Ndoshta pak me vonesë, por unë po përpiqem të jap kontributin tim në zgjidhjen e këtij problemi mjaft të ndërlikuar, pra në regjistrimin e Veteranëve dhe të kategorive tjera të Luftës të Kosovës.
Si shumë punë të tjera, edhe këtë të regjistrimit të dëshmorëve, të invalidëve dhe të veteranëve të Luftës nuk e filluam si duhet, prandaj shtyrjen e publikimit të listave përfundimtare për këto kategori e përkrah plotësisht. Por nuk jam vetëm që të shtyhet publikimi, por të ndërpritet në vend. Ndërsa se si do të zgjidhej ky problem në të ardhmen e afërt, e kam mendimin tim, të cilin do ta shpërfaq në radhët në vazhdim.
Një fjalë e urtë e popullit tonë thotë se një fillim i mirë është gjysma e punës.
Puna në regjistrimin e Veteranëve do të ndahej në dy faza:
1.Të bëhet regjistrimi i Organizatës së Veteranëve të Udbashëve të Kosovës (UDBK).
2.Organizata e Veteranëve të UDBK-së të merrej me regjistrimin e organizatave të tjera të veteranëve të Kosovës.
Arsyetim:
Kush më mirë se Veteranët e UDBK-së do të hartonte lista më të sakta për pjesëtarët e UÇK-së? kush më mirë se Veteranët e UDBK-së do të hartonte lista të sakta për pjesëtarët e vërtetë të UÇK-së dhe pjesëtarët e rremë?
Kush më mirë se Veteranët e UDBK-së do të hartonte lista më të sakta për pjesëtarët e vërtetë të UÇK-së, si dhe për pjesëtarët e UDBK-së të infiltruar në UÇK?
Kush më mirë se Veteranët e UDBK-së do të krijonte lista më të sakta për dezertorët e UÇK-së?
Pastaj, kush më mirë se Veteranët e UDBK-së do të krijonte lista më të sakta për invalidët e UÇKS-së?
Kush më mirë se Veteranët e UDBK-së do të krijonte lista më të sakta për dëshmorët e UÇK-së?
Shkurt, listat më të sigurta se UDB-ja për veteranët, për dëshmorët, për invalidët, për të burgosurit, për dezertorët, për njerëzit e infiltruar nga UDB-ja në radhët e Ushtrisë Çlirimtare, askush tjetër nuk i bën, sepse dokumentimin më të saktë e ka ajo!
Po ashtu, edhe për vrasjet politike të pasluftës, e vërteta duhet të kërkohet nga Organizata e Veteranëve të Udbashëve të Kosovës, jo diku tjetër!
Po ashtu, edhe sa i përket Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë, që po krijohet tani, propozoj të udhëhiqet nga Organizata e Udbashëve të Kosovës.
Krejt në fund, si person që po jep kontribut në këto çështje shumë delikate, i jap të drejtë vetes të bëj edhe një propozim: për sekretar të Organizatës së Veteranëve të UDBK-së propozoj Baton Haxhiun dhe Bajrush Morinën, njëri sekretar e tjetri ndihmëssekretar, kjo të bëhet sipas marrëveshjes së tyre. Ndërsa sa i përket kryetarit, ka mjaft persona të dalluar, siç është edhe Nexhmedin Spahiu, i sprasmi kryetar i Lidhjes së Rinisë Socialiste të Jugosllavisë, por ia lë Bordit të UDBK-së, ta zgjedhë njeriun më meritor për këtë post të kësaj organizate jetike për Republikën e Kosovës!
Express

Propozim me vend mbasi mbar nuk po na ec drejt ta provojm ndryshe.
Patjeter qe duhet edhe ne Shqiperi e Maqedoni nje filial e UDBK-se Mos te ndihet askush i len pas dore.
Nuk mund te kete nje organizate te tille ,per faktin se UDB-ashet nuk behen kurre veterane.UDB-ashet jane aktive deri sa japin shpirt.Kur vdesin behen deshmore te UDB-se .SALI Berisha (penicilina) eshte aktiv edhe tash qe eshte >70 vjec.
Mos na i qani hallin,se ne Shqiperi eshte nje parti e tere nazifashiste qe punon per UDB-ne,duke pase ne krye te saj,por dhe te krejt vendit nje familje te vene nen sherbimin e UDB-se qe punon intensivisht prej ,me se paku nje cerek shekulli.Ky eshte shpellari mesjetar i Vicidlit Sali Ram Berishovici.Kete,e dine edhe femijet tek ne.
Propozimi i z. Sali Bytyci eshte me se i drejte, madje dp te ishte mire qe te shtohet edhe dy pike: 1. UDBK-ja te percaktoje se cilet veterane te UCK-se duhen pushkatuar ngaqe kane luftuar kunder serbeve.
2. UDBK-ja te krijohet edhe ne Shqiperi, me kryetare e sekretare me te dashurit e Xhavit Halitit dhe te Hashim Thacit
Sa mire e paska thene ai vellai Sali. A po mendoni hala se lufta ka ardhe ne fund pusi (ne pus pa fund) fare rastesisht? Ne Kosoven e pushtuar edhe ne kete shekull, nuk je as veteran, nuk je as luftetar, nuk je as invalid, nuk je as deshmor, nuk je as hero, nuk je as mjek, nuk je as i burgosur politik, nuk je as shkrimtar, nuk je as letrar, nuk je as profesor, nuk je as punetor, nuk je as farmacist, nuk je as kengetar, nuk je as futbollist, nuk je as…, pa qene udbash dhe kosist! Dhe propozimi i vellait tone Sali eshte me vend, shume me vend: Duhet te krijohet me patjeter Organizata e Veteranve, deshmorve dhe invalidve udbashe te Kosoves, se vetem keshtu te gjitha sendet bine ne vendin e vet! Bine ne vendin e vet te UDBES!… Ruje zot kete popull prej UDBes “shqiptare” te Tites ne Prishtine, qe ka leshuar rrenje edhe ne Tirane! Amen!…
DRENICA E KUQE
O Kadri edhe une do te bie dakord per themelimin e UDBKdhe do te propozoja ti per kryetare se ke pervoje te gjate me UDB.Anetaresi ke te bollshme dhe lirisht munde te fitojshe zgjedhjet e ardhshme dhe me LDK te beni qeverine.Shtypi kosovar ne radhe te pare Bota Sote,Expressi,Koha i keni ne anen tuaj ,sukses kadro…
Mos harroni te futni ne liste edhe gospodin S. Beroshoviçin dhe Lulin e vocërr.
Jo Lulin e dona pa tjeter kryetar nderi te organizates te UDBK. A s’ka kene ai bashke me vajzen e Sali Berishes qe mblodhen fakte per krimet e UCK-se?
Keto i kemi per rinine e udbse,
Sali Bytyci ka shume te drejte ! Ne kosove numurohen mbi 80 mije UDB-ashe qe kane
punuar per Serbine e Milloshevicit , kunder interesave te Kosoves e popullit kosovar e
kombit shqiptar …..! 80 mije spiune antishqiptar e antikosovar jane nje armate e vertete
teper e rezikeshme per fatet e Kosoves ne menyre te vecante !
Para 3 ditesh lexova nje lajm qe me brengosi jashtzakonisht : Tregetia e Kosoves me
Serbine mbi 16 perqind, ndersa tregetia Kosoves me Shqiperine vetem 6 perqind ?!
Ky fakt me befasi jashtmase dhe ne cast m’u kujtua ajo qe i tha Milloshevici nje desh-
mitari kosovar ne gjyqin e Hages . Deshmitari kosovar eshte i njohur nga te gjithe shqip-
taret andej e ketej kufirit . Milloshevici perpara kamarave i tha deshmitarit kosovar : ” JU
kur vinit ne Beograd nuk me shtronit problemet e Kosoves por shkonit ne kabaret ,diskot,
dhe pinit wiski ne kepucet e prostitutave beogradase” ! Ahere askush nuk e besoi , as une
qe po shkruaj keto rreshta , por Kosovaret duhet te nxjerrin konkluzione nga kjo deklarate
denigruese e Milloshevicit ndaj lidereve kosovare ..?
Nje shembull : populli amerikan dikur per te mbeshtetur shtetin amerikan dhe firmat ameri-
kane qe ishin ne veshtiresi ekonomike blenin vetem makina e prodhime industriale ameri-
kane megjithese mund te ishin nje cilesie me te dobet se sa makinat, ta zeme, japoneze apo
gjermane…! Ky eshte patriotizmi amerikan !!! Ndersa kosovaret deri dje u theren e u grine me
makinen e eger fashiste serbe , ndersa sot turren perseri te serbi dhe bejne tregeti e qejfe ne
Beograd !? Pika qe s’u bie !!!! Une nuk e njoh serbin e as grekun por e di c’kane punuar keto
dy fqinjet me shqiptaret, ndersa ju qe e keni ndier mbi kurrizin tuaj nuk iu lejohet ne asnje me-
nyre koketeria me ata qe ju kane vrare, prere e perdhunuar ! Turpi botes !!!
Zoterinj lider kosovare vraponi si marathonomaku kush mund te mbrrije me pare ne
”Sofren Serbe” qe pasardhesit e Milloshevicit e kane shtruar plot me delikatesa per
Ju , nuk mungon as ”Wiski ” ……!!!!
Gazetat kosovare qe permenden me larte e sidomos Bota Sote gjiuthmon i ka mbrojte interesat serbe ne Kosove .Gjithe kohen edhe gjate luftes ka shkruar kundra luftetareve te liries, kundra SHIKut por kurre kundra UDB dhe nuk ka denoco ndonje UDBash.Bota Sote,Express ,Koha, Zeri, toponimet e Kosoves i shkruajne ne variantin serbe edhe pse ne Maps googel eshte edhe varianti shqip.Kosova ka pasur 80,000 udbashe por nese ua shtone edhe familjet dhe te afermit e tyre…UDBashet ne Kosove jo qe nuk denoncohen denohen por e kunderta favorizohen,mbrohen dhe respektohen me shume se herojte e rene ne luften e fundit.Lexoni gazetat e lartepermendura sidomos B S dhe vleresoni vete.
Mitin e sigurimit dhe udb ne Kosove e futen brigadat partizane te Enver Hoxhes.Me vjen keq qe Kosovaret trima,qe jane sakrifikuar perjete per shqyptari rrine e merren me UDBA dhe sigurimin,qe te dyja te krijuara nga serbet ne Labinot te Elbasanit.Nje vegje u duhej serbeve per ta bere corbe Kosoven dhe kete vegje e gjeten ne Shqiperi.Mos u mernni me UDBA dhe sigurim,por vini kufirin tek thana shqiptareve te Shqiperise se ketyre nje fershellime tu bej Bullatovici e derdhin naften lume per Serbine.E keqja Kosoves i vjen nga Shqiperia.
E cuditshme!! Paska edhe te tille si ky komentues me siper ,Isi.Zgjohuni o shqiptare,zgjohuni! Paska akoma te tille maskarenj midis nesh. E cuditshme!!
Ky ”isi” qenka nje vemje nje qelizore,amebe ! Pleh !
unë e njohë nga fëminia kët Sali Bytyqin, ky se pari eshtë dasht me emertu veten, dy vëllezrit si dhe mikun nga ratkoci te cillt ne vitet 1981 deklaruan ne media se jan per titon Jugosllavizmat etj, kurse tani ky far salihu na gjen armiq tjeter kund qe te humb gjurmt e veta. Pra ky dhe Qosrexhepi duhet te jen arkatart e shoqates se UDBes serbe sepse jan mu aty ne zemren e rashkes me mendje dhe ndjenja. Mjerisht qe lexuesit nuk po e njohin ket hiq prei hiqi dhe shpresoin kot ne ket majmun njeriu. Udba eshte ne kokat e uqks ne krret e tegjitha partive kosovare, pra duhet te burgosen tegjith kosovaret qe te pastrohet ai vend nga qelbësirat per ndryshe kot se koti llomotisni.