“Të jesh vetëm, ndonjëherë më mirë “

anazapta

Pas ndarjes nga bashkëshorti, Sandra Bullok, thotë se nuk ka nevojë më për prezencën e një mashkulli. 49-vjeçarja duket se po ndjek shembullin e moshatareve si Sharon Stone, apo Madona të cilat thonë se lidhje me një mashkull në këtë moshë nuk është më aq e rëndësishme.

“Ndërkohë që i afrohet të ‘50-ve, forca që i ka transmetuar e ëma i jep mundësinë që të mos ketë nevojë për prezencën e një mashkulli. Ajo është ende shumë e frymëzuar nga e ëma dhe ka kuptuar se të jesh vetëm, ndonjëherë, është më pak e dhimbshme sesa ta kesh zemrën të bërë copash. Nuk do të përjetojë përsëri atë lloj dhimbjeje”, tha një burim i afërt me aktoren.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *