“Të jetë a të mos jetë Akademia e Shkencave?”

redaktor

Më datë 26 prill do të mbushen 4 vjet nga vdekja e shkrimtarit Ardian Klosi. Edhe pse iku në mënyrë tragjike duke u vetëvrarë ai vijon të ngelet prezent në media falë miqve të tij të cilët e kujtojnë. Deputetja Ledi Shamku e cila ka qenë dhe një prej miqve të Klosit ka shkuar dhe një status të gjatë në Fb në kujtim të Danit siç e quan ajo.

Më poshtë shënimi i ndjerë i deputetes Shamku:

Hej ç’na e le Prillin me shenjë o Dan!
Po t’lexoja prapë dje në darkë. Për qejfin po edhe për hallin tim po të lexoja. Po ta shkëpus një pjesë nga shkrimi yt që ishte halli yt e imi, e tash mbeti vetëm halli im!

“Çfarë do të kish thënë Çabej sot, të jetë apo të mos jetë Akademia? Për vete e kam të qartë se çfarë do të thoshte, një njeri që e kreu veprën e vet të madhe jashtë çdo akademie; e kam të qartë se ç’do të thoshte ai njeri punëtor kur të shihte një gërxho-institucion që ecën me inercinë e së shkuarës, që bluan fonde publike dhe nuk nxjerr asnjë dorë miell për urinë e madhe që kanë për dije shqiptarët, që bluan dhe shkatërron pasuritë e trashëguara (pyetini çka ndodhur me fondin e Xhuvanit dhe një numri të tjerëve, mësoni si po kalbet në mënyrë të pakthyeshme thesari i Incizimeve që disponon(te) Instituti i Kulturës, pyetini a ka anëtarë të rinj kjo Akademi, pyetini nëse po i thithin gjithë ata djem e vajza që diplomohen e doktorohen në Perëndim, pyetini se sa harxhojnë me konferencat e tyre “ndërkombëtare” dhe nëse është në këto konferenca mosha mesatare nën 70 vjeç; pyetini, pyetini). Ai institucion, dmth Akademia, së paku për pjesën e dijeve humano-shoqërore nuk pranon të reformojë vetveten”.

Dan, Akademia ishte halli i të dyve ne, edhe i disave si ne; sot ka mbetë veç halli im me ç’po shoh! Isha në Kosovë, Dan! Një mrekulli Akademia e Shkencave të Kosovës, plot me mendje të reja e të shkolluara mirë e lirisht! Dhe më kallxuan si po ua plaste shpirtin kjo Akademia jonë! Edhe Çabejt ia plasi shpirtin njëlloj, edhe ty, e ndoshta edhe mua, që ndërsa po të shkruaj, më duket vetja si një ushtar jashtë kohës, i ndryrë në idealin e vet, që s’do ose s’di të kuptojë se i ka përpjekjet pa pikëpjekje. E kujt i duhen idetë e idealet sot xhanëm? Uhh, sa fjalë t’vjetrume!

Hej ç’na e le Prillin me shenjë, o Dan!”

Share This Article
8 Comments
  • per zonen Shamku

    Ky Dani juaj e nderuar Ledi ,edhe pse ka qen nje intelektual i mirefillte nuk me ka pelqyer per shume gjera..por me e renda ishte ikja e tij si dezertor qe ju po na i beni hero..

    Mjafton qe paska qene mikl personal i Edi Rames qe sot po ben krimin me te madh ne historine e shqiperise

    Po i dorzon ne tavoline pushtetin PUSHTIT lul basha dhe po pranon poshtrim publik nga SALIQENI dhe disa miq te tij berishiste ne Amerike.

    e fundit:

    e quaj per lexuesit kete fotografi me kete duhan te ngrehur te zonjes Ledi..aq me keq kur po hidhni sheqer ne nje mort..ne nje vetvrasje te neveritur

  • KETU DUHET TE KETE SHKENCE, E SIDOMOS TE HISTORISE, KRYESORJA ESHTE SHKENCA NE VETVEHTE DHE JO AKADEMIA, DHE AKADEMIA E TIRANES, PER 100 VITE ESHTE UDHEHEQUR NGA SLLAVO KOMUNISTET, KESHTU QE SHUME PREJ PUNEVE TE SAJ, JANE PER TU HEDHUR POSHTE NE KOSH TE PLEHRAVE.

    • IKE MORE IDJOT , SE TI NUK KE TRU PER T`U MARRE ME KETO PUNE ! TI JE VETEM NJE COPE PLEHRE E PEGERE E SHPELLARIT BERISHA , QE NUK I ERDHI KEQ PER GJITHECKA SHQIPTARE E JO ME PER AKADEMINE E SHKENCAVE . CFAR DASHURIE E RESPEKTI MUND TE KETE PER SHKENCAT NJE NJERI I LINDUR E RRITUR NE SHPELLE ?! JA KU E KEMI TE GJALLE SHEMBULLIN NE PARLAMENT , QE I ESHTE BERE FERRE KETIJ POPULLI SI SEMUNDJE KANCEROZE ,QE TANI I BEN THIRRJE KETIJ POPULLI PER ARMATOSJE E VETSHFAROSJE !

  • E ke shkruar atehere kur fondet publike shperdoroheshin nga cubat e saliut. e tash ( meqenese te pelqen gegenishtja) kur fondet shperdoreohen nga cubat e rilindasve ku benI pjese dhe ju familjarisht nuk te shkojne fare keto rrjeshta.
    ps Drejtshkrimit shqip standart mos guxo t’i afrohesh se Cabej qe ti permend te do ngrihej nga varri dhe do ti priste duart qe shkruan ato marrezira serbegreke
    Jeni vemje qe ngjiteni per te perfituar ne trupin e “si Daneve” Dani ishte kunder shkaterrimit te mjedisit, kunder korrupsionit, ishte per rruajtjen e vlerave kombetare… o sa larg Danit jeni ju

  • “Akademia e gjoja shkencave” në Tiranë,ka qënë dhe është “Akademia e militantëve partiakë,e servilëve dhe e bythëlëpirësve të pushtetit”.Për të vërtetuar këtë situatë skandaloze,merrni dhe vlerësoni me “veprat shkencore” të tyre,kokë më kokë dhe do të shikoni,mbi 80% e tyre janë analogë me mbi 80% të deputetëve,pushtetarëve dhe të politikanëve partiakë shqiptar.Shqiptarët i durojnë këta prandaj nuk bëhet Shqipëria.

  • Per tu hedhur ne koshin e plerave jane bemat e ketyre 26 vjeteve me gjithe njerezit si ty o.ooo Arben,vellai Mark UK e zagari i Berishes.

  • Akademia e sotme e quajtur e “Shkencave” eshte koka administrative e ish Akademise se Shkencave, e mbushur me militante te PD, dhe e seleksionuar nga dora e ish-kryeministrit Sali Berisha. Nga ana tjeter, per te shkaterruar Historine e Shqiperise, Sali Berisha krijoi Qendren e Studimeve Albanologjike, ne krye te se ciles vuri militantet e vet. Kryeministri i ri Edi Rama duhet qe te bashkoje Kryesine e sotme te Akademise se Shkencave me Qendren e Studimeve Albanologjike dhe te ngrihet Akademia e Shkencave Albanologjike, duke zgjedhur drejtuesit e duhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *