TË JESH A TË MOS JESH SHQIPTAR!

redaktor

Një analizë pse projekti i shtetit demokratik dhe ligjor lëngon, gulçon dhe zvarritet për turp…Në kuptimin patriotik, nuk mund të jesh edhe mafioz edhe shqiptar, edhe evazor taksash edhe shqiptar, edhe trafikant edhe shqiptar, edhe kultivues ilegal droge, femrash apo fëmijësh edhe shqiptar…Çfarë dikton sot momenti historik për këdo që i thotë vetes shqiptar. Dhe pse shqiptarinë e shpëton sot vetëm Drejtësia!

 

 

Sot momenti historik dikton, për këdo që i thotë vetes shqiptar, t’i bashkohet luftës për drejtësi, përpjekjes për të bërë, për të parën herë në historinë e shqiptarëve, shtetin e së drejtës. Në 1912 shqiptarët shpallën pavarësinë. Lindi shteti i parë shqiptar. Sot, më shumë se një shekull nga ajo ditë e lavdishme, kjo nuk mjafton. Që të mbijetojë, shqiptaria duhet të rilindë si shtet i së drejtës. Në Tiranë dhe Prishtinë, në të dy republikat shqiptare, shteti duhet të rilindë si shteti ligjor. Dhe që kjo të ndodhë, çdo shqiptar duhet t’i bashkohet luftës për drejtësi, për shtet ligjor. Se, në kuptimin patriotik, nuk mund të jesh edhe mafioz edhe shqiptar, edhe evazor taksash edhe shqiptar, edhe trafikant edhe shqiptar, edhe kultivues ilegal droge, femrash apo fëmijësh edhe shqiptar.

Të jesh a të mos jesh shqiptar, kjo është çështja! Por çdo të thotë, në kuptimin patriotik, të jesh shqiptar? Që je i lindur nga prindër shqiptarë dhe flet shqip? Nuk është e mjaftë. Sepse, përveç kësaj, të jesh shqiptar do të thotë edhe të jesh në lartësinë e detyrës historike që shtrohet përpara atdheut tënd, Shqipërisë. Por për këtë, duhet më parë që të kuptosh se çfarë kërkon momenti historik prej Shqipërisë, pra edhe prej teje si shqiptar.

***

Detyrimet ndaj Atdheut janë të ndryshme për kohë të ndryshme. Dhe nëse askush nuk i përgjigjet atyre por thjesht shikon punët e veta apo edhe më keq, i shikon të pa lidhura me të mirën e Atdheut, ky i fundit mbetet një fjalë boshe. Mos shiko se ç’mund të bëjë Atdheu për ty por se ç’mund të bësh t’i për Atdheun! (Kenedi)

***

Mjerisht, jo pak shqiptarë ankohen sot se Atdheu (“shteti” siç shprehen rëndom ata) nuk bën gjë për ta. Dhe kjo është e vërtetë. Por kjo dobësi e Adheut (shtetit), ka për shkak faktin që ata, shqiptarët, nuk bëjnë thuajse asgjë për Atdheun. Nuk shfaqin fare dashuri për Shtetin. Sepse dashuria për Atdheun nuk mund të ndahet (kur bëhet fjalë për shtetin ligjor dhe jo për diktatura) nga dashuria për shtetin. Dhe e kundërta e dashurisë nuk është urrejtja por indiferenca. Të mos kesh dashuri për Atdheun do të thotë të jesh indiferent para halleve të tij dhe shtetit të tij. Kemi lënë mënjanë këtu atë epidemi thuajse gjithëpërfshirëse për t’i bishtnuar ligjit (shtetit) apo për të përfituar, në një masë apo në një tjetër, nga shkelja e ligjit. Që nga vjedhja e energjisë elektrike e deri tek vjedhja e milionave me tendera publikë.

***

Në kohën e Skënderbeut problemi kryesor i Shqiptarëve ishte të përballnin invazionin osman. Ishte detyrë atdhetare të kontribuoje në luftën kundër pushtuesve. E kundërta, ishte tradhti. Sot Shqipëria, si Atdhe, ndodhet përpara sfidës historike të ndërtimit të shtetit ligjor që, në një kuptim, do qe një rilindje e shtetit shqiptar në një stad më të lartë. Në vitin 1912 shteti shqiptar lindi në Vlorë. Në 2008 lindi në Prishtinë. Por sot ai duhet të rilindë, në Tiranë dhe Prishtinë, në të dy republikat shqiptare, si shtet ligjor, si shtet europian. Kjo është sfida. Dhe kush kontribuon për kapërcimin e kësaj sfide, është shqiptar. Kush nuk kontribuon është tradhtar.

