Studiues, poetë dhe gazetarë të pasionuar pas leximit të mërkurën në studion e emisionit ‘Opinion’, u shprehen se të lexuarit e një libri po shuhet, pak nga pak, sidomos edhe për shkak të ndikimit të teknologjisë, internetit, por edhe rrethanave të tjera që lidhen me nivelin e arsimit dhe gjendjen ekonomike.
Sipas një sondazhi të DataCentrum, shqiptarët kanë lexuar për kënaqësi 31% e popullsisë së përgjithshme, ndërsa koha mesatare e atyre që lexojnë është 4,8 orë në javë.
Kurse për çështje profesionale lexojnë vetëm 9% e popullatës së përgjithshme dhe shpenzojnë për lexim rreth 0,4 orë në javë.
Librat e lexuar në muajin e fundit
52% e të pyeturve nuk kanë lexuar asnjë libër në muajin e fundit. Ndërsa 34% janë shprehur se kanë lexuar vetëm një libër në muajin e fundit dhe 9% 2 libra. Ndërsa 5%, janë shprehur se kanë lexuar mbi tre libra gjatë muajit të fundit.
Librat fizikë dhe librat dixhitalë
Gjatë 12 muajve të fundit, grupmosha 18-24 vjeç, rreth 48% e kësaj grupmoshe është shprehur se ka lexuar libra fizikë dhe vetëm 5% dixhitalë. Ndërsa, grupmosha 25-34 vjeç, është shprehur se 30% ka lexuar libra fizikë dhe vetëm 2% dixhitalë.
v.l/ Dita

Duhet te jesh gomar te lexosh libra me barkun bosh.
Ne kete kohe libri nuk te sjell asgja vecse te terbon qe nuk kombonin me boshatisjen e barkut.E kuptoni e pse bani e harroni.Subvecionoi shteti per furnizimin e nexenesve me libra te domosdoshme per tu shkollu.Garantoni pune njerezve qe mbasi te ngopin barkun te kujtohen vete.More si nuk lexojme ndonji liber,pale cfare thote.