Letër e nënshkruar
Denis Hasani
E nderuara gazeta “Dita”. Përmes lajmeve mësuam se për të emëruar 600 inspektorë policie, Ministria e Brendshme pati organizuar konkurs për efektivat e policisë, ku patën marrë pjesë 1600 vetë. Bëhet e ditur se nga 1600 konkuruesit, vetëm 1% e kanë fituar testin e kontrollit të njohurive profesionale, 16 veta. Skandal. Kjo tregon se niveli teoriko-profesional dhe intelektual i kuadrove të policisë është në pikë të hallit, pavarësisht se një pjesë e tyre dërmuese janë edhe me arsim të lartë. Por ajo që të tërheq edhe më shumë vemendien është njoftimi që është dhënë se ky test do të përsëritet po nga këta konkurues, por me një kusht: Do të thjeshtohet testi (!). Gjë që do të thotë se niveli i policisë sonë do të jetë ky që është? Në këtë rast, testi nuk ka pse lehtësohet, por ata që kanë konkuruar të përjashtohen nga konkurimi dhe nga policia dhe të bëhet thirrje që të konkurojnë persona të tjerë. Vetëm kështu Policia mund të ngrihet në nivelin e detyrave të saj, duke marrë njerëz të aftë.
