Të kthehen në qytet

redaktor

Me shumë kënaqësi e pres këtë fund vere, kur në rrugët e Tiranës mund të blej fiq, të bardhë, të kuq , të zi, të murrmë, të rreshkur, të vegjël, të mëdhenj, të… Kam edhe miq disa nga ruralet që shesin aty në një qoshe të pallatit. E di nga ç’fshat janë, e di se nuk kanë afër ndonjë fabrikë çimento, e di se nuk i spërkat me helme, e di që i ka të freskët, sapo i ka këputur me vesën e mëngjesit. E di që me të ardhurat që ai merr mbyll disa vrima në ekonominë e familjes së tij, pra unë konsumatori dhe ai prodhuesi, win-win i thonë ekonomistët. Prodhuesi ikën i kënaqur në shtëpi. Mendon të mbjellë një fik tjetër, atë që pëlqejnë më shumë konsumatorët, që edhe fëmijët ta shijojnë pasurinë që i ka fal natyra dhe puna e prindërve. Dhe kjo është më mirë se të dal tek “Omonia” se mund ta marrë dikush për të mbajtur thasë çimentoje për të përgatitur betonin për ndonjë pallat. Po qyteti? Qyteti bëhet më i bukur, merr pak nga ekzotizmi i frutit, bëhet më i gjallë, më vital.

Tjetër. Unë nuk dua të shkoj në supermerkat të blej fiq. Nuk dua në përgjithësi të shkoj në supermerkat. Nuk dua të flas me etiketa dhe me frigoriferët e supermarketit. Më mjaftojnë marketet e lagjes.

Si t’ia bëjmë?. Erioni na e hoqi kaçilet e fiqve! Nuk janë vetëm fiqtë, mund të thotë dikush. Po, vinë shegët, hurmat, portokallet, rrushi tajg, larmi ngjyrash, larmi varietetesh e llojesh që duhen ruajtur me domosdo, e që nuk i ruan as Bashkia, as supermerkata. I ruajnë ata “katundarët” .

Zgjidhja: Katundarët të kthehen në qytet. Natyrisht, jo si deri më tani, kudo në çdo copë trotuari. Thjesht në vende të paracaktuara, që mund të jenë dhe në trotuar. Mund të gjendet një peisazhist trotuaresh. Dhe çdo shitës të paguaj vendin tek Bashkia. Numri i atyre që do mbledhin taksat përsëri është më i vogël se sa janë zyra përmbarimi në Tiranë. Natyrisht nuk ka kuptim që t’i kërkojmë faturë me kas dhe shitësit të kaciles me fiq.

Kështu, të gjithë do jenë të kënaqur, me përjashtim të supermerkatave.

Share This Article
1 Comment
  • Zgjidhje :
    e gjithe fshataresia kooperativiste te kthehet ne origjine
    ne menyre te vecante ata te reformes agrare ….si shoku Lavdosh 😛

    peisazhist trotuaresh ???????
    ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahhahahhahahhahahhahhahah
    zot na ruaj mendt e kokes .
    kush eshte ky qe shkruan mor aman ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *