Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Përshëndetje DITA! Nisur nga një qytet i vogël si Librazhdi ku mjerimi ka pllakosur vendin dhe ku zëri opozitar është topitur, duhet shkundur ndërgjegjja dhe ngritur në këmbë çdokush që e do këtë vend. Nuk mund dhe nuk duhet të presim fundin tonë duke parë thesin e miellit që do na hedhin kur të vijë fushata e radhës. Duhet të ngrihemi në këmbë kundër këtyre që na mashtruan dhe na fundosën në llum, por jo të shfrytëzohemi prej atyre që duan pushtetin e humbur. Ne duhet të kemi zërin tonë, bindjen dhe forcën tonë për t’u çliruar nga lojërat e pista të pushtetit që na përdor si hije votimi pa ndërgjegje!
