Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Të jesh vegël e një njeriu të lig, duargjakosur e burracak…
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Të jesh vegël e një njeriu të lig, duargjakosur e burracak…
Letrat e Lexuesve

Të jesh vegël e një njeriu të lig, duargjakosur e burracak…

anazapta
Published December 4, 2012
Share
SHARE

E nderuar DITA. Nëse kapet Presidenti është kapur i gjithë shteti. Sepse nga Presidenti derivon më pas varësia e prokurorit, e shërbimeve sekrete etj. Po kapi Ekzekutivi (Kryeministri dmth) Presidentin, zëre se ka kapur shtetin. Dhe të emërosh një ministër  (një vartës të kryeministrit) si President pak shanse ka që Presidenti të bëhet papritur një “njeri i pavarur”. Nishani po tregon hapur që është një lepe-peqe i mjerë i Berishës. Të gjithë e marrim me mend se mendon si Berisha, flet si ai dhe biles lodhet që Berisha të ndjehet i kënaqur në mbrëmje nga puna e tij. Shikoni ç’bën këto ditë. Bën Berisha nacionalistin me Del Ponten (pikërisht Berisha o zot – ai që ka djegur e shitur Shqipërinë për atë mut karrige) flet dhe “Presidenti” për Del Ponten. Të jesh vegël e shtetit ëhstë nder, po të jesh vegël e një njeriu të lig, duargjakosur e burracak si Berisha është tmerr.

 

E thënë troç, Berisha e ka vendin në burg bashkë me Lulzim Bashën. Mjafton 21 janari. Ai Ivo Sanaderi i Kroacisë ishte goxha burrë dhe i vunë prangat. E udhëhoqi Kroacinë për gjashtë vjet, ishte kryeministri i anëtarësimit të Kroacisë në NATO, kryeministri që aplikoi dhe fitoi statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, kryeministri i liberalizimit të vizave dhe i prag-anëtarësimit të vendit të tij me të drejta të plota në Bashkimin Evropian. Kur i radhit të gjitha “arritjet” e tij, që janë shumë herë më të mëdha se çdo kryeministër i yni, bile se të gjithë të marrë së bashku. Dhe i vunë prangat për një shumë që tek ne i ka në llogari bankare edhe badigardi i Shkëlzenit të Saliut.

anazapta December 4, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?