TE LUTEM ZOTI IM I MADH

redaktor

Lutje në heshtje e Doktor Berishës)

Nga Ismail Xhaferri

Të lutem zoti im i madh

Afroma barkën e shpëtimit

Mos lejo dhënien e statusit

Tani në kohën e Edvinit

 

Të lutem zoti im i madh

Shtyja “Evropën” Shqipërisë

Dhe prit sa të rikthehem unë

Sërish në ballë të qeverisë

 

Të lutem zoti im i madh

Të futem unë në histori

Ndaj lërmë sa ta heq Edvinin

Dhe Luli Bashën krejt ta fshij

 

Të lutem zot se s’duroj dot

Të mburret ky Edvin legeni

Po ti e di o zot i madh

Që asht bllokmen e bir bllokmeni

 

Të lutem zoti im i madh

Prit dhe ca kohë ta marr unë namin

Të kesh besim se nuk jam vetëm

Më vete kam dhe Kaç Islamin

 

Të lutem zoti im i madh

Që rri mbi qiell e mbi re

Largoje nga komisioner

Edhe njëfarë Shtefan Fyle

 

Të lutem zoti im i madh

Armiqtë e mi zëri me hu

Së fundi shumë në qafë më bie

Një tip me emrin Arvizu

 

Të lutem zoti im i madh

Se Arvizuja më prish punë

Përkrah sa mundet qeverinë

Dhe natë për natë më del në gjumë

 

Të lutem zoti im i madh

T’i thashë të gjitha ç’kam në bark

Ndaj merre dyshen Rama-Meta

Dhe syrgjynose sa më larg

 

Të lutem zoti im i madh

Mendimin tim po ta them copë

O firma ime përmbi status

O kurrë mos hyfshim në Evropë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *