Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
Ajo që “shpëton” këtë vend, apo që e dreqos e thënë më saktë, është se jemi prezantuar brenda dhe në botë jo vetëm si vend mysliman, por dhe si bazë ku terroristët myslimanë të huaj apo vendas, përgatiten dhe ndihen të patrazuar. Dhe kjo filloi, kur Saliu pa ngrohur mirë by… në karrigen e pushtetit “demokratik”, duke mos pyetur asnjë i hipi avionit dhe ja mbathi drejt rërës së shkretëtirës, ia bashkëngjiti këtë vend vendeve fondamentaliste islamike. Dhe Saliu, për më tej, u hapi dyert duke i bërë dhe nënshtetas shqiptarë terroristët islamikë që kishin dhe bazat e tyre këtu, bashkë me xhamitë e panumërta gjithandej ku bënin dhe propagandën e tyre kriminale. Dhe tani, në kohën e masakrës së Parisit, ky plakush diabolik i errësirës së terrorit mesjetar rri në cepin e vet, të paguar mirë nga shteti dhe atyre që i ka shërbyer dhe fare i patrazuar, duke skërmitur dhëmbët dhe dredhur tespijet, në pritje të ndonjë bombe tjetër kundër qytetërimit perëndimor. E ndjen veten të forte dhe pret që ta lusë ndonjë ambasador, që djajtë e vetë t’i mbajë të kontrolluar. Dhe kështu duket se po ndodh.
Thano, duke pasur gjithmonë respekt për inteligjencën dhe integritetin tuaj, ju them që duhet të rrimë të “qetë”, pasi i kemi brenda ata që sulmojnë zhvillimin perëndimor. Ky kryeministri ynë i ka duart dhe këmbët të zëna nga celulat e Saliut, të futura në mënyrë malinje deri në genin e këtij kombi.