***

Në këtë kuptim, dhe vetëm në këtë kuptim, sot nuk mund të jesh edhe autokrat edhe shqiptar, edhe mafioz edhe shqiptar, edhe i pasuruar me korrupsion dhe para të vjedhura nga buxhetet publike të shqiptarëve të varfër edhe shqiptar, edhe evazor e mospagues taksash edhe shqiptar, edhe trafikant femrash, fëmijësh, droge, edhe shqiptar, edhe hajdut edhe shqiptar. Patriotizmi është triumfi i virtytit dhe jo i vesit në marrëdhëniet e njeriut me shtetin.

***

Në kohën e Skënderbeut shqiptarët u investuan dhe nuk e lanë vetëm Atdheun në momentin e nevojës historike. Me luftën, gjakun dhe përpjekjen e tyre sublime, ata e nxorën Shqipërinë në ballë të rezistencës europiane duke i falur mbijetesë edhe kombit shqiptar edhe Europës.  Edhe në gjithë kryengritjet kundër pushtuesit osman, edhe me lëvizjet për të mbajtur gjallë gjuhën dhe shpirtin e Shqipërisë, me Rilindjen kombëtare, Lidhjen e Prizrenit, në shpalljen e Pavarësisë e deri me rezistencën kundër pushtuesve nazifashistë apo edhe tani vonë, kundër diktaturës së Millosheviçit, shqiptarët, ju përgjigjën momentit historik siç ai e kërkonte. Dhe fituan!

***

cover-724x1024Fituan në luftë, por kanë humbur në paqe! Historia vetë dëshmon se ndërsa kanë ditur të luftojnë, të vdesin për Atdheun, shqiptarët nuk anë ditur të rrojnë për të. Nuk kanë ditur të qeverisin me liri, me drejtësi. Kanë ditur të bëjnë luftën por jo paqen. Të gjithë regjimet e shtetit shqiptar, përjashtuar periudhat e anarkisë dhe kaosit, kanë qenë me prirje të forta diktatoriale. Shqiptari ka qenë i shtypur nga shqiptari, i burgosur nga shqiptari, i pushkatuar nga shqiptari, i dhunuar nga shqiptari. Armiku më i madh i shqiptarëve në kohë paqeje ka qenë dhe mbetet shqiptari! Një dhunë që mund ta ndalë vetëm drejtësia si shtet ligjor.

***

Momenti historik ka sjellë sot përpara Shqipërisë dhe shqiptarëve, detyrën për themelimin e shteteve me liri dhe drejtësi edhe për shqiptarin. Vërshimi në fillim të viteve ‘90 i shqiptarëve nëpër rrugë me thirrjet liri-demokraci, qe rrjedhojë e kuptimit instiktiv të thirrjes historike, e kuptimit se koha e diktaturave kish perënduar dhe se një epokë e re po agonte. Epoka e shtetit me demokraci, me drejtësi, me liri. Jemi akoma në momentin që shqiptarët të ndërgjegjësohen për këtë domosdoshmëri dhe jo ta braktisin atë. Por kjo nuk mund të ndodhë nëse instinktit nuk i bashkëngjitet arsyeja. Shteti ligjor është arsye.

***

Mjerisht, shqiptarët, të paktën deri në këto momente që po flasim, nuk janë treguar në lartësinë e kësaj domosdoshmërie historike. Projekti i shtetit demokratik dhe ligjor lëngon, gulçon, zvarritet për turp si në Republikën e Kosovës ashtu edhe në atë të Shqipërisë. Në Tiranë, korrupsioni i pandëshkuar ka mbi dy dekada që nuk e ka ndjerë goditjen e drejtësisë. Në Prishtinë, në rastin e Gjykatës Speciale, kundërshtohet burracakërisht ballafaqimi me drejtësinë. Kush ka të drejtë nuk ka frikë nga drejtësia. Dhe për këtë gjendje nuk e kanë fajin vetëm, pa dyshim kryefajtorët, elitat politike të pa dedikuara për lirinë dhe drejtësinë. Faji është edhe i të gjithë shqiptarëve që vazhdojnë të jenë skllevër të bindur dhe pra, edhe mbrojtës të elitave të tyre të korruptuara.

***

Kur punët e Atdheut shkojnë keq askush nuk është pa faj. Se edhe të jesh i paaftë për lirinë tënde është njëlloj faji. Skllevër bij skllevërish, se meritoni (lirinë) se liri s’doni! – shkruante Noli. Dhe mjerisht ka akoma shumë shqiptarë që nuk e duan lirinë. Prandaj dhe se meritojnë. Se ndihen më të sigurt nën vartësinë, mburojën e partisë, liderit, pushtetit, klanit, krahinës, fisit, mafies. Dhe për dreq, jo vetëm mafia është kundër shtetit. Ka edhe liderë madje edhe pushtete e qeveri, që janë kundër shtetit ligjor, shtetit pa sundim. Por liri për njeriun ka vetëm në shtetin ligjor. Ndaj kush i thotë vetes shqiptar duhet të tregohet aq i zgjuar, sa të mbajë anën e shtetit të së drejtës. Edhe kundër partisë, liderit apo mafies që i jep lëmoshë. Patriotizmi, pra shqiptarizmi, është zgjuarsi. Nuk është tallava, të mbështillesh kuqezi e të bërtasësh o sa mir (!) kur punët e Shqipërisë janë keq e mos më keq.

***

Sot, veçanërisht sot, nuk është e lehtë të jesh i zgjuar. Nuk është e lehtë të jesh patriot. Nuk është e lehtë të jesh shqiptar. O sa mir me ken shqiptar?! Qindra mijë të larguar në 25 vjet si dhe hemorragjia e pandalshme e emigrimit nga Atdheu, “këndojnë” tjetër gjë. Thonë: O sa vshtir më ken shqiptar! Se të jesh i zgjuar, pra edhe patriot, duhet ta kuptosh kaq gjë. Nuk është dhunti e lindur apo fatalitet, është meritë.

***

Çdo të thotë të ndihesh mirë të jesh shqiptar? Do të thotë të jesh krenar jo vetëm për historinë, por edhe për arritjet e sotme të vendit tënd. Të jesh i vetëdijshëm se këto arritje ngjallin admirim e botës dhe se i vetëdijshëm për këtë, çdo shqiptar mezi pret t’i tregojë botës se është pjesë e atij komuniteti të mrekullueshëm. Sepse të thuash që jam shqiptar do të thotë t’a bësh ekzistencën tënde individuale, lirinë tënde, pjesë integrale të një të tëre më të madhe pra, edhe kontributore të arritjeve dhe sukseseve të këtij agregati njerëzor që quhet komb. Por kur këto arritje mungojnë, krenaria vdes. Dhe ashtu si jemi të prirur të shfaqemi aksionerë në arritjet e kombit, duhet të pranojmë dhe përgjegjësinë për dështimet e tij. Që na bëjnë të ndihemi keq jo vetëm para të huajve por edhe të parëve. Të ndihemi keq që jemi shqiptarë. Të ndërrojmë emrat, fenë dhe ta mbajmë të fshehtë të qenurit shqiptar.

***

Po kush do t’ia falë shqiptarëve këtë zgjuarsi, kush do t’ja injektojë? Një frymë e shenjtë, një magji, një lider, një Mesia, një parti? Jo, vetëm një sistem institucionesh të lira, një drejtësi e pavarur që jep drejtësi për shqiptarin, do t’i falë atij lirinë dhe aftësinë për të arsyetuar, do ta çlirojë nga prangat e vartësisë që janë prangat e padrejtësisë dhe arrogancës që autoritete të jashtme ushtrojnë mbi të. Shqiptarinë e shpëton sot vetëm drejtësia! Vetëm kur drejtësia të çlirojë shqiptarin nga robëria prej shqiptarit, vetëm atëherë shqiptari do të arrijë të jetë vërtet shqiptar. Sot nuk është i lirë. Prandaj është edhe i pashpresë. Prandaj arratiset nga Atdheu për t’u bërë gjerman, italian, grek, anglez apo francez. Mbi të rëndon dilema hamletiane: të jesh a të mos jesh shqiptar?

***

Sepse në monologun e hamletian, të këqiat si “zullumi i shtypësve”, “gojëçthurja e zyrtarit” apo edhe “shkelmat që çdo vlerë zemërgjerë nga të pavlershmit merr”, janë aq të padurueshme për njeriun sa e bëjnë të luhatet: të rrosh a të mos rrosh?! Dilemë që e ka rrënjën te “vonimi i ligjës” pra, te padrejtësia. Varfëria është padrejtësi, humbja e shpresës e ka emrin padrejtësi, arratisja nga Shqipëria është mallkimi i padrejtësisë! Hamleti i Shekspirit e kish kuptuar shekuj më parë. Ka ardhur momenti që dhe shqiptarët të kuptojnë. Dhe t’i japin fund dilemës jo duke u arratisur nga Shqipëria. Por duke u investuar në Shqipëri për drejtësinë dhe lirinë.

 

Share This Article
38 Comments
  • Faleminderit Z. Andrea Stefani,po nuk u vendos dhe kesaj here drejtesia me qeverine qe mori kaq shume mbeshtetje nga populli ,te gjithe politikanet pas 92 do te quhen tradhetare te kombit ,dhe per tradhetaret dihet cfare denimi meritojne !

  • Na u dashka edhe shume kohe,
    te bindemi se jemi si gjithe popujt e tjere, pra te mos habitemi se do kemi edhe shqiptare qe vjedhin, qe lendojne apo vrasin, shqipo qe bejne kariere ler veten dhe jo per Shqiperine, qe nuk lexojne asnjeliber ose behen. ushtarake, gaztare,lulitikane, dramatore apo hicgje. Sic dalin burra shteti, urdherojne exhe vrasje te duhura, ose kapjtullojne dhe prape mbeten shqiptare, o andrea!
    /

  • Per here te pare , per gjithe kohen e shkuar e deri me tani , sa kam lexuar shkrimet e Andrea Stefanit , tani po i them nje OKEJ me te madhe ketij biri i te NJE TE denuari politik , sipas te drejtes te ish shtetit te DP . Pra ne kete rast , jam i pajtuar me te , sepse , edhe une ne keto shenime konkluzionesh , mjaft te sakta te tij per humneren SHPIRTERORE te shqiptarve dhe te te gjithe shqiptarise , e gjeje plotesisht vehten time ketu . Tani c’duhet te bejme ? Po – Edi Rames sapo te filloje riorganizimin e Partise Socialiste me baze teritoresh , ide e tija e keqe apo e mire tjeter gje ajo , por ne rastin e pare ne mbledhjet qe do organizohen te kihet parasyshe e te zbatohet , realisht , zyrtarve te larte dhe te ulte t’u behet “autopsia” e gjithe punes se tyre , sii kane kryer ato duke u bazuar ne rregulloret e punes dhe LIGJIN . Dhe kjo jo vetem sa per sy e faqe si dikur ne sistemin e kaluar , ku dikuj i merrej fjala parasyshe dhe dikuj jo ; dikuj i merrej parasyshe edhe e shtrembura e dikuj e drejta i lihej ne harrese , por aty per aty mendimi idrejte te shoqerohet edhe me masa apo vendime te formave te prera , si gjykim i hapur e ndershmerisht per pastrimin e administratave kudo qofshin nga maskarenjte !

  • …nuk jetohet vetem me propagande dhe per propagande…egzistojne ca barriera te lodhshme,por ndoshta e ardhmja do te jete me e mire,neqoftese shteti nuk godet vetem njerezit e thjeshte,te cilet e shohin shtetin me tmerr.Fytyra e shtetit nuk duhet te shprehe hipokrizi,por te jete nje standart i pranueshem ligjor dhe jo politik..z.Stefani.Noli i madh ka thene edhe .”.anes lumit i ,palare,..prane sofres i pa ngrene” etj…dhe iku apo jo?..pse..

  • Drejtesi ? Ku eshet ajo ?Kush e ben ate te ne :gjyqtaret ? Pushtetaret ? gazetaret ?
    Vertete besoni dhe kerkoni ju qe te drejte te jene vetem njerezite thjeshte ata papune pa shtepi pa buke per femijet pa asnje pasuri pa shkollim ?

    Vertete po u kerkoni atyre tyre te bejne e drejtesin e te besojne te drejtesia e krijuar nga “shteti ligjor” i te padrejteve t e pasuruar fal padrejtesise i te fuqishemeve te paskrupullit e ketij vendi qe jane aty larte fal vjedhjes mashtrimit dhe mizorise ?

    Zoti Stefani Do nje adrese me te sakte shkrimi ,i juaj .I shkrepur keshtu me sacma frazash ne hava si ciftja pa objektivin e drejtuar larte ai ne vend te qelloi skifteret ne qiell rrezikon tju plasi ne duar shgiptareve te thjeshte te pashprese e ” mekatar” nga halli

    . Ata kane qene historikisht gjithmon shqiptar te mire edhe kur tek ne nuk kishte shtet ligjor ,por e keqja eshte qe shteti yne a ka qene ndonjehere shqiptar ?

    Shqiptarizma ka humburf larte Zoti Stefani .Mos jua kerkoni buze plasureve poshte

  • Para tre mijë vjetësh, Konfuci, filozof kinez, kërkonte tre gjëra: -Të besosh në Zot, -Të respektosh familjen, -Të respektosh shtetin.

  • Krenaria dhe shtetformimi,

    jane dy kategori te ndryshme, qe ti trajtosh se bashku, ngjajne si tallavaja qe permend ne radhet e tij Z.Stefani.
    Per cfare mund te jem une krenar?
    Per kombesine time? Ate nuk e kam bere une. Si krijese e Zotit, une jam lindur i tille,,,,,,, nga prinder shqiptare. Pra asgje per te qene krenare, deri ketu. Une jam shqiptar ashtu sic eshte nje i sapolindur sot ne Gjermani, gjerman.
    Raporti im me kombin dhe shtetin tim, eshte me se shumti nje raport pozitiv. Une dua gjuhen, doket, traditat shqiptare. Asgje ne bote, nuk i afrohet asaj botes sime te brendshme shqiptare. Eshte nje ndjenje dashurije pa kushte, ne ate sfere ndjenjash. Krenaria, nuk ka vend aty.
    Krenar, mund te jesh per frutet e punes tende, per ate qe ke arritur vete, por kurrsesi per nje perkatesi kombetare.
    Kur vjen tek shtetformimi apo organizimi i ketij shtetit tone shqiptar, atehere gjerat vijne dhe koklaviten aq shume, saqe ai djepi i ngrohte i shqiptarise, kthehet ne fole sorrash.
    Drejtesia, si shtylla kryesore e egzistences se nje shoqerie, nuk egziston ne vendin tone. Mungesa e saj dhe e nje sistemi vlerash morale, e ka kthyer realitetin tone, ne nje shpelle kusaresh ku babezija dhe prapambetja japin tonin.
    Drejtesia,,,,,,, nuk bie nga qielli. Ajo eshte produkt i punes se nje klase politike, i misionit RILINDES te nje Kryeministri dhe kabinetit te tij qeveritar. Une si qytetar shqiptar, kam detyrimin moral te mbeshtes me vote nje mision te tille por une nuk kam mandat te ve ne jete nje plan te tille. Une”kam mandat” te shpreh revolten time qytetare ndaj hajduterise, si me 21 Janar, por nuk kam influence, ne vendimin e Kryeministrit tim, per te zgjedhur shkaktarin e kesaj revolte si babaxhan koalicioni.
    Nese radhet tona, nuk nxjerrin burra dhe gra te beses, qe vertete e ndjejne kete detyrim dhe permbushjen e ketij misioni, si nje hap te domosdoshem per ta bere Shqiperine nje vend ku mund te jetosh dhe te kesh te drejta te garantuara si qytetar,,, atehere ne do vazhdojme te filozofojme mbi te qenit apo mos te qenit shqiptar. Per krenari, nuk ka ketu asnje arsye.

  • Menderatori ,po me mua cfare pate ti ??
    po ja kalonim mire keto kohe ,thashe se te kishin pushuar nga puna 😛
    si duhet te jene komentet ?? si Ushtari Shvejk
    “Une dhe mutin ja ha togerit , vetem qime mos te kete se ato me bejne per te vjelle ”
    ky eshte kuptimi i kesaj analize ??
    thuaja Stefanit te lutem ,qe nuk jeni me skllever ,jeni ushtari Shvejk
    prandaj Togeri ka jeten e gjate
    dhe i thuaj qe mos te na shtoje qime…. “te rrine ketu shqiptaret te investojne per drejtesine dhe lirine ” se keto me bejne per te vjelle .
    DREJTESIA DHE LIRIA FITOHEN ME LUFTE !
    [investimet i bejne ata te 1 prillit ….shqiptareve ju duhet REVOLUCION !!

    • Po mo love po me revolucion, me lufte, se vetem te lufta i shprehim aftesit, ne paqe jemi te paafte. ( nje keshille: hiqe love si pseudonim kur do revolucion, lufte, etj, beje sali berisha). TUNG.

      • u mendova dhe ke te drejte ,duhet paqe [Shvejku]
        do shkruaj me emrin qe ju pelqen me shume keto kohe

        “me qetesi dhe dashuri ” ………

  • Ka nje dukuri te njohur ne mafien e vjeter e te re italiane.
    Te gjitha klanet mafioze jane familjarisht te lidhura me fene, shkojne rregullisht ne kishe e bile paradoksalisht keto ditet e fundit ne Rome u varros me madheshti nje kapobande e mafies, portretin e stermadh te te cilit e ekspozuan duke e stilizuar sikur te ishte papa i Vatikanit.
    Shqiptaret nuk kane vuajtur nga mafia fetare por nga diktatura e mafies komuniste.
    Ndonese ne teresi stefanet shqiptare e denojne diktatorin komunist, tehun e urrejtjes nuk e drejtojne tek doktrina e tij, por tek doktrina demokratike qe permbysi enverizmin.

  • Qe te dish se sa mire eshte qe te jesh Shqiptar mjafton te kalosh ne kufirin Slloven,te kalosh 10 dite pushime ne Shqiperi,te kesh kaluar pervojen e azilit ne ndonje vend eurpian,dhe mbasi i kaluar keto athere te lind deshira qe te mos jesh Shqiptar.I thashe keto per mos shkuar me larg.prsh imagjinoni se si mund te ndjehesh Shqiptar kur te qeveris Ilir floriri dhe opoziten e ben Lul hajduti e Sali spiuni,pra kur i shikon te gjitha keto eshte me mire te jesh gjithcka po jo Shqiptar.

  • S’KA SHQIPTAR QE NUK I DI.

