Xhelal Mziu e ka mandatin e tij të tretë në krye të Bashkisë së Kamzës, duke pasur një ndikim jo të pakët në këtë zonë.
Me sa duket, autoriteti i tij në Kamëz ia kalon edhe autoriteteve shtetërore të pushtetit qendror të cilat kanë për detyrë që të zbatojnë ligjin.
Xhelal Mziu ka publikuar një foto në “Facebook” në 22 gusht ku shihet se teksa ai është duke biseduar me qytetarë të Kamzës në një lokal me mjedis të mbyllur, njëri prej pjesëmarrësve vijon të shijojë cigaren pa pasur asnjë frikë.
Ligji e ndalon konsumimin e duhanit në mjedise të mbyllura, madje dënon si duhanpirësin, ashtu edhe pronarin e lokalit. Por kur ke Xhelal Mziun mik, pak vend zë frika përballë ligjit. / DITA

XHelal salush -gomari pi duhan ,kështu shkohet në europë !!
Une bera nje koment dje,por moderatori , me sa duket , punon me minuta dhe jo me ore , duke krijuar kershtu nje imazh te gabuar per gazeten , sikur nuk lexohet e nuk ka interes per te ! ! !