Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Më kujtohen fjalët e Edit kur premtoi se do të përpiqet me të gjitha fuqitë të bënte më të mirën e mundshme me vepra që do të mbaheshin mend gjatë. Nuk mund të them që qeveria aktuale s’po bën përpjekje për të instaluar shtetin ligjor. Përpjekje e admirueshme e jo pa rezultat. Po marr një shembull, energjia elektrike. Të jetë i sigurtë kryeministri se ka fituar më shumë se sa ka humbur pikë në popull pasi ne e duam më shumë se vetë qeveria ligjin. Por dihet që ai ka nje kundershtar të përjetshëm, antiligjin. Krimin nuk e kryen pushka apo tritoli, por mendja. Policia e Shtetit ka kapur pushkë e përdorues të saj, por kurrë mendjen që i përdor. Është krejtësisht e pamjaftueshme e sipërfaqësore. Izet Haxhia ka goditur në shenjë. Në rast se Edi Rama kërkon të mbetet për mirë në histori e të fitojë bekimin e njerëzve të ndershëm që janë me shumicë në këtë vend, duhet me domosdo e me çdo çmim të këpusë kokën e së keqes së këtij vendi. Nuk do të ndodhë ndonjë hata po u realizua. Më shumë se gjysma e njerëzve e urojnë këtë. E po ashtu 80% e shqiptarëve. Profeti.
