Të kundërtat nuk tërhiqen dhe sekreti për një jetë të lumtur në çift është të jemi të ngjashëm, pra të kemi personalitete që afrojnë me njëri-tjetrin. Përfundimi vjen nga një studim 5-vjeçar i kryer me 5 mijë çifte. Studimi i publikuar në revistën “Personality and Individual Differences”, del në konkluzionin se çarjet e çiftit nisin brenda pesëvjeçarit të parë, nëse partnerët kanë personalitete që ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri.