Të kam thënë, moj flutur
Po ti nuk përgjigjesh:
“Mos iu afro flakës .
Në s’do që të digjesh!…”
Të kam thënë, moj flutur,
Po ti më mërzitesh:
“Mos iu afro dallgës
Në s’do që të mbytesh!…”
Të kam thënë sërish,
Po ti nuk dorëzohesh:
“Mos iu afro dritës
Në s’do të verbohesht . ”
Të kam thënë, moj flutur,
Po dhe ti më thua:
“Dhe flakën dhe dallgën
Dhe dritën e dua…”
Dhe flakën dhe dallgën
Dhe dritën e dua;
Nuk e njohu frikën,
Kush u dashurua…
Korrik 2005
Mallin kush ma tret?. . .
Motiv popullor
Etja ç’më ka marrë
Vallë kush ma shuan,
Kush m’i shëron buzët
Që m’u përvëluan,
Kush m’i shëron buzët,
Ashtu siç di ti,
Me ato burime
Që m’i ke në gji!.
Me ato burime
Që rrjedhin nga gjinjtë;
Njëri i argjendtë,
Tjetri i florinjtë!.
Nga puthjet e tua
Ëndërr m’u bë jeta;
Për të shur etjen
Ilaçin e gjeta.
Zjarrin dot s’e shova
Lumi të më marr
Se zjarri që digjet
Nuk shuhet me zjarr.
Elbasan, 1.02.2007
Pa titull
Kujtoj me mall një dashuri që pata
E gdhendur në zjarr porsi shpata;
Kujtoj me mall një zjarr, një dashuri
Në zjarr u gdhend dhe aty u shkri!…
• Gusht, 2004
Pa titull
I këndove, Esenin, Shaganesë
Dhe s’doje veç saj një tjtër nuse;
Ti më habit, i dashur, për besë
Unë do kisha vdekur për një ruse.
Stamboll, 25.01.2005

Edhe ne te kemi thene, mor Benko perhere,
se ne keto vargje te lira zotrote ke ca vlere,
c’do pra qe vargje i kushton Brahos gerdall,
dhe e ben ashtu dhe vehten komplet budall?
shkruaj or Benko poeti vetem kesoj vargje lirike,
kur i kushtohesh Brahos, i ke per letra higjenike!
Ke harruar, o Benko i Gjitones, vargjet e Majakovskit “Fjala dhe vargu jane bombe e flamur”. Vargjet e Poetit jane dhe per dashurine dhe per politiken, o Benko!