Të kamur e të skamur, duan qetësi

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

Përshëndetje stafit të gazetës Dita, gazetarëve të mrekullueshëm. Dëgjova me vëmendje Kryeministrin Rama për ngritjen e rrogës me 20 për qind të Policisë së Shtetit. Ka menduar shumë mirë, por unë si qytetar i këtij vendi do të isha dakord që Policisë së Shtetit t’i bëhet rroga të paktën 1000 euro. Bizneset në Shqipëri mund të paguajnë 100 lekë më shumë në muaj vetëm për paga për Policinë e Shtetit.

Integriteti i policit është shumë i rëndësishëm në këtë vend të dalë boje nga krimi e korrupsioni. Unë që po ju them këtë, nuk i sjell asnjë telash këtij vendi sot dhe gjithë jetën, por ne duhet të paguajmë për të mirën e këtij vendi, të fëmijëve tanë.

Populli mbarë dëshiron ta mbështetë këtë qeveri me të gjithë forcën e shpirtit, që të bëhet ky vend se është vendi ynë dhe do jetojmë këtu ne dhe fëmijët tanë. Askush, as të kamurit, as të skamurit nuk jetojnë dot mirë po nuk pati rend e qetësi. Populli e do këtë vend të bëhet. Kemi besim. Respekt, Pëllumb Meçaj, Tiranë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *