Të kthjellohet periudha e luftës

redaktor

Më vjen mirë që dalëngadalë, mendjet po kthjellohen e periudha e ndritur e Luftës Nacional-Çlirimtare po shkon në piedestalin e vet. Një shkrim i mrekullueshëm ai i z.Viktor Malaj! Të rinjtë duhet të lexojnë më shumë për atë periudhë. Të mësojnë se vetëm Lufta Nacional-Çlirimtare kundër pushtuesve nazi-fashistë e bashkëpunëtorëve të tyre, solli lirinë e vërtetë. Regjimi i vendosur pas luftës, pati edhe gabimet e tij, por kurrë nuk ishte kaq zi sa e tregojnë ish-pjella e atyre që bashkëpunuan me pushtuesin, dhe ata që i shërbyen e i shërbejnë të huajve. Ata që të hanë bukën e të përmbysin kupën janë 100 herë më të poshtër se ata që bëjnë edhe gabime në punën e tyre…. E këta sharlatanë si puna e Sali Berishës urdhëruan shkatërrimin e të gjitha vlerave historike të Shqipërisë. Mos harroni se këto 24 vjet patriotët e ndershëm, të cilët populli i di e i ka vlerësuar me kohë, ky sharlatan bukëshkalë me emrin Sali Berishë i poshtëroi dhe ngriti në piedestal tradhtarët e kriminelët e kombit tonë. Për veprat e ndërtuara e zhvillimin e Shqipërisë është folur e stërfolur, e historia e gjeografia duhet t’i thonë me të madhe, siç duhet të thonë se këto vepra i shkatërroi një regjim i poshtër salinian, i përkrahur nga aventurierë e interesaxhinj. Mediokrit, llogaritarët e thjeshtë në kooperativa apo ndërmarrje, që nuk i kapte njeri prej bishti, u bënë ministra dhe e çuan vendin në derexhenë e fundit.

 

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *