qeveria se premtimin e dhënë për ne në fushatë për uljen e TVSH-së, për dritat e ujin në 6 përqind. Jemi i vetmi vend që punojmë me kontratë në favor të CEZ-it e me matësa hajdutë të ardhur nga çekët. Më vjen mirë për gazetarin Nazarko që ja hoqi humorin ministrit në emisionin tek Top-i. Ministri pranonte vjedhjen, por nuk donte të dënoheshin. Që ne të na qetësojnë përfundimisht, kjo qeveri të bëjë një ligj si ai që fali zullumet e vitit ‘97. Falini të gjithë hajdutët, se jemi ne që paguajmë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *