Të majtët në KQZ, letër Nokës për votuesit e qarkut të Kukësit

anazapta
Denar Biba

Përfaqësuesit e së majtës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i kanë dërguar një letër të dytë ministrit të Brendshëm, Flamur Noka, përmes së cilës i kërkohet informacion mbi shpërndarjen e popullsisë.

Tre anëtarët e majtë të KQZ-së, Denar Biba, Jani Jani dhe Albana Shtylla i kërkojnë ministri Noka informacion në lidhje me lëvizjen e popullsisë në 4 komuna të qarkut të Kukësit, ku socialistët kërkojnë heqjen e një mandati, për shkak të zvogëlimit të numrit të banorëve.

Përmes  letrës, tre anëtarët e KQZ-së kërkojnë informacion të detajuar për emrat e votuesve, numrin e dokumenteve të identifikimit dhe atyre të pronësisë së banesave për të gjithë votuesit e zonave të Shishtavecit, Fierzës, Topojanit dhe Tropojës.

Kjo është hera e dytë që e majta i drejtohet me një kërkesë të tillë Ministrisë së Brendshme. Disa ditë më parë, kjo kërkesë u refuzua nga ministria me pretendimin se dhënia e një informacioni të tillë përbën shkelje të të dhënave personale.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *