Te lokali i kryetarit!

redaktor

Dërguar me SMS

në numrin e redaksisë

 

E nderuara Dita, jam një qytetar nga Fieri, naftëtar veteran dhe lexues i juaj i rregullt. Problemi nuk është vetëm për mua, por edhe për komunitetin e lagjes “29 Nëntori”. Midis dy pallateve të Naftës në këtë lagje ishte një truall publik i programuar për lulishte, që në vitet e rrëmujës u grabit nga kryetari aktual i lagjes, zoti Agim Qelibashi ku ndërtoi një lokal, në kohë që pronarët e

vërtetë mbeten pa  pronë dhe pa mjete jetese. Ky lokal u kthye në mollë sherri. Dy herë na janë  thyer xhamat nga minat dhe lufta midis pronarëve të rinj. Rrugica që mbeti mbas ndërtimit u bë pronë e pijanecëve, drogaxhinjve dhe prostitucionit, një vend grumbullimi për plehra, fekale, inerte.

Sot për këtë rrugë ka filluar një projekt shumë i mirë i Bashkisë për rinovim rrënjësor. Fatkeqësisht punimet kanë ngelur, punëtorët kanë ikur, por punohet vetëm te lokali i kryetarit. Sot u befasova kur në vend të nxisë punimet që na kanë masakruar nga zhurma dhe pluhuri, i kishte dërguar punëtorë e mjete të rënda e po hedh plinta për një ndërtim shumëkatësh rreth 1m nga dritarja ime. Me respekt, Prof.As.Dr. Ing Vangjush Kokonozi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *