Fundjavën e kaluar, Fakulteti i Shkencave të Natyrës organizoi një ceremoni diplomimi për studentët që përfunduan tri vitet e para të shkollës së lartë. Mes tyre ishin edhe 22 të diplomuar shkëlqyer. Edhe pse gjithmonë e më shumë flitet për sisteme universitare me probleme, ka nga ata nxënës që dalin përtej parashikimeve dhe nuk ndikohen aspak nga metodologjia e mësimdhënies. Ata nuk janë si të tjerët!
Teksa dje ishte dita e parë e hapjes së auditorëve për shkollat e larta, autoritetet të ndryshme të shteti dhe jo vetëm, dhanë mesazhet e tyre për këtë ditë, ndërsa ne do t’ju sjellim një personazh që jep mesazhin e dijes dhe sakrificës. Mes 22 të diplomuarve shkëlqyer është edhe ajo. Në atë mbrëmje, emri i saj u thirr më zë të lartë në sheshin nga brenda fakultetit. Rezultati mësimor që arriti u përshëndet edhe nga Ministrja aktuale e Arsimit. Jezuina Koroveshi, është vetëm 21 vjeç dhe në jetën e saj shkollore ka dominuar vetëm nota dhjetë. Lumturia i duket prej së largu për këtë moment të jetës së saj. Dija është arma e saj më e fortë. Tri vite studim për shkenca kompjuterike e kanë rritur jo vetëm nga ana profesionale. Sot, ajo është personazh i “Ditës” për të na rrëfyer sekretin se si ka marrë në shkollë vetëm notën dhjetë me yll.
Jezuina, ju sapo u diplomuat dhe emri juaj ishte tek ata me rezultate të shkëlqyera, keni qenë vazhdimisht nxënëse shumë e mirë?
Kam qenë gjithmonë njëlloj, që nga klasa e parë dhe deri tani. Kam qenë fëmijë me vullnet dhe jam përpjekur gjithmonë që të kem rezultate shumë të mira.
Për çfarë studiuat?
Përfundova studimet Bachelor në Informatike, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Pse zgjodhët këtë degë?
Zgjodha Informatikën, sepse mendova që këtu do ta gjëja më shumë vetveten. Pjesërisht nga kurioziteti për të ditur çfarë ka prapa atij ekranit të vogël të kompjuterit, dhe më shumë falë pasionit tim për matematiken, kuptova që kjo ishte zgjedhja e duhur për mua.
Pas kësaj diplome, do vazhdoni të studioni?
Synimi im për të ardhmen është të përfundoj studimet master të cilat i filloj këtë vit dhe më vonë të mbroj edhe doktoraturën në fushën time të studimeve. Dëshiroj shumë të ushtroj profesionin tim, pasi kjo është edhe gjëja për të cilën jam duke u përpjekur dhe punuar.
Rezultate të tilla a kërkojnë orë të gjatë studimi për ju?
Nuk mund të them një numër të saktë, pasi gjithmonë varet nga periudha dhe nga ngarkesa e momentit. Ka periudha shumë të ngarkuara, si sezonet e provimeve, gjatë te cilave ka ditë kur qëndroj edhe 10 apo 12 orë duke studiuar. Ka edhe periudha më të qeta, ku mjaftohem me 4 apo 5 orë.
Në këto tre vite, duhet të keni patur momente të bukur dhe më pak të bukura apo jo?
Momenti më i vështirë ka qenë provimi i parë që do të jepja. Çdo gjë që kisha mësuar deri në atë moment, kishte qenë e re për mua. Çdo gjë e kisha nisur nga fillimi, dhe isha përpjekur shumë për të arritur deri aty. Ky provim do të ishte një testim për mua, jo vetëm i asaj lënde, por edhe i aftësive të mia. A isha unë e aftë mjaftueshëm për të vazhduar këtë rrugë që kisha nisur apo kisha bërë një zgjedhje të gabuar? Rezultati do të ishte një tregues i rëndësishëm. Dhe nuk më gënjeu. Më shtyu përpara duke më dhënë kurajo, për të arritur deri këtu ku jam sot.
Momenti më i bukur është pa dyshim momenti i diplomimit dhe marrja e diplomës nga vetë Ministrja e Arsimit. Kjo i dha një tjetër kuptim, një tjetër emocion asaj dite. Kam punuar shumë gjatë këtyre tre viteve dhe diplomimi është finalizimi me suksese i gjithë përpjekjeve të bëra. Një ceremoni aq e veçantë sa kjo, do të mbetet një kujtim i paharruar për mua. Do të jetë një motivim për të ecur gjithmonë më larg dhe për të kërkuar maksimumin.
Ku mendoni te punoni me degën që keni zgjedhur?
Jam e sigurt se mundësitë e punësimit janë të shumta. Deri tani kam pasur disa oferta për internship dhe punësim, në disa kompani zhvillimi softuare apo edhe kompani të telekomunikacioni. Nuk mendoj se do ta kem të vështirë.
Çfarë vështirësish keni patur në shkollë, për sa i përket mësimdhënies dhe bazës mësimore?
Fakulteti i Shkencave të Natyrës është më i miri në Shqipëri për sa i takon degës së Informatikës. Unë besoj se baza mësimore ekziston, por ndoshta jo në sasi të mjaftueshme për të përballuar numrin aktual të studentëve. Për sa i takon mësimdhënies, unë personalisht jam shumë e kënaqur. Të gjithë pedagoget me të cilët kam pasur të bëj janë përpjekur dhe kanë dhënë maksimumin e tyre.
Keni menduar të largohesh jashtë për të vazhduar studimet apo punuar?
Kam menduar se do të ishte një eksperiencë shumë e mirë për mua të studioja ose punoja jashtë, qoftë edhe për një farë kohe. Por për momentin nuk kam vendosur akoma diçka konkrete.
Jeta
Kam sfiduar veten, në një përpjekje për të arritur finishin, me kohën më të mirë
Jezuina, cili është qyteti juaj i lindjes?
Jam lindur në qytetin e Korçës, dhe kjo është një nga të shumtat gjëra që më bëjnë mua të ndihem krenare. Pavarësisht klimës së ashpër, Korça është një qytet i ngrohtë, mikpritës, me njerëz që rrezatojnë kulturë dhe dije. Është një qytet që di të të falë shumë dashuri, dhe ty nuk të mbetet gjë tjetër veçëse ta pranosh dhe t’i përgjigjesh në të njëjtën mënyrë. Jo vetëm ne korçarët, por edhe kushdo tjetër, nuk e ka të vështirë ta kuptojë këtë gjë.
Në këtë qyet linda, këtu kalova fëmijërinë, shkova në shkollë për herë të parë, deri sa erdhi momenti kur për arsye studimesh, m’u desh të largohesha në Tiranë. Familja ime, njerëzit e mi të dashur, jetojnë akoma këtu. Ata kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë një mbështetja dhe inkurajim për mua. Pranë kësaj familje jetë mrekullueshme, unë u rrita si njeri dhe si karakter.
Motoja ime:”Arma më e fortë është dija”, është një motivim konstant për mua, që më shtyn të kërkoj më shumë nga vetja dhe ta pasqyroj këtë gjë, në punën time. Gjithmonë kam qenë një fëmijë këmbëngulës, me vullnet, e gatshme për t’i çuar gjerat deri në fund. Shkolla ka qenë dhe vazhdon të jetë parësorë për mua. Librat më kanë shoqëruar në çdo moment. Jam shumë krenare për veten, për atë çka kam mundur të arrij falë punës time dhe këmbënguljes. Por e ndjej që kjo asnjëherë nuk është mjaftueshëm, kam akoma shumë rrugë për të bërë. Sa më shumë mësoj, aq më shumë e kuptoj që nuk di, dhe kjo, mua, më shtyn të ec përpara.
Pas kësaj periudhe vijmë të dita e diplomimit…
Diplomimi ishte finalizimi i një periudhe tre vjeçare përpjekjesh dhe punë të pandërprerë nga ana ime. Këto tri vite nuk kane qenë aspak të lehta, përkundrazi, kanë qenë një sfidë. Kam sfiduar veten,në një përpjekje për të arritur finishin, me kohën më të mirë. Ishte një pasqyrë e punës së këtyre viteve, ku me krenari pashë veten dhe pasqyrimi më bëri të kuptoj se përpjekjet gjithmonë shpërblehen. Por, përveçse një finish, kjo ditë ishte edhe një fillim i ri për mua. Tani do të filloj studimet master, dhe kjo do të jetë sfida e radhës.
Si arritët në finish me kohën më të mirë?
Fillimi ishte i vështirë, dhe rruga ishte e gjatë. Kam patur momente të vështira në fillim. Duhet të mësohesha me jetën në Tiranë, me universitetin, madje duhet të mësoja edhe linjat e urbanit. Por janë shumë të rëndësishme përpjekjet e para. Është si një trampolinë, ku nëse kërcimi është i mirë, atëherë kepe për t’u ngjitur shumë lart. Nuk është e lehtë. Kam qëndruar shumë kohë mbi libra, kam lexuar shumë, kam punuar shumë. Ka patur edhe raste kur nuk kam ditur ç’të bej, por me pak intuite dhe shumë përpjekje, e kam gjetur rrugën. E rëndësishme është te mos dorëzohesh që në pengesën e parë.

Jezuina .. ose Ina ( sic e therasin ne ambientet familjare) eshte vajze shembellore , sistematike dhe e kompletuar..Ka punuar gjithmone shume dhe ariti ku donte… Shkelqeu kudo..Nje bravo te madhe per Jezuinen.. Suksese ne arritjen e objektivave dhe shume fat ne jete..Me te drejte krenohet familja dhe shoqeria me te…Per keta njerez ka nevoje ky vend…
Respekt per kete vajze me pasion dhe te perkushtuar ne studime .
Ina njeriu asnjehere nuk ka qellime te fundme, vazhdo ne rrugen e bukur te dijes.
me te drejte Lefteri dhe Kozeta duhet te ndjehen krenare per ty.
Eledi
I uroj vetem suksese!
Bravo ! Paska pasur vullnet te hekurt dhe talent ne mesime, se Informatika eshte dege e rende
Urime dhe suksese me tutje !
U lutem disa komentuesve te mos hapen me tresh. Se cfare niveli ka arsimi i larte ne shqiperi kjo dihet.Ne te tilla kushte nuk kuptohet qarte ku mbaron rastesia e ku fillon aftesia.Eshte e qarte se pa vullnet nuk arrihet asgje por arsimi larte duhet tu krijoje kushte te gjitheve per rezultate te larta dhe jo t’ia lere ne dore rastit dhe ta trumbetoje se dikur dikush paska patur rrezultate maksimale.Edhe mund te ndodhe po me shume probabilitet pati evolucioni te ndodhe se te merren rrezultate maksimale ne arsimin Shqiptar.Edhe ne rastet kur ndodh me shume gjase ose eshte ndonje femije mesuesi i shkencave ekzakte ose rastesia favorizon njeriun e pergatitur.Megjithate edhe nese pergatitja ka nje nivel domethenes kjo ngelet e pavertetuar.Me kete sistem arsimor mjafton te kesh nje memorje te mire dhe logjiken mund ta lesh ne hije.Pavaresisht mendimit tim personal, personit ne fjale i uroj susksese dhe i kujtoj qe finishi nuk eshte rezultati pozitiv ne shkolle por arritja e te menduarit ne menyre individuale dhe unikale ne sfidat profesionale.
Tema. ! E lexova me vemendje komentin tuaj ,dhe qe ne fillim po ju them se me erdhi vertet keq . Pamvaresisht kush eshte Jezuina (ne te gjithe e mesuam nga kjo interviste)ju nuk kini te drejte te gjykoni ate si person .Ajo eshte nje vajze exelente dhe vetem 21vjece .Kjo vajze eshte nje shembull per kedo dhe ne duhet te jemi krenare per keta nxenes .Ajo I ka patur notat 10 qe ne klasen e pare fillore dhe ne vazhdim ne 8vjecare ,gjimnaz dhe se fundi edhe ne Fakulteti I Shkencave Te Natyres ,qe eshte Shteteror dhe qe renditet ne vendin e pare ne shkollat e larta te Shqiperise ,keshtu qe pargatitja e saj nuk duhet vene ne dyshim aqe me teper nga persona qe nuk e njohin nga afer .Tek kjo vajze shoh shume cilesi qe cdo njeri prej nesh do te desheronte per femijet e tij :mencurine ,zgjuarsine, vullnetin ,kembenguljen dhe mbi te gjitha qartesine per qellimin qe I ka vene vehtes,e vetedijshme per veshtiresite qe ka kaluar dhe ato qe e presim .Jam e sigurt qe prinderit nuk kane qene bisnesmene qe ti krijonin mundesi te studionte jashte shtetit por ndoshta Ministria e Arsimit duhet te mendoje dhe ti ndihmoje Studentet Exelente ,qe jane krenaria e se ardhmes. Bravo per kete vajze nga Korca ,per familjen e Saj .Bravo per te gjithe ata mesuese dhe Pedagoge qe kane pasur kete studente dhe I uroj suksese edhe ne te ardhmen.
Shyqyr qe lexoj ne gazete edhe element pozitiv e njerez qe perpiqen te arrijne rezultate te mira pamvarsisht kushteve. Keta jane shembuj frymezues qe te mbushin me shprese. Faleminderit gazeta DITA, faleminderit gazetare qe gjurmone keta personazh. Ju pershendes!
Pavaresisht nga niveli i ARSIMIT tek ne ,une e falenderoj kete vajze SHEMBULLORE ,qe padyshim ka lene dicka mangut nga jeta e saj rinore ,por ka arritur ate se eshte bere e DENJE per vehten ,per familjen DHE per SHOQERINE ,NESER .
I uroj suksese ,por do te bente mire qe te maste FORCAT ne nje KOLEGJ jashte vendit .si per te miren e saj ,por edhe per te pare se deri ku ka arritur .
Urime Jezuaina, te dalesh me nota maksimale seshte aspak e thjeshte, sidomos ne Shqiperi ku dhjeten e merr vetem Profesori. Uroj te te plotesohen te gjitha deshirat qe ke thurur per te ardhmen, e me kete talent qe ke ti, te sugjeroj te shikosh ndonje mundesi per te studiuar jashte se akoma ska mberritur meritokracia tek ne…Bravo te qofte ty e prinderve te tu qe duhet te ndihen teper krenare 🙂
Urime edhe Enteles per kete artikull shume inkurajues, si edhe per mbeshtetjen e pakufizuar qe iu ofron te gjithe nxenesve qe perfaqesojne denjesisht Shqiperine, ne nje kohe kur askush tjeter nuk kujtohet per to.
Respekte për këto talente dhe suksese të mëtejshme Jezuinës!
Se pari i uroj suksese kesaj vajze korcare do te thesha dhe si korcar qe jam i uroj me te mirat ,ne jete , pasi praktika profesionale do ta dalloje ate me shume se shoqet. Por jam dakord me nje parafoles ‘Tema’, me nje lule nuk vjen behari.
Jemi nje komb ku mbi 50% te studenteve jane kualifikuar ‘analfabete funksionale’ dhe kjo per ne eshte nje fatkeqesi kombetare, qe pa tjeter i ve si detyre ministres se aresimit te beje nje ‘revolucion ‘ne shkolla dhe universitete per te emeruar me te aftet si pedagoge.
Ju jap nje shembull dhe mos m’u merzitni qe po e zgjat. Nipi im Mario dhe ky nga Korca e mbaroi universitetin per Inforamatike ne Greqi ne 2 vjet nga 4 vjet qe ishte dhe kur mori diplomen (pas dy viteve) vura re se nuk ishte nder me te miret si mesatare, (nderkohe une mburesha kudo per te), por i 5-6 diku . Nderkohe nipi im kishte 2 vjet qe punonte ne nje kompani te madhe informatike dhe ishte konkurent me te tjeret qe kishin vite pune .
Ai qe ishte i pari dhe shume te tjere syresh e mbaruan shkollen pas 4 vjeteve, dhe mbase dhe sot e kesaj dite nuk kane gjetur nje vend pune, sepse mesonin do te thesha permendesh dhe jo me llogjiken qe kerkon ky profesion.
GURE GURE BEHET MUR PER ATA SKEPTIKE QE ME NJE LULE NUK JU VJEN PRANVERA
Por ne shqiperi zor se mund te dalesh pa lage. Se di por jo idealistet kerkojme idealen tek te tjeret kur vete se trazojne menderen e vetmja gje qe bejne eshte te kundershtojne gjithcka.
Per fakultetin e Shkencave te Natyres mendoj se kush ka dashur te behet dikush ja ka arritur , te tjeret e dine vete ..
Skender Gjinushi kaqene nje nga studentet me te shkelqyer te universitetit te Tiranes ne vitet 60,po keshtu edhe Rexhep Mejdani,Paskal Milo,Maqo Lakrori,ErmelindaMeksi,Gramoz Pashko dhe disa dhjetra talente qe dhane kontribut edhe ne qeverisje,Vendi ka gjithmone nevoje per kontributin e te mencurve dhe jo te hidhen tej se qenkan te vjeter dhe te vene ne qeverisje disa pesanjake qe sdihet si e kane marre shkollen pa pervoje,me meriten se jane nga 20 vjec.Populli thote:Vrit qen,e rrit kelyshe!
Lum endri qe te ka!