Të luftosh malarjen duke “vaksinuar” mushkonjat

anazapta

Të vaksinosh mushkonjat për të luftuar malarjen. Mund të duket si shaka, por në fakt është e mundur, duke sulmuar mushkonjat me një bakter, i cili është i aftë të bllokojë plasmodin, lëndën nëpërmjet të cilës transmetohet sëmundja.

Studimi është publikuar në revistën “Science” dhe është kryer në Institutin Kombëtar të Shëndetit në SHBA. Studimi hap perspektiva të reja në luftën kundër malarjes, sëmundja që u merr jetën 600 mijë personave në vit, pjesa më e madhe fëmijë. Ky kërkim shkencor mund të hapë një rrugë të re në parandalimin e sëmundjes vdekjeprurëse, që shfaqet në masë të vendet e varfra.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *