Lea Ypi, një prej personazheve më të përfolur muajt e fundit me librin e saj “Të lirë” ka rrëmbyer çmimin “Lumo Skendo” si libri më i mirë për vitin 2021.
Ky çmim iu akordua për vlerat e shquara në trajtesën origjinale, artistike e filozofike të konceptit të lirisë në periudhën e komunizmit dhe tranzicionit demokratik në Shqipëri, nëpërmjet kujtimeve të fëmijërisë dhe adoleshencës, dhënë me vërtetësi, sinqeritet, ndjeshmëri, humor, meditim politik e filozofik bashkëkohor.
Çmimi iu dorëzua nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila ishte e pranishme në ceremoninë e dhënies së çmimit.
Në këtë libër autorja Lea Ypi sjell kujtimet e fëmijërisë dhe adoleshencës, të cilat janë vlerësuar se përcjellin vërtetësi, sinqeritet, ndjeshmëri, humor dhe meditim politik.
Në garën për çmimin “Lumo Skëndo” ishin dhe autorë si Fatos Lubonja me librin e tij të fundit “Jetë burgu”, Rubens Shima me “Posteri shqiptar”, Fatmir Toçi me “Arbëreshët” dhe Kujtim Shala me “Zbulimi i Zef Pllumit”.
Juria përbëhej nga Uran Butka, Drejtor i Institutit të Studimeve “Lumo Skëndo”; Piro Misha, Drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë; Dhurata Shehri, zv/dekane e Fakultetit të Gjuhës dhe Letërsisë, Belina Budini, Dekane e Fakultetit të Shkencave Humane, UET dhe Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar.
Të pranishëm në ceremoni ishin një sërë figurash të shquara nga fusha e letërsisë shqipe si dhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
“Të lirë” e Lea Ypit u përzgjodh edhe për çmimin prestigjioz Baillie Gifford për letërsinë jo-fiction.
Mediat si ‘The Guardian’, ‘The Times’ dhe ‘Financial Times’ kanë botuar recensione mbi librin e Ypi-t. ‘Të lirë’ u promovua për herë të parë nëntorin e kaluar në Tiranë, pikërisht në vilën e ish-udhëheqësit shqiptar Enver Hoxha, në një nga sallat e pritjes, të cilën Lea do ta cilësonte si kurorëzimin e një ëndrre.
l.b./ dita

Autore perfekte per nje cmim me nje emer Kuislingu nazist!
Per tw qeshur… nje “filozofe ” e majte fiton çmimin e se djathtes
Nukja kam iden nivelin stilin e te shkruarit te Shkrimtares dhe kjo ben te veshtire te japesh nji vleresim mbi ate vet poredhe Librin .
Kam pare diku ne Tv per kurjozitet se me cfar personi kam te bej ,formimin e saj etj me ka pelqyer thjeshte si njeri grida e saj per te arritur ate cfar do ne jete poredhe pasioni saj per Literaturen e Shkencat Filozofike .
Tema Liria (qe e tregon pak edhe ne intervisten e saj ne TV qe ndoqa ) me duket mua (nuk mundet te flase per te tjeret ) nji teme e sterkaluar e vjeteruar nderkohe qe interesi per te shkuaren komuniste eshte ber nji Teme Bajate ,sepse eshte konsumuar aq shume ,nga vet populli por edhe Politika ne kto 30 -.vjet .
Megjithate ,,, nji Roman e nji Shkrimtare vleresohet nga dhume kenveshtrime ,qe perpbejn vet Romanin dhe kte vleresin e ben lexuesi i mire ai /ajo qe njej cdo te thote Krijimtari stil etj etj .
Natyrishte qe Shkrimtares dikur e vogel pionere ne ate periudhe te sistemit Komuniste ,edhe nga vet pozivioni i Familjes ne shoqeri (then me mire Statusi Politike ) ndikimi i familjareve mbi Politikat Komuniste kan len gjurme te thella ne formim e siper ne adoleshencen e saj dhe krijuar ate ngerc brenda gjoksit e cila deshironte nji dite ta shfrynre jashte tij dhe tregonte e jepte nji qasje te sajen mbi Lirine e munguar te atij sistemi .
(Ne te tilla raste ,mendoj do ishte e rruges dhe perbente sens ,qe nji faqe e librit njis Passage i Fabules te jepej ktu ,per t’na dhene nji mundesi me te madhe te kishim nji ide te shkrimit e pastaj nji die me te qarte ,mbas se cilit mundet te beje edhe nji vleresim te Librit e Shkrimtares )
Sidoqofte , personalishte e gjej dicka shume Pozitive kte arritje jovetem per Shkrimtaren Shqiptare por edhe vet Literaturen Shqiptare rene ne agoni te plote .