Bedri Islami
Botuar në DITA
Në draftin e afruar nga opozita për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, mes të tjerave, është propozuar:
“Opozita Parlamentare propozon 4 kandidatë për President të Republikës, që vijnë në mënyrë proporcionale nga fusha të ndryshme, të cilat paracaktohen në kriteret e caktuara sipas pikës 1. Këto propozime paraprakisht i nënshtrohen konsultimit publik; Mazhoranca përzgjedh 2 kandidatë që gëzojnë besimin më të madh”.
Vëreni me kujdes: Megjithëse opozita, katër herë që ka pasur të drejtën e emërimit të Presidentit të ri, asnjëherë nuk ka kërkuar një marrëveshje paraprake, por ka vendosur me agresivitet, ndjenjën e triumfit dhe egërsinë e zakonshme që i kishte dhënë pushteti, tani kërkon të jetë e VETME në të drejtën e propozimimit të kreut të shtetit!
Një regjim politik, qoftë kjo edhe autokraci kolektive, apo vetjake, si ka ndodhur thuajse gjithnjë në vitet e jetës plurale, është jetëgjatë kur, duke ua ruajtur forcave reale të vendit mundësinë e shprehjes, të mendimit, të të qenurit pjesë dhe përcaktimit, të drejtimit të disa institucioneve të pavarura, sidomos të kontrollit apo të ligjshmërisë, konsakron te shteti një pushtet suprem, i cili mundet, në çastin vendimtar të thotë fjalën e fundit. Sovraniteti dhe fuqia e pushtetit të besuar mund të ndahen deri në atë pikë, sa nuk lëkundin balancat mbi të cilat ecën drejtpeshimi i vetë pushtetit.
Opozita në Shqipëri nuk është e ardhur nga qielli dhe nuk ka pasur kohën e saj të drejtimit të vendit. Nëse do të ishte një forcë e panjohur, që nuk ka asnjë traditë apo precedent të krijuar gjatë qeverisjes së saj, atëherë do të mendohej se kemi të bëjmë me një forcë politike që respekton lirinë e qytetarëve, balancon pushtet dhe krijon realitetin politik, që shmang konfliktet e mëdha politike.
Opozita ka të drejtën dhe detyrimin kushtetues të jetë pjesë e zgjedhjes së shefit të shtetit.
Opozita, që kur ishte në pushtet, rizgjodhi Berishën në pragun e fillimit të një përleshjeje të madhe civile, mars 1997, që mund të kthehej në luftë civile, e që për dreq nxori ushtrinë dhe të mobilizuarit veriorë për të luftuar popullin, që emëroi Bamir Topin, përmes trafikimit të votave nga e majta dhe jo pa shpërblesë të rëndë, sa që njëri prej ish-deputetëve, sapo u largua nga Shqipëria drejt një shteti tjetër, bleu atje një shtëpi moderne; që emëroi Bujar Nishanin, pasi kishte vendosur fillimisht për Zaganjorin, e më pas për Artan Hoxhën, të cilit, pasi e fryu në darkë, ia ndali turrin në mëngjes, duke i hapur dosjet si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit – nuk e di nëse është e vërtetë a jo- që aktualisht e kanë Ilir Metën opozitarin e parë në zyrën presidenciale, shpallur haptas me gjithë qënien e tij politike e njerëzore, tani kërkon edhe kreun e shtetit, si të drejtën e saj legjitime.
Të gjithë vitet e qeverisjes së forcës së sotme opozitare kanë dëshmuar qartë se shefi i tyre politik ka pasur fuqinë e një monarku absolut, por asnjëherë maturinë që duhet të ketë një mbret. Ç’ka është bartur edhe në qeverisjet e viteve të fundit të së majtës.
Opozita, para se të shkojë drejt propozimit të një drafti, i cili i shërben një pakive politike brenda opozitës për të mundur pjesën tjetër, po brenda opozitës – dhe vazhdon lufta me shpallje tradhtarësh dhe shërbëtorësh të pushtetit të Edi Ramës, duhet të zhbëjë ligjin që përmbysi raportet dhe që kërkonte domosdo konsensus të madh politik të zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Duhet të kërkojë përmbysjen e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, të cilat e bënë befas, brenda pak orëve, rolin e presidentit edhe më të parëndësishëm se sa Avokati i Popullit, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Guvernatori i Bankës së Shtetit Shqiptar, Shefi i Shërbimit Informativ – të cilët, ose propozohen, ose emërohen nga vetë Presidenti.
Si mundet të jetë funksional dhe i besuar një president që zgjidhet në postin numër Një të shtetit, me vetëm 50 për qind plus një të votave, si të ishte fjala për postin e një bakalli, e jo për Njeriun përfaqësues të Unitetit të Popullit?
Opozitës i duhet presidenti për betejat e tyre të brendshme, jo për gjë tjetër. Shumicës qeveritare i duhet një figurë përfaqësuese, i cili të bëjë harresën e ndodhive të 5 viteve të shkuara, ku Presidenca u trajtua si sallë mundjeje apo ngritje peshash, në të cilën i zgjedhuri aktual stërvitej për t’u ndeshur me qeverinë.
Shumica duhet të sjellë shembullin se edhe me votat e duhura, ajo mund të përcaktojë si presidentin e vendit Njeriun e duhur, tej gardhit të tyre politik, të denjë për të qenë figurë unifikuese, edhe në kushtet e masakrimit të rolit të tij presidencial.
Ajo duhet ta bëjë këtë, domosdo, pasi asgjë nuk vlen më shumë sesa shembulli i delegimit të figurës së duhur, publike apo politike, të dinjitetshme; zgjedhjen e Njeriut që, figurativisht dhe realisht nuk është pjesë e “Klubit të Lalzit”, nuk i pëlqejnë “ngjalat”, dhe mbi të gjitha, nuk i sheh oligarkët si fatsjellësit e këtij vendi.
Ajo që qeveris, ka të drejtën e dhënies së shembullit.
Në zgjedhjen e parë, pesë vite të shkuara, e majta dhe vetë Edi Rama bënë zgjedhjen më të gabuar, më të shëmtuar dhe historikisht më të dënueshme. Tani kanë kohën, e ndoshta shansin e fundit, për të dëshmuar se kanë mësuar nga gabimet apo fajet e së djeshmes. Dhe, në sezonin e ardhshëm parlamentar të marrin nismën për t’i kthyer dinjitetin figurës së Presidentit. Ndryshe do të vazhdojë loja e sotme, me aktorë të rinj dhe mendësi të njëjtë. Që në fakt, është maskaradë politike.
E majta, jo për inat të së djathtës dhe as për të ngjizur më tej ndarjen mes dy grupeve opozitare, duhet të sjellë precedentin e zgjedhjes së një figure të pakonstetuar nga shumica e popullsisë, edhe pse opozita, si ndodh gjithnjë, nuk do të jetë në një mendje. Nëse ia arrin këtij përcaktimi, atëherë do të ketë mundësitë e hapura për ndryshimet e domosdoshme kushtetuese, që zbehin aq sa është e mundur, forcën e Njëshit, mungesën e dialogut serioz dhe përjashtojnë lojën e paskrupullt politike.
Ndodhitë e deritanishme kanë dëshmuar se shumica qeverisëse mund të lërë “topin” në gjysmën e gjysmës së fushës kundërshtare, me shpresën se më tej do të luhet vetëm me një portë. Dhe ajo do të vazhdojë të qevereisë më tej, kështu si sot, përmes PPP-ve, transferave enigmë, tenderëve fantazmë.
Përse e majta, sa herë që duhet të vendosë për gjëra të mëdha, tërhiqet?
Përse dy kryeministra të së majtës, pas riardhjes në pushtet në vitin 1997, mburreshin më pas se ishin pikërisht ata që e kishin shpëtuar Sali Berishën nga burgu, si të ishte drejtësia malli i atit të tyre? Përse Edi Rama, kur ishte në opozitë gjëmonte për ndëshkimin e vrasjeve të 21 janarit, gjakun e Gërdecit që do të ndëshkohej kush qëndronte pas krimit, e tani, si të jetë i humburi i dynjasë lëshon fushën e lirë të një hamendje aspak politike, e aspak të denjë për qytetarët e këtij vendi?
Përse, Alibeaj, me 20 deputetë që i venë akoma pas, do të caktojë kush do të jetë presidenti i ardhshëm?
Po mandati i besimit të qeverisjes së herës së tretë do të jetë flluskë?
Sa herë që e majta është në pushtet ajo humb nga vlerat e saj për të drejtën, futet në rrëpira që nuk e çojnë askund dhe bëhet viktimë e autokracisë së Njëshit dhe çoroditjeve eksperimentale të tij, si ishte delegimi i Metës në Presidencë, kur duhej dërgohej në burg!
Gjithnjë e kam pasur dyshimin : E di vallë e majta se është në pushtet, edhe kur qeveris?
Dyshoj, gjithnjë dyshoj!|
Presidenti, duhet të vijë dita, të zgjidhet nga vota e njerëzve dhe jo në pazare të tilla: Të jap katër, zgjidh dy, merr një!
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Presidenti duhej të zgjidhej nga populli dhe në këtë rast PD-ja mund të paraqiste kantidantin e saj. Por jo me këto rregulla që i ka caktuar vetë, 50%+1. PS-ja i ka votat dhe nuk duhet të pyesë asnjë tjetër. Ose ndryshoni ligjin e zgjedhjes, ose zbatojeni ligjin ashtu si është. Përndryshe zgjedhja e Presidentit, e ka emrin pazare politike, që shkel ligjet! Në një shtet ligjor, çdo ligj që shkelet është e dënueshme. Pra shkurt, PS-ja t’i thërasë mëndjes, të mos shkelë ligjin dhe Presidentin t’a zgjedhë me votat e saj. Në këtë rast, ligji nuk ja lejon PS-së që të bëjë konsultime me forcat e tjera politike.
Eshte nje maskarallek per syte e botes,zgjedhja e presidentit nga Oposita kur socialistet kane shumicen.
PD ka ka emeruar gjithmone presidentin nga rradhet e saj,,edhe kur nuk ka pasur votat.Kujtoni rastin e Topit kur Berisha bleu 6 deputete te Nanos.
Lerini hypokrizite.Socialistet kane boll figura per te plotesuar nje President NORMAL,por Rama ka qejf te luaje kur ka topin.Ashtu si luajti me cadrat e teleshmeneve dhe u dha minisytrite,por topin e mbajti vete.
Presidentin duhet ta zgjedhi vete Rama ashtu sic i ka zgjedhur edhe sali Berishoviçi disa here pa pyetur asnje tjeter, vetem keshtu mund te ndryshohet kushtetuta ne te ardhmen per te kuptuar gabimin qe kane bere
Faleminderit per kete shkrim z Islami .E keqja e ketij ligji 50 % plus nje , eshte peshqesh i Berishes dhe Rames ne 2008 . Shqiperise i duhet nje njeri per President te mos jete i perlyer fare ne keto 30 vitet e fundit , nje inelektual me karakter te mirefillte, e per fatin tone te mire kemi . Une propozoj PR e nderuar PERPARIM KABO . Nuk e njoh fare personalisht , por e them me siguri te plote, jo vetem ne Shqptaret , por edhe vendet e tjera te zhvilluara Perendimore do e kishin deshire te madhe ta kinin PR Kabo ne gjirin e tyre . Pamvaresisht te drejtat ,deri ku i shkon fjala Presidentit qe e kane zhveshur me keqeardhje sot ,per shume gjera ligjerisht , PR PERPARIM KABO, do influenconte shume pozitivisht per shume ceshtje thelbesore ,qe e kane rrokullisur ekonomikisht popullin , sidomos kohet e fundit , qe e fatkeqesisht me dhimbje , e kane nje perqindje e madhe e popullsise shume te veshtire mbijetesen , kriminalitetin ,korrupsionin , te fortet hajdutet e trojeve sidomos turistike te privatit ,,qe kane perkrahjen e politikes ,eshte vetem prodhim i te gjithe katovicareve mbare shkelja e kushtetutes posacerisht per pronat , ,varremiresja e te gjitha te keqijave e deri tek cpopullimi i Shqiperise , rinia e saj qe ja u permenda me lart . Ju garantoj se PR Perparim Kabo do ishte nje figure ,qe do ishte i pa mvarur nga politika e shume objektiv me kedo force politike maxhorance ose opozite . , por ju garandoj se do ishte vertete i varur koke e kembe nga ligji i shtetit e i kushtetutes .
Une qe po ju shkruaj legal z Islami ,dua tju them dhe nuk do e le pa permendur , kam dhimbje per popullin tone Shqiptar , po shtohen hajdutet , po i kthejme me zor ne hajdute , behet fjale, jo per hajdutet e bankave , por per hajdutet e mbijeteses . Une qe po ju shkruaj .Z i nderuar Islami jam relativisht mire ekonomikisht , por me besoni sinqerisht mua personalisht , qe ndoshta qe po bej moral juve , po te mos kem leke per buke , sinqerisht , ja u them pa ndrojtje e me sinqeritet edhe une do te vjedh per te ,ngrene per mbijetese . Ketu i nderuar Z Islami mbyllet qarku dhe nuk duhet te ndeshkohen hajdutet per mbijetese nga ligji . Mos harojme jemi ne vitin 2022 . Keshtu e mendoj une , e besoj se kam te drejte .
Ju faleminderit Z Islami , per kete shkrim ..
si tregu ne lushnje me jep tre kunguj te te jap tre tranguj
PD, ne ditet me te erreta ne historine e saj, nuk di te merret vesh mes vedi, dhe eshte bere corap me Sali e me Basha e me Ajibeaj e ku di une, e dashka te kete te drejten te propozoje e te zgjedhe Presidentin e Republikes. Jeni ne vete. Te lumte, Bedri Islami.
Bedri Islami, ke nevoje urgjente te kuptosh se sot me e telendisura ne kete Shqiperi eshte Ekonomia!
Kur ta kuptosh kaq gje qe shqiptaret kane vite qe e kane kuptuar, atehere nuk do kesh me as dyshime se a eshte ajo e Majta ne pushtet apo te duhet te presesh sa te Rilinde pas nja 40 vitesh.
E lexova dhe e rilexova shkrimi tuaj i nderuar Berdi Islami qe ju pershendes, sa dhe komemntuesit qe ju mbeshtesin .Si POPULL.. po ju flas.Politika -tia lere POPULLIT me voten e tij- te zhjedhe Persidentin,qe duhet te jete NJESHI i Vendit dhe GARANCIA e TIJ.Kur ka FOLUR POPULLI ka gjetur vetveten- ATDHEU yne.
Mjaft ME me -“PAZARE -ATDHE-SHITESH”
Me ZERIN e *te shumedhimshurve”-EMIGRANTE! ..qe duhet ta thone fjalen e TYRE me VOTE…
Dhimbie e madhe POPULL!