    Zonja j. Klinton na kuitoj me kohe ne Tirane, kjuides per ju shqiptaret eshte hapur nje nam i keq.Do te thote qe c’do shqiptar atje ku jdeton o thellon kete semundje o e mbron me korektesine e tij,nderin e shqiptarit.
    Kurse Z. A.Stefani me nje analize reale, sqaron qe :

    “Nuk mund të jesh edhe mafioz edhe shqiptar, edhe evazor taksash edhe shqiptar, edhe trafikant edhe shqiptar, edhe kultivues ilegal droge, femrash apo fëmijësh edhe shqiptar…”

    Z.Andrea ka shume te drejte,nese Shqiperia mbijetoi deri me sot, kjo u realizua nga shqiptaret e ndershem dhe u qelb, nga shqiptaret fallco,qe tjeter thone tjteter bejne,kush jane keta qelbo? s’ka shqiptar qe nuk i di.C’erdhja e tyre eshte c’drejtesia, s’ka Shqiperi pa drejtesi,pa shtet ligjor,pa zbatuar fuqine e Kartes se madhe.

  • PO ma ben qejfin me kete shkrim .Tani gjithe sejcili ta ballafaqoje veten me kete shkrim dhe te nxjerre konkluzionet. Andrea bere mire qe se fute Berishen ne kete shkrim ( per mua recete ) .

  • Je kaotik Andrea !
    Dhe te qenit tend kaotik , pavaresisht “shpirtit te mire” qe transmeton artikulli , me pavetedijen tende , derdhe dhe “helm” pa mase !

    ” Por çdo të thotë, në kuptimin patriotik, të jesh shqiptar? Që je i lindur nga prindër shqiptarë dhe flet shqip? Nuk është e mjaftë. Sepse, përveç kësaj, të jesh shqiptar do të thotë edhe të jesh në lartësinë e detyrës historike që shtrohet përpara atdheut tënd, Shqipërisë. Por për këtë, duhet më parë që të kuptosh se çfarë kërkon momenti historik prej Shqipërisë, pra edhe prej teje si shqiptar.”

    Kjo pyetje tendja eshte shtruar drejte ! Por ajo ku calon problemi eshte se ti e lidh kete me “ligjet” dhe “demokracine” (inekzistente ne asnje vend te botes) dhe me “drejtesine” si kusht !

    Ky lloj eklektizimi dhe panjohurie tendja shpie qe ti te vesh koncepte pa asnje lidhje me njera tjetren , madje kundershtare , ne vijen e nje “qellimi” ! Kesaj i thone t’i sherbesh perseri erresires ! Pra te pavertetes !

    E nisim nga fjala “drejte” dhe “drejtesi” , si kusht paraprak i cdo rrjedhoje ! Qe ta dish ti Andrea , dhe shpresoj te reflektoje ne mendimet e tua , fjala “drejte” vjen nga fjala “drite” dhe fjala “drejtesi” eshte pikerisht fjala “dritesi” ! Ti e kupton besoj se ketu , ne konceptin e ketyre fjaleve , shtrihet nje doktrine e tere humane ! Pra behet fjale per “Driten” !

    Qe te vihesh ne “rezonance” me shpirtin shqiptar per sa pretendon , duhet ta nisesh nga kuptimi i gjuhes shqipe per keto fjale , qe eshte dhe botekuptimi i ketij populli ! Ne te gjitha rastet e tjera je i deshtuar !

    Ketu po e nderpres mendimin tim , pasi ne rast se merr si “themel” keto koncepte shqiperore , bie gjithcka tjeter qe ke shkruajtur ne artikull !

    “Drita” eshte e vertete se bashkejeton me “erresiren” ! Eshte e vertete gjithashtu se pa njeren nuk ekziston tjetra ! Por kur sundon erresira , drita , e drejta , dritesia ose drejtesia , eshte thjesht nje “qiri” , te cilin juve e keni bere ritual ta ndizni neper kisha !

    Drita dhe Dritesia , zoti Stefani , nuk jane qiriu , por vete shperthimi i shkelqimit !

  • Zoti Andrea ka treguar me kohe se eshte aktiv ne shoqerin civile, ka velera te vecanta dhe eshte shume i sakte per cfare analizon , e vecanta e tije qendron tek qellimi shkrimit, tek mesazhi qe percjedh, tek debati qe krijon, pra rrit nivelin e diskutimeve deri ne filozofi ky eshte kontribut i cmuar per shoqerine tone.

  • Dualizmi shekspirian “te jesh apo te mos jesh/te rrosh apo te mos rrosh” ne te vertete nuk lindi ne varesi te raportit me drejtesine por me zhgenjimin e princit Hamlet. Shqiptar na ben perkatesia etnike, gjuha, traditat dhe kultura. Mbi kete baze i japim fryme atij mekanizmi funksional qe e quajme shtet, se shteti lind per nevoje te organizimit kolektiv. Nga kjo baze marrin forme edhe shtetet e medha multietnike, multilingue e multikulturore si Shba, Zvicra, Kanadaja e akoma Russia, Kina, etj. Me nje fjale, po te rendim pas modelit, meqe modeli ben referim, i bie qe amerikani eshte patriot e via- via pas labirinthit te meritave qe numeron Stefani duhet te themi qe Shba s’ka nevoje per burgje, se te quhesh amerikan je rob zoti- dele e perendise.

  • Ky shkrim duhet te jete pamfleti i shqipetareve, por fatkeqesisht, fakti qe ka vetem 5 komente me lart, tregon qe shqipetaret nuk kane bythe te jene shqipetare dhe do te zvarriten si gjithmone ne kohe paqeje, duke pritur qe midis politikaneve sharlatane te dale njeri qe t’i shpetoje, te dale njeri qe te behet Avni Rustem, por jo ata; ata hane, pine, marrin rrogen, pensionin, e shohin ata qe vjedhin, qe prostituciojne vendin, qe zhvasin leket e tyre, dhe ose kthejne syte ne anen tjeter, ose ankohen kafeneve.

    Andrea, mor bir, ke folur ne vesh te shurdhet!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Shqipetaret nuk kane shpirt shqipetari! Edhe ate qe lind ata vete e mbysin duke treguar indiference, si ne rastin e ketij shkrimi.

  • Letonia, Lituania dhe Estonia te parat e flaken ne plehra bolshevizmin sovjetik, Kroacia i pasoi me vone dhe e “harruan” 29 nentorin e ZI qe implementoi MURTAJEN komuniste ne vendet e tyre, ne dallim nga Shqypnia enveriste e Partise se Punes qe vajton si kukumjacke pylli deri ne ditet tona dhe kerkon t’i bashkohet duke i puthur BYTHEN BE-se Demokratike dhe Antikomuniste.

  • Ky shkrim rrok nje nga problemet me thelbesore te kohes qe jetojme,,ate te ndegjegjesimit kombetar per krijimin e shtetit demokratik ligjor. Per momentin kjo eshte e veshtire se ne 25 vjet u fol per demokraci po u praktikua e kunderta. Shembujt e shteteve postkomuniste si Kroacia,,Cekia,,,lituania,,letonia etj treguan se pamvaresisht te kaluares se afert me ndergjegje kombetare dhe me elit qeveritare te pa korruptuar krijuan shtete te se drejtes.. Kjo te ne nuk ndodhi se u fillua shume keq qe ne hapat e para,,ne krye te shtetit u vu nje bandit dhe rreth tije te burgosur ordiner,njerez qe vran ndergjegjen e popullit dhe shkaterruan dhe vodhen pasurin kombetare. Edhe ai qe mori pushtetin pas 97tes doli qe ishte nje liberal interesaxhi qe eci ne vazhden e te parit po ne menyre me te zbutur ,, me te kamufluar,,per te mos folur pastaj per qeverisjen nr 3.Tjeter eshte se ka edhe super fanatic si intelekt HALET qe mendja syri dhe veshi veprojne vetem ne nje drejtim,duke u zvarritur pas njeres pale dhe duke bere armike cdo gje tjeter qe nuk eshte me palen e tij.Prandaj eshte e veshtire z Andrea te bejme nje shtet te se drejtes. Megjithate perpjekjet do vazhdojne

  • Pas 25 vjetesh mbi bazen e ketyre ‘kerkesave’ sa shqipetare kane ngelur brenda kufijve te para ’90 kur kishim shtet dhe ne krye te shtetit qendronin njerezit e luftes e te punes perjashtu ‘inteletuHalet’qe qelbin kete rubrike 25 vjet?
    tani

  • Zoti Andrea,shteti me demokratik,Amerika,quan amerikan cdo njeri qe lind ne Amerike,i jep edhe pasaporten amerikane,pamvaresisht cfare origjine ka,prinderit e tij,e the,e tj.Sipas demokracise se tyre,Shqiptar quhet cdo njeri qe lind ne Shqiperi,don apo nuk don ti.Pershendetje.

  • Z.ANDREA keni trajuar nje problem shume aktual.Mendimi juaj eshte i kthjellet po kush e lexon .Klika GREKO SERBE per te cbere SHQIPERINE duhej te prishej e ardhmja,rinia se si eshte rinia sot eshte ATDHEU neser.Rinia e sotme qe 35 vjec e poshte nuk ka lexuar nje liber.nuk njeh konceptet themelore te jetes ,eshte e coroditur konfuze dhe ijnorante .FATKEQESISHT po vazhdohet ne kete rruge ,nuk eshte vetem DREJTESIApo dhe shkolla qe tq meson si te jetosh e te jesh njeri

  • TE JESH APO TE MOS JESH ENVERIST!

    Ne monologun e gjate historik Andrea Stefani ka “harruar” padashje si nje kelemxhi tipik enverist nje date qe pasoi me nje periudhe mjaft thelbesore, date qe percaktoi edhe fatin e Shqypnise dhe te shqyptareve per dekada me radhe dhe qe per fat te keq vazhdon te percaktoje deri me sot fatin e popullit tone. Kjo date eshte 29 nentori i ZI jugosllav i vitit 1944 qe implementoi MURTAJEN bolshevike dhe e hodhi Vatanin ne putrat e komunizmit sovjetik te tipit stalinist. Pas kesaj date u pa qarte se Lufta nazifashiste qe permend Andrea Stefani me krenari patrioti ne kete shkrim solli me vete fashizmin enverist, i cili e beri Vatanin si nje CIFLIG feudal te familjes Hoxha per 50 vjet me radhe duke i meshuar me force PATRIOTIZMIT fals dhe duke i ndersyer shqyptaret kunder fqinjeve dhe kunder Botes Demokratike dhe kur mbeti ne Dimrin e Vetmise se tij falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin si kurre me pare ne histori. Kete gje periudhe te mallkuar historike “harron” pa dashje dhe pa te drejte Andrea Stefani ne monologun e tij ne gazeten DITA kur perpiqet te spjegoje se ku i ka rrenjet PATRIOTIZMI fals i shqyptareve qe sapo kalojne kufirin behen edhe greke, edhe gjermane edhe afrikane si nje fis kanibalesh ZULU, sic permendet ne kete shkrim.

    Ka ardhur Koha qe pyetja e Andrea Stefanit sot te korrigjohet:

    TE JESH APO TE MOS JESH ENVERIST!

    sepse me nje qeveri qe nga njera ane kerkon t’i bashkohet BE-se Demokratike dhe Antikomuniste dhe nga ana tjeter shkon dhe ben homazhe me fotografine e monstres gjakatare Enver Hoxha ne dore dhe me nje Kuvend qe ka nje kryetar si Like Floriri, Mbreti i Ryshfetit dhe i Korrupsionit ne Shqypni, nuk mund te behsh PATRIOT dhe te pagush rregullisht faturat dhe taksat, sidomos kur vilat lluksoze te pushtetareve mbijne cdo dite ne trojet tona si kepurdhat pas shiut.

  • Vilat lluksoze nuk jane vetem te pushtetareve po me shume te opozitareve.,dhe me shume fare te Oborrit te Berishes.Rregjimi komunist ka demtuar Shqiperine dhe shqiptaret po demin qe i ka sjell Klasa politike aktuale e te dy kraheve nuk ka te llogaritur.Prandaj thirrja e gazetarit patriot Andrea Stefani eshte ne kohen e duhur.Duhet te gjithe te ndergjegjesohemi per vendosjen e nje sistemi drejtesie REALE, per ndertimin e nje shteti REAL , jo te qeverisur dhe drejtuar nga grabitqare, tradhetare ,dhe antishqiptare.

  • Shteti eshte ligj dhe atdheu nuk mund te jete i forte pa nje shtet te forte. Prandaj te jesh atdhetar do te thote te zbatosh ligjin dhe respektosh shtetin. Andrea Stefani ka shume te drejte qe ngre kete problem qe ka qene dhe mbetet thembra e Akilit e shqiptareve qe nuk kane mundur te ndertojne shtet per shkak se nuk respektojne ligjin dhe e dhunojne ate.

  • Z.STEFANI,ju lumt per analizen qe beni.Xhaxhi ne veprat e tij thoshte:”Kur punohet,luftohet dhe fitohet e meriton te jetohet..” Keto..gjat kohes se tij kishin kuptim.Se punohej ne veprat e ndertuara nga vet populli. Po ku perfunduan keto vepra?Ato u shkaterruan me urdhe te shqipetarit dhe nga shqipetaret.U be lufta NÇL nga vet populli dhe u fitua liria,pra nga shqipetaret dhe u krenuam per kete.Por kjo liri qe jo per te gjithe.Pse?Sepse diktatori e kishte te ligjeruar diktaturen.Dhe kush e ngacmonte…futej ne burg.Po a po i paguajme ne shqipetaret demshperblimet e atyre qe llapen dje? Ne ’90-ten u mendua se do ndertohej demokracia,por jo.Kjo ishte dhe eshte shkerdhatokraci e neperkembur nga politikanet shqipetare dhe populli-shqipetaret shkojne akoma pas atyre qe e shkaterruan,vodhen e poshteruan kete vend.Tek ne Z.Stefani pak njerz e lexojne analizat tuaja,te Bedri Islamit,etj,ne DITA,TEMA,SOT..! Ata qe lexojne vetem RD,55..jane Salist dhe keta do quhen shqiptare te pandershem,pasi nuk e njohin qeverin tjeter,shtetin ligjor..duan rremuje,destabilizim,pushtet per vete,para..per te cilat kerkojne dhe gjak me revolucion “demokratik”.Nga MALLAKASTRIOTI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *