Kancelarja gjermane, Angela Merkel po përgatitet që të formojë qeverinë e saj të katërt, pasi socialdemokratët opozitarë votuan në favor të një koalicioni tjetër të madh.
Votimi nga 460 000 anëtarët socialdemokratë i jep fund pritjes së gjatë për qeverinë e re në vendin me ekonominë më të fuqishme në Europë, më shumë se katër muaj zgjedhjeve të Bundestagut më 24 shtator.
Pas rezultatit katastrofik në zgjedhjet e Bundestagut në 24 shtator, me vetëm 20% të votave, socialdemokratët vendosën të shkojnë në opozitë për t’u rigjeneruar politikisht.
Por pas dështimit të negociatave për koalicion mes konservatorëve (CDU/CSU) dhe Të Gjelbërve e Liberalëve( FDP) u bënë të nevojshme bisedimet për një raund të ri të koalicionit me bazë të gjerë, CDU/CSU dhe SPD.
Vendimi i krerëve të partisë për të hyrë në bisedime për koalicion shkaktoi debate të mëdha brenda socialdemokratëve.
Udhëheqja e partisë mbështeste bashkimin në koalicion, ndërsa rinia radikale e partisë nuk e donte këtë koalicion.
Megjithatë pozitivisht u vlerësua këto ditë fakti, se asnjëherë më parë nuk ka pasur kaq demokraci gjalluese dhe debat konstruktiv brenda socialdemokratëve.
Angela Merkel qëndron në pushtet prej 12 vitesh tashmë.
a.s/dita
