Një banor nga qyteti i Pogradecit i është bashkuar pasditen e sotme dëgjesës që kryeministri Rama ka zhvilluar me qytetarët e Korçës. Teksa tregoi problemin e tij me të cilët përballet prej disa vitesh, ai është përgjunjur dy herë përpara kryeministrit duke i kërkuar ndihmë.
I riu nga Pogradeci tha se vuan nga veshkat, dhe disa vite më parë i është dashur të shesë shtëpinë, në mënyrë që të bënte transplantin e veshkës në Greqi. Një veshkë që ia dhuroi babai. Por me sa duket fati nuk ishte në anën e tij, pasi pa u bërë ende viti, veshka u dëmtua, dhe atij iu desh të bëjë një transplant të dytë.
Ndonëse me ilaçe të vazhduara, pogradecari thotë se jeta e tij është e lidhur ngushtësisht me ujin dhe ushqimet që konsumon. Ai thotë se nëse një bakter i rrezikshëm do të hynte në organizmin e tij, do t’i rrezikohej seriozisht jeta.
Edhe pse thotë se ky është një problem që i takon bashkisë, qytetari nga Pogradeci i bën apel kryeministrit Rama që të mundësohet garantimi i ujit të pijshëm cilësor, në qytetin ku ai banon.

QORAPET!!!!!!!!!!!
Bli uje me shishe. P na e beni Edvin Palluqen si me qene i Madhi Zot. Popull budalla.
Zhit po thu or taj,….QORAPET !!!!!…???????????